Zakonet më të çuditshme në botë Cdo kulturë ka zakonet dhe - TopicsExpress



          

Zakonet më të çuditshme në botë Cdo kulturë ka zakonet dhe ritualet e saj. Ato gjëra që neve mund të na duken shumë të çuditshme, për anëtarët e një shoqërie tjetër janë diçka e zakonshme dhe shumë normale. Ja disa prej tyre: Hedhje fëmijësh në Indi Në qytetin e Sholapur ekziston një traditë shumë e rrezikshme: hedhje bebesh nga një lartësi prej 15 metrash. Fëmijët e vegjël hidhen nga ballkonet dhe banorët e zonës i presin poshtë me një peshqir. Thonë se kjo gjë sjell fat. Para në këmbët e nuses në Suedi Para se nusja të shkojë në altar, prindërit i vendosin nga një monedhë në këpucë. Babai një monedhë argjendi në këmbën e majtë, ndërsa nëna një monedhë floriri në këmbën e djathtë. Ky ritual thuhet se garanton që martesa mos të ketë vështirësi ekonomike. Sekuestrim nusesh në Gjermani Tradita kërkon që nusja të sekuestrohet para dasmës. Këtë gjë e bëjnë miqtë e saj dhe familjarët. Dhëndrri duhet të fillojë ta kërkojë për të treguar dashurinë që ndjen për të. Nuset e sotme zakonisht fshihen nëpër pub-e. Dita më e lumtur e jetës? Në Skoci, sidomos në zonat malore, vazhdon të ndiqet një traditë e vjetër: nuses i hidhet miell, vezë dhe pupla. Më pas, e “zukuruar” në këtë mënyrë ajo duhet të shëtisë në fshat ndërkohë që të afërmit përplasin bidona në mënyrë që të gjithë të dalin për ta parë.
Posted on: Tue, 20 Aug 2013 06:10:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015