Zgjedhjet në balotazh perfunduan, këto zgjedhje sjellen disa - TopicsExpress



          

Zgjedhjet në balotazh perfunduan, këto zgjedhje sjellen disa ndryshime. D.M.TH u deshmua se Kosova don ndryshime. Urime për të gjithë ata kandidatë që fituan, dhe i falenderoj të gjithë ata ish-kryetarë për punën e tyre. Lëvizja e Re Demokristiane kishte dhe ka synim ndryshimet – ndryshime pozitive. Edhe në Gjakovë ndodhen ndryshime, urime dhe suksese për znj Mimoza, ndërsa ish-kryetrin z.Pal Leken e falenderojmë për punën e tij në dy mandate. Me vemendje kam percjellur fushaten në Gjakovë pasi veq edhe isha pjesë e kesaj fushate; me shumë gjëra nuk jam pajtuar aspak gjatë kësaj fushate, por dy gjëra më kanë bërë shumë përshtypje dhe kanë treguar frymen e vet, apo dyftyrësinë e vet!! E para: Shumë njerëz në Gjakovë u nxituan, u treguan të pa pjekur, të pa matur, me fanatizem, me urrejtje dhe nivel të ulët, me një propagandë dhe gjuhë të keqe, ashtu edhe në rrjetin social facebook kishte komente, vlerësime dhe shkrime shumë të poshtra, shprehje banale dhe pa fie të kulturës, shpifje dhe gjuhë vulgare, aq të poshtra sa jam ndie shumë keq pse ka kësi njerëzish mbi tokë. Fanatizmi dhe urrejtja nuk janë frymë as traditë shqiptare, as demokristiane. Nuk i shërbyen aspak Palit as Gjakovës, por as të ardhmes tonë. Këta tipa njerëzish që përdoren gjuhen e fyrjeve, banaliteteve dhe fanatizmit, kanë nevojë për neopsiatri dhe terapi, kanë nevojë për ekzorcist dhe për ripërtrirje shpirtnore, kjo për faktin se kanë deshmuar se në shpirtin e tyre është pikerisht djalli i mallkuar, djalli që i nxitë kundër tjetrit në urrejtje dhe fanatizem. E dyta: Mjaft interesant mu duk kur mësuam se deputeti nga radhët e AAK-së (“gjakovalia”), doli që – gjatë numrimit të votave po shkëmben mesazhe përmes telefonave me kunderkandidaten znj Kusari-Lila. Ky shkembim i mesazheve doli që po bëhet para që të deklarohet zyrtarisht AAK-ja. Kjo ishte mjaft interesant, por edhe një hipokrizi e z Ardian Gjinit i cili, dy tri ditë më parë deklaroj publikisht duke etiketuar dhe fye znj Kusari si; “argat të Ruisisë, Serbisë Gadafit etje etj...”! D.M.TH një lojë e ndytë e tipit dyftyrësi. Jo për faktin se nuk duhet uruar kunderkandidatin, por urimi duhej te jetë zyrtarisht, e pra jo permes sms-ave me një kundërkandidat. Pra, kjo puna e sms-ave privat doli ne fushë. Kjo do të thotë se Kosova, e në këtë rast AAK-ja ka njerëz dy-fytyrësh, hipokrit dhe materialist si puna e Ardian Gjinit i cili e shet edhe …..!!
Posted on: Mon, 02 Dec 2013 13:49:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015