Zgjedhjet për Kosovën Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës - TopicsExpress



          

Zgjedhjet për Kosovën Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), vlerëson se data e sotme, kur Kosova po hyn në një proces të ri zgjedhor, duhet të shërbejë si një moment feste, që t’i jepet shanse demokracisë në vend. E kjo bëhet vetëm nëpërmjet një fushate të qetë, qytetëruese dhe demokratike. PSHDK-ja me këtë rast, ju bën apel të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të kontribuojnë maksimalisht në mbarëvajtjen e këtij procesi, duke qenë qytetarë të përgjegjshëm. Në këtë drejtim, shitja e votës, është atakimi ma i madh që i bëhet demokracisë dhe të ardhmes Europiane të shtetit të Kosovës. Përkundrazi, qytetarët e Kosovës, duhet të demaskojnë çdo tendencë të tillë. Ne ju bëjmë thirrje, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që të shfaqin maturi dhe të votojnë me ndërgjegje, duke pasur gjithmonë parasysh se vullneti dhe vota e tyre, jep pushtetin që do të ketë në dorë për katër vite të ardhshme fatin e tyre. Këto vite, ishin dëshmi e fortë, se vota e manipuluar dhe shitja e saj, sjellin në institucione njerëz të papërgjegjshëm, që veprojnë me papërgjegjësi. Prandaj, PSHDK-ja, bën apel që të dilet maskovikisht në zgjedhje dhe këto zgjedhje, të dëshmojnë test të lartë qytetari, duke treguar se e duam demokracinë dhe i besojmë asaj. Kështu fillojmë të ndërtojmë të ardhmen tonë Europiane dhe të përshpejtojmë integrimet e shumëpritura. Vetëm duke votuar dhe mbi të gjitha, duke votuar me bindje dhe përgjegjësi, i shërbejmë të tashmes së Kosovës, por mbi të gjitha të ardhmes së vendit. Kosova nuk mund të presë të ardhme më të mirë, nëse nuk do të mbajë zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. E në këtë drejtim, përveç faktorit politik në vend, në mbarëvajtjen e këtij procesi, mund të ndikojnë në masë të madhe edhe qytetarët e Kosovës. Prandaj, ne ju themi, shfrytëzojeni këtë shans, sepse kështu i ndihmoni vendit tuaj. Dr. Ukë Berisha, Kryetar i PSHDK-së
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 11:31:32 +0000

Trending Topics



Today, I tripped and fell. I was walking to car and I tripped on
Tohhoh!minu tulemus: Youre Michelangelos Creation of Adam! A
Good morning, as I was up getting ready to go this morning DJ was
Ill spare you the full (long) explanation, but Cutler has food

Recently Viewed Topics




© 2015