Zhvillimi i Inteligjencës Emocionale - EQ Interesant, nëse e - TopicsExpress



          

Zhvillimi i Inteligjencës Emocionale - EQ Interesant, nëse e studioni me kujdes literaturën e inteligjencës emocionale, ajo së pari e sugjeron rëndësinë e madhe të EQsë në efektivitetin afat-gjatë; dhe së dyti, sugjeron se EQ mund të zhvillohet. Por interesant, ka relativisht pak material lidhur me atë se si mund të zhvillohet ajo. Pesë komponentat kryesore të pranuara përgjithësisht të inteligjencës emocionale janë: • e para, vetëdija për veten, aftësia për të reflektuar mbi jetën tonë, të rritemi në njohjen e vetes, dhe ta përdorim atë njohuri për ta avansuar veten dhe - ose ti tejkalojmë ose ti kompensojmë dobësitë tona; • e dyta, motivimi personal që merret me atë se çka i ngazëllen vërtet njerëzit - vizioni, vlerat, qëllimet, shpresat, dëshirat, dhe pasionet që i ndërtojnë prioritetet e tyre; • e treta, vetë-rregullimi, me fjalë tjera, aftësia të menaxhohet vetja drejt arritjes së vizionit dhe të vlerave; • e katërta, empatia, aftësia të shohësh se si njerëzit tjerë i shohin dhe si ndihen për gjërat; • dhe e pesta, shkathtësitë shoqërore dhe të komunikimit që merren me atë se si njerëzit i zgjidhin dallimet, si i zgjidhin problemet, si prodhojnë zgjidhje krijuese, dhe si ndërveprojnë optimalisht për ti çuar përpara synimet e tyre të përbashkëta. Vetëdija për Veten Një vetëdije për veten, e lirisë dhe e fuqisë sonë të zgjedhim, është zemra e Zakonit 1: Ji Proaktiv. Me fjalë tjera, ju jeni të vetëdijshëm për hapësirën ndërmjet stimulit dhe reagimit, ju jeni të vetëdijshëm për trashëgiminë tuaj gjenetike, biologjike - për edukimin tuaj - dhe jeni të vetëdijshëm për forcat ambientale përreth jush. Për dallim nga kafshët, ju mund të bëni zgjedhje të mençura në lidhje me këto gjëra. Ju e ndjeni se jeni apo mund të bëheni forca krijuese e jetës suaj. Ky është vendimi juaj më fundamental. Motivimi personal Motivimi personal është baza e atyre zgjedhjeve; domethënë, ju vendosni se cilat janë prioritetet, qëllimet dhe vlerat tuaja më të larta. Kjo është në thelb ajo për çka flet Zakoni 2 - Fillo me Fundin në Mendje. Ky vendim për ta drejtuar jetën tuaj është vendimi juaj primar. Vetë-rregullimi Vetërregullimi është një mënyrë tjetër për ta shprehur Zakonin 3: Së Pari Vendosi Gjërat e Para, dhe Zakonin 7: Mprehe Sharrën. Me fjalë tjera, pasi të vendosni se cilat janë prioritetet tuaja, atëherë jetoni sipas tyre. Zakoni 3 është zakoni i integritetit, i vetë-zotërimit, i bërjes së asaj që synoni ta bëni, i të jetuarit sipas vlerave tuaja. Pastaj vazhdimisht përtërijeni veten. Strategjitë e ekzekutimit dhe vendimet taktike janë vendime sekondare për ju. Empatia Empatia është gjysma e parë e Zakonit 5: Provo së pari të Kuptosh, Pastaj të të Kuptojnë. Është të mësosh ta tejshkosh, ta transcendosh autobiografinë tënde dhe të hysh në kokat dhe zemrat e njerëzve tjerë. Është të bëhesh shumë i ndijshëm dhe i vetëdijshëm socialisht për situatën para se të përpiqesh të të kuptojnë, të ndikosh te të tjerët, apo të marrësh vendime apo gjykime. Shkathtësitë shoqërore dhe të komunikimit Kombinimi i Zakoneve 4, 5, dhe 6 i përfaqëson shkathtësitë shoqërore dhe të komunikimit. Ti mendon në terma të përfitimit të dyanshëm dhe të respektit të dyanshëm (Zakoni 4: Mendo Fitoj-Fiton) dhe orvatesh për mirëkuptim të dyanshëm (Zakoni 5: Provo së Pari të Kuptosh, Pastaj të të Kuptojnë) në mënyrë që të kesh bashkëpunim krijues (Zakoni 6: Sinergjizo). Edhe një herë e pranoj se i bëra lidhjet ndërmjet 7 Zakoneve dhe zhvillimit të këtyre pesë komponentave të inteligjencës emocionale vetëm në mënyrë përmbledhëse. Nëse keni interesim serioz në zhvillimin e EQsë më të madhe, ua rekomandoj një studim të sinqertë dhe përpjekje për ti aplikuar principet e përmbajtura në 7 Zakonet e Njerëzve me Efektivitet të Lartë. E bëj këtë pa ndonjë dëshirë ta promovoj punën time, por i bindur mbi fuqinë e principeve universale, të përhershme, të vetëkuptueshme që i përmban libri - principe për të cilat nuk mund ti marr meritat - sepse ato i takojnë tërë njerëzimit dhe janë prezente në secilin komb, shoqëri, religjion apo komunitet që ka qëndruar dhe ka përparuar. Nga Zhvillimi i katër inteligjencave/zotësive është udhërrëfyes praktik për zhvillimin e të katër aspekteve njerëzore që të bëjnë njeri të plotë. Nxjerrë nga Zakoni i 8të i Stephen Covey-t, ky është publikim interesant për çdokë. https://sites.google/site/kalabuli/jetes%C3%AB
Posted on: Tue, 12 Nov 2013 16:00:20 +0000

Trending Topics



problem down here with a flash flood
DO YOU NEED an ATM FOR YOUR BUSINESS? • Save money on debit
WARRANTY CARD ON PURCHASED GOVERNMENT OFFICIAL[tm} Dear Special
FACTS ABOUT GOING TO SOLAR ENERGY! • It’s nonpolluting clean
Halloween Pig Mask CHECK PRICES NOW >>
RESCUE ONLY AT CHICAGO ACC TRUFFLE_F_A084461_B149 Truffle is
2013-10-27 sermon notes entitled Have a River of Life by Pastor

Recently Viewed Topics




© 2015