Zhvillimi i bebes sipas javëve të shtatzënisë Në javët e - TopicsExpress



          

Zhvillimi i bebes sipas javëve të shtatzënisë Në javët e para të shtatzënisë bebja quhet embrion, kurse që nga java e dhjetë quhet fetus. JAVA 3 Qeliza vezë e fertilizuar udhëton nëpër tubën uterine në drejtim të mitrës. Qeliza vezë gjatë kësaj kohe ndahet vazhdimisht dhe në momentin kur arrin në mitër, embrioni tashmë ka rreth 100 qeliza. Kur arrin në mitër, embrioni mbështetet dhe mbulohet nga endometriumi (shtresa e brendshme e mitrës). Ky proces quhet implantim. Java 4-5 Embrioni tashmë është mbuluar nga endometriumi. Qelizat e jashtme të embrionit formojnë rrënjë me të cilat lidhen e qarkullimin e gjakut të nënës. Qelizat më në brendi rradhiten në tri shtresa dhe nga secila shtresë do të zhvillohen pjesë të ndryshme të trupit të bebes. Nga njëra shtresë zhvillohet truri dhe sistemi nervor, lëkura, sytë dhe veshët. Nga një shtresë tjetër zhvillohen mushkëritë, lukthi dhe zorrët. Nga shtresa e tretë zhvillohet zemra, gjaku, muskujt dhe eshtrat. Java e pestë është koha kur gruas “i vonohen” menstruacionet dhe kur ajo fillon të mendojë se mos ndoshta është shtatzënë. Në këtë moment sistemi nervor i bebes ka filluar të zhvillohet. Më pas qelizat formojnë në tub të hollë nga i cili do të zhvillohet tubi nervor. Nga tubi nervor do të zhvillohet truri dhe palca kurrizore e bebes. Defektet e këtij tubi shkaktojnë spina bifida. Në të njëjtën kohë fillon të formohet zemra dhe tashmë bebja ka disa enë të gjakut me të cilat lidhet bebja me nënën. JAVA 6-7 Zemra fillon të rrahë që mund të shihet në ultrazë. Në kokë zhvillohen veshët dhe sytë. Në trup fillojnë të formohen eshtrat dhe muskujt dhe paraqiten disa nyje nga të cilat do të zhvillohen gjymtyrët. Në javën e shtatë embrioni ka gjatësi 10 mm (kjo quhet CRL nga “crown-rump length”). JAVA 8-9 Dalëngadalë formohet fytyra. Në sy tashmë ka pak pigment (ngjyrë). Është zhviluar goja dhe gjuha. Tashmë janë zhvilluar fillet e duarve dhe këmbëve. Organet kryesore të brendshme janë duke u zhvilluar, si për shembull zemra, truri, mushkëritë, veshkat, mëlqia dhe zorrët. Në javën e nëntë embrioni ka arritur gjatësinë 22 mm. JAVA 10-14 Me 12 pas koncepcionit, fetusi tashmë është formuar në tërësi. I ka të gjitha organet, muskujt, gjymtyrët dhe kockat si dhe organet seksuale. Që nga ky moment ai vetëm do të rritet dhe do të maturohet. Bebja tashmë ka filluar të lëvizë, por këto lëvizje akoma nuk mund të ndjehen nga nëna. Në javën 14 të rrahurat e zemrës janë të forta dhe mund të dëgjohen me detektor ultrasonografik. Zemra e fetusit rreh shumë shpejt, gati dy herë më shpejt se zemra e një të rrituri. Në javën e 14 bebja është e gjatë 85 mm JAVA 15-22 Bebja tashmë rritet me shpejtësi. Fillon të rritet edhe trupi ashtu që nuk duket se koka është shumë më e madhe se trupi. Fytyra fillon të merr pamje më humane, fillojnë të rriten qimet, vetullat dhe qepallat. Kapakët e syrit janë të mbyllur. Tashmë janë formuar vijat në gishta dhe mund të thuhet se bebja tashmë ka shenjat e veta të gishtërinjve. Gishtat rriten vazhdimisht dhe bebja tashmë mund të shtrëngojë gishtat. Me 22 javë bebja mbulohet me qime të holla dhe të buta që quhen “lanugo”. Nuk dihet arsyeja se pse këto qime shfaqen, por mendohet janë për të mbajtur temperaturën trupore të bebes. Këto lanugo zhduken para lindjes, ndonëse mund të mbeten pak edhe pas lindjes, por hiqen më vonë. Prej javës 16 deri 22 të shtatzënisë ju mund t’i ndjeni për herë të parë lëvizjet e bebes. Nëse kjo është bebja juaj e dytë, ju këto lëvizje mund t’i ndjeni edhe më herët –rreth javës 16 deri 18. Këtë lëvizje mund ta ndjeni si lëvizje të zorrëve, por më vonë ju nuk mund të gaboheni se a ishte apo jo bebja duke lëvizur. Bile mund të ndjeni edhe beben e cila godet me shqelm, pra ju mund të dalloni se a ishte goditje me dorë apo me këmbë. Gjatësia e frytit në këtë kohë është rreth 27 centimetra Java 23-30 Bebja tashmë lëviz me energji dhe reagon ndaj prekjes dhe zërit. Nëse në afërsi të nënës lëshohet muzikë e zëshme, bebja mund të kërcen dhe godet. Bebja gëlltit sasi të vogla të lëngut amnial në të cilin noton dhe poashtu nxjerr sasi të vogla të urinës. Bebja mund të zhvillojë një ritëm të saj, pra të krijojë një orar kur është zgjuar dhe kur flen. Shpesh ky orar i bebes nuk përputhet me orarin që keni ju dhe në kohën kur ju shkoni për të fjetur, në atë moment bebja juaj zgjohet dhe fillon të godasë. Të rrahurat e zemrës së bebes mund të dëgjohen me stetoskop. Burri ose fëmija juaj mund të dëgjojë zemrën e bebes nëse e vë veshin mbi barkun tuaj. Bebja tashmë është e mbuluar me substancë të bardhë që quhet “verniks”. Mendohet se verniksi e mbron lëkurën e bebes derisa ajo noton në lëngun amnial. Verniksi zhduket para lindjes. Që nga java 24 nëse bebja lind ajo mund të jetojë me kujdes të specializuar neonatologjik. Bebet të cilat lindin para javës 24 nuk mund të jetojnë, sepse nuk janë të zhvilluara akoma mushkëritë dhe organet tjera. Në javën 26 bebja për herë të parë hapë kapakët e syve. Gjatësia e bebes në javën 30 është rreth 33 centimetra. JAVA 31-40 Verniksi dhe lanugo fillojnë të zhduken nga trupi i bebes. Që nga java 32 bebja është e vendosur me kokë teposhtë e gatshme për lindje. Pak para lindjes, koka zbret teposhtë në pelvik dhe thuhet se ajo fillon “të angazhohet”.
Posted on: Wed, 10 Jul 2013 11:17:41 +0000

Trending Topics



t" style="margin-left:0px; min-height:30px;"> FOR SALE : ACADEMIA SOUTH CITY PLAZA, SERI KEMBANGAN. Selling
0px;">
Meus bruxos Chat Recarregar Samuel Honda El Magrelo ●
Are You Serious About Making It Online? Are you ready to learn
MAURITIUS Esmer ada..yedi renk topraklı eşsiz
Organic Body Bleach Bare your skin vanity, with organic
My biggest concern when I moved out on my own at 17 years old was
(A chapter from my forthcoming book.) I felt the familiar
Hey you !!! This is a must read !!!! :D If you’re
Je suis un prêteur et un coopérateur financière pour le prêt

Recently Viewed Topics




© 2015