Zhvillimi i fëmijës • 3-6 muaj Në moshë prej tre muajsh - TopicsExpress



          

Zhvillimi i fëmijës • 3-6 muaj Në moshë prej tre muajsh shumica e prindërve kënaqen me fëmijën e tyre. Ai veç më i ka kaluar të shumtën e proceseve të adaptimit, karakteristike për përiudhën e të porsalindurit. Foshnja juaj është një qënie sociale e cila kënaqet që është me ju, ndërsa ju jeni mësuar ti kuptoni porositë e saj dhe të përgjigjeni ashtu siç duhet. Zhvillimi social dhe emocional Fëmija juaj tashmë e ka mësuar që ju jeni personi që më shpesh ia plotëson nevojat, por ende se kupton që ju jeni person më vehte. Kur mbush katër muaj kënaqet në kontakte dhe në biseda, qesh në zë dhe bërtet nga kënaqësia, shqelmon me këmbë, do njerëz rreth tij, interesohet për rrethin dhe për aktivitete të ndryshme. Zhvillimi motorik Fëmija juaj fillon ti kontrollojë pjesët e trupit. Mirë është ta lini një kohë të caktuar të shtrirë në bark, gjatë së cilës i luan duart dhe këmbët. Kështu i forcon muskujt dhe kjo gjë ndihmon të aftësohet për aktivitetin e ardhshëm-zvarritjen. Katër muajsh mund ta ngrejë kokën dhe krahërorin kur është i shtrirë në bark. Në këtë pozitë lëviz (bën lëvizje) me këmbët dhe duart. Tre-katër muajsh luan me gishtat. Mund të mbajë sende për kohë të shkurtë. Mundet me dorën sendet ti afrojë gjer te goja. Gjashtë muajsh fëmija mund të kthehet prej barkas në shpinë. Nëse e vendosni në pozitë të ulur rrëzohet. Të dëgjuarit dhe të pamurit Tingujt dhe fotografitë i bëhen më të qarta dhe më të definuara. E rëndësishme është të lejoni të hulumtojë, prandaj i jepni kohë ta analizojë detajisht sendin që e sheh dhe i ndihmoni të koncentrohet. Fëmija ndjek me shiqim, sheh nga një send në tjetër dhe mund të fokusohet në objekte të vogla. E teston percepcionin e tij në atë mënyrë që i kap dhe i fut në gojë sendet që i sheh. Njeh zëra dhe e kthen kokën në atë drejtim. Gjuha dhe të folurit Prodhon më shumë tinguj të ndryshëm dhe tregon interes si punon goja juaj dhe si i prodhoni tingujt. Është shumë e rëndësishme të bisedoni me të. Kur fëmija juaj do të prodhojë tingull, e përsëritni pas tij, ashtu edhe ai do të kuptojë çfarë tingulli ka prodhuar. Ia tregoni gjuhën dhe ushtroni së bashku p.sh. “po”. Në këtë moshë fëmija gugat dhe lëshon zëra nga fyti dhe e kthen kokën nga zërat. Si ta nxisni zhvillimin e tij? I flisni fëmijës shumë, bëni grimasa të ndryshme, i këndoni këngë. E vini barkas në dysheme që të luaj për një kohë të caktuar. E lini të xhveshur në dysheme dhe i lejoni të shqelmojë. Vendosni sende me ngjyra të forta që ti shohë, në distancë që të mund edhe ti prekë, dhe i thoni që ti preë. Siguroni më shumë sende (lodra) me të cilat mund të luajë dhe i ndërroni shpesh ose i lëvizni në pozita të ndryshme, kështu që të ketë diçka tjetër për të parë. I vendosni lodrat afër që të mund ti shohë, ti prekë dhe të provojë ti shtyjë. Shenja që sugjerojnë për pengesë në zhvillimin Fëmijët janë të ndryshëm dhe zhvillohen me shpejtësi të ndryshme, kështu që nëse fëmija juaj nuk mund ti bëjë të gjitha gjërat që janë të përmendura më lartë ndoshta është ashtu pasi që në moment është i zënë me zhvillimin e ndonjë pjese tjetër të mësimit. Megjithatë, nëse dallon shumë nga fëmijët tjerë të moshës së tij, ose nëse jeni të brengosur për zhvillimin e tij ose ju duket që ngec, kërkoni ndihmë profesionale (pediatër). Shenjat që sugjerojnë në pengesa në zhvillim përfshijnë: * Një tonus muskular shumë të dobët ose shumë të potencuar. * Nuk i shtrin spontanisht gishtat. * Duart dhe këmbët i mban të fiksuara të shumtën e kohës. * Nuk i ndjek aktivitete me shikim. * Prindërit nuk mund ta qetësojnë tërë kohën. * Nuk përparon në peshë. * Nuk e njeh nënën dhe anëtarët tjerë të familjes. * Nuk tregon interes për rrethin. * Nuk reagon në tinguj të fortë. * Nuk i ndjek tingujt me shikim. * Nuk vokalizon aspak (nuk gugat). Ku të drejtoheni për ndihmë? * Pediatri juaj. * Klinika e Pediatrisë – Ambulanca Konsultative e Ne urologjisë
Posted on: Wed, 23 Oct 2013 18:02:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015