Zhytja e gjithë kokës në ujë 1618. Nëse një person, - TopicsExpress



          

Zhytja e gjithë kokës në ujë 1618. Nëse një person, qëllimisht e zhyt gjithë kokën e tij në ujë, agjërimi i tij konsiderohet i papranueshëm, edhe sikur pjesa e mbetur e trupit të tij të mbetet jashtë ujit. Megjithatë, ky veprim nuk e prish agjërimin, por është një veprim i papëlqyeshem (mekruh), i cili, si një masë e detyrueshme kujdesi (ihtijat vaxhib), duhet të mos kryhet. 1619. Nëse një njeri e fundos njëherë vetëm gjysmën e kokës në ujë dhe herën tjetër vetëm pjesën tjetër, agjërimi i tij nuk ndikohet. 1620. Nëse e gjithë koka fundoset nën ujë, duke lënë disa qime flokësh jashtë ujit, vlen rregulli i përmendur tek pika 1618. 1621. Nuk ka ndonjë problem, nëse personi e fundos kokën e tij në ndonjë lëng tjetër përveç ujit, si qumështi për shembull. Po kështu, agjërimi nuk prishet edhe nëse personi e zhyt kokën e tij në një ujë të përzier me një substancë tjetër (arab. mudhaaf) 1622. Nëse një agjërues bie padashur në ujë dhe e gjithë koka e tij fundoset, ose nëse harron se është duke agjëruar dhe e fundos kokën e tij nën ujë, agjërimi i tij nuk ndikohet dhe vazhdon të jetë i vlefshëm. 1623. Nëse një njeri hidhet në ujë, duke menduar se koka e tij nuk do të fundoset, agjërimi i tij mbetet në rregull dhe i vlefshëm, edhe sikur koka t’i fundoset në ujë. 1624. Nëse një agjërues harron se është duke agjëruar, e fundos kokën në ujë dhe në këtë gjendje i kujtohet se është duke agjëruar, është më mirë që menjëherë ta nxjerrë kokën nga uji. Por edhe nëse nuk e bën këtë menjëherë, agjërimi i tij nuk zhvleftësohet. 1625. Nëse një njeri fundoset nën ujë nga dikush tjetër, në mënyrë që koka të zhytet e tëra, agjërimi i tij nuk ndikohet. Por nëse personi që e fut nën ujë tërhiqet, është më mirë që menjëherë të dalë nga uji. 1626. Nëse një njeri e zhyt kokën nën ujë me nijet për të bër ghusl, edhe agjërimi edhe ghusli i tij janë në rregull. 1627. Nëse njeriu hidhet me kokë në ujë për të shpëtuar dikë nga mbytja, ndonëse është një detyrim që të shpëtohet jeta e njeriut, si një masë e këshillueshme kujdesi, ai duhet ta përsërisë agjërimin e tij në një ditë tjetër (si kaza).
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 22:31:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015