Zuniga: E ardhmja ime e paqartë Vijon të pasurohet me seri të - TopicsExpress



          

Zuniga: E ardhmja ime e paqartë Vijon të pasurohet me seri të reja telenovela “Zuniga”. Pas deklaratave të fundit të kolumbianit për vijimin e karrierës te Napoli, vjen menjëherë përgënjështrimi nga ana e tij. Mesfushori 27-vjecar, jo vetëm që nuk i merr përsipër këto deklarata, por u lëshon sinjale dashurie skuadrave që e kërkojnë. E ardhmja ime vazhdon të jetë në dyshim. Nuk e di cfarë do të ndodhë, por shpresoj që gjithcka të zgjidhet shumë shpejt. Duhet të sqaroj dicka, sepse po flitet shumë për të ardhmen time, madje duke sajuar deklarata, që I vënë në gojën time. Vazhdojnë të shpikin prononcime të miat dhe të menaxherit tim. Kjo situatë po më bezdis shumë.” Më pas Zuniga del hapur, dëshira e tij është të luajë me Juventusin ose Interin. Dëshira ime e madhe është të luaj në Champions Ligë e një skuadër të madhe. Jma I lumtur me 4 vitet që kam jetuar në Napoli, por jam gjithashtu I kënaqur që skuadra të mëdha si Juventus dhe Inter më kërkojnë.Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi I Napolit, që ka një futbollist me kontratë drejt skadencës dhe që dëshiron të provojë eksperienca të reja me emra më të mëdhenj të futbollit italian.
Posted on: Sun, 18 Aug 2013 21:12:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015