Zvicer, shqiptari perdhunon 455 here vajzen e tij te - TopicsExpress



          

Zvicer, shqiptari perdhunon 455 here vajzen e tij te mitur! ZVICËR - Ka dhunuar me qindra herë të bijën e mitur ndërsa Gjykata e landit në Landshut e ka dënuar me vetëm 4 vjet e dhjetë muaj burg kosovarin 55-vjeçar. Babai i pashpirt ka pranuar pjesërisht para trupit gjykues krimin, të cilin e ka kryer gjatë gjashtë viteve të fundit. Siç bën të ditur media gjermane, wochenblatt.de, të cilës i referohet Albinfo në Zvicër, dhunën seksuale ndaj të bijës, ai e kishte filluar kur ajo ishte vetëm 9 vjeçe dhe e kishte ndërprerë vetëm kur e kishte denoncuar bashkëshortja, tashmë e ndarë nga ai. Pranimi i veprës nga ana e tij kishte mundësuar, sipas gjykatës, që e bija të kursehej nga detyrimi për të dëshmuar për dhunën e pashembullt, që kishte përjetuar nga babai i saj biologjik. Si pasojë e traumave të pësuara, ajo i është nënshtruar për gjashtë javë një trajtim psikiatrik rehabilitues por, siç ka thënë gjatë procedurës paraprake, kujtimet e tmerrshme vazhdojnë ta mundojnë. Ajo ka thënë se është dhunuar "me mijëra herë". Kur e ëma e vajzës, më 3 mars të këtij viti e ka ballafaquar ish-bashkëshortin me veprimet e kryera, 55-vjeçari i ka kërcënuar se do t`i vriste dhe do t`ia vinte flakën shtëpisë, nëse do ta denonconin në polici. Ato megjithatë e kishin denoncuar. “Bashkëshortja gjatë kësaj periudhe ka qëndruar më tepër në Kosovë se sa me të në Gjermani, kështu që më është dashur të kujdesesha për pesë vajzat. Duke e larë në banjë vajzën e vogël më janë `ngjallur ndjenjat seksuale (!) ndaj saj", ka thënë ai. Akuza e rëndon për 455 përdhunime seksuale, të cilat janë përshkruar me hollësi. Po ashtu aty thuhet se ai secilën herë ka përdorur dhunën fizike duke i shkaktuar të bijës hematoma në krahë. Ndërkaq i akuzuari relativizon numrin dhe veprimet, duke thënë se veprime të vërteta seksuale ndaj të bijës i ka bërë "vetëm" kur ajo i ka mbushur 14 vjeç! Përveç pranimit të veprës, si rrethanë tjetër lehtësuese për babanë e pashpirt, është marrë fakti se gjatë qëndrimit në burg ai ka qenë vazhdimisht i kërcënuar me dhunë nga të burgosurit tjerë. Për këtë arsye ai madje dy herë ka provuar të bënte vetëvrasje. Përveç dënimit me 4 vjet e 10 muaj burg ai duhet edhe t`i paguajë një dëmshpërblim prej së paku 10 mijë euro vajzës së dhunuar. Po kështu, pas vuajtjes së dënimit, ai do të dëbohet në Kosovë.
Posted on: Sun, 15 Sep 2013 11:59:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015