Zyra e Kryeministrit ka bllokuar procesin për përzgjedhjen e - TopicsExpress



          

Zyra e Kryeministrit ka bllokuar procesin për përzgjedhjen e bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), si dhe Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK). Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se zyra e kryeministrit ka bllokuar me qëllim procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj, për shkak të interesave të ngushta brenda partisë në pushtet, lidhur me atë se kë të zgjedhin në këto borde. Sipas tij, i përfshirë në këtë bllokim të konkursit është edhe kryetari aktual i bordit të PTK-së, Rexhë Gjonbalaj. “Më 11 prill është mbyll konkursi, dhe intervistat kanë përfunduar, ndërsa procesi mbetet i bllokuar. Këtu po bëhet një lojë për interesa të brendshme të PDK-së. Madje vetë Rexhë Gjonbalaj është i përfshirë në këtë bllokadë” bën të ditur burimi i besueshëm i gazetës. Në prill të këtij viti, zyra e kryeministrit ka mbyllur konkursin publik për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të bordit të Postë dhe Telekomit të Kosovës dhe Korporatës Energjetike të Kosovës. Në fillim të muajit të kaluar ka përfunduar edhe intervistimi i gjithë atyre që kanë konkurruar për këto dy borde. Por, megjithatë Zyra akoma nuk ka bërë asgjë publike, ku po vazhdon ta mbajë të bllokuar përzgjedhjen e anëtarëve të rinj
Posted on: Sun, 18 Aug 2013 11:25:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015