_D J E M T E e D E T I - TopicsExpress



          

_D J E M T E e D E T I T ============================= PJP Djemtë e detit. Ishin vetëm gjashtë shokë dhe që të gjithë te moshës 16- -18vjecare, ishin te gjithë të apasionuar mbas Ujrave të blujta të Jonit ,të lojës së bukur të notit dhe të volejbollit. Ishin vetëshpallur me nje epitet “Djemte e Detit”,në skuadrën qe kishin krijuar e që përfaqësonte denjësisht gjimazin ku studjonin,pse jo dhe krahinën nga ridhnin. Në Not dhe volibol ishin me nam,emri i tyre lakohej nëpër gjimnazet e Republikës. Ishin të gjithë pak a shumë në një shtalartësi, të gjithë pak a shumë sytë I kishin si deti të kaltër dhe të blujtë. Çuna seriozë të bukur të shkathët dhe të shkëlqyer në mësime,katër nga të gjashtët me “cene” në biografi, ndërsa dy të tjerët “normalë” as me cen e as pa të. Me pak fjalën një ekip që për disa vjet shkëlqente dhe nuk pati kurë as një rezerve ose *dublant (*zevëndësues). Mësuesja e fiskulturës Nerihani, e kishte ngritur këtë ekip qysh kur ata ishin nxanës në fillore, tetëvjeçare dhe më pas në vitet e gjimnazit shkëlqyen. Tori,ishte bir i njërit që kishte qënë pa triskë fronti i emruar kulak,ishte jetim e nëna i pat vdekur qysh në lindje të tij,atë e riste një dajo. Ishte fëmijë i heshtur, këmbëngulës,serioz dhe shumë i mënçur,notat e tij ishin shkëlqyshëm. Komi,Tip interesant,shumë trazovaç,karjerist, i pëlqente vetja,me shokët nuk shkonte dhe keq, nxanës mbi mesataren,notar I rrallë dhe volebolist plot intuite dhe zgjuarsi. I pa cenosur nga Biografia,por jo i “pastër’ ! Pepia ose (Peti) Më i shkurtëri i ekipit,tip boboku, ngritës i topit plot fantazi, notar rezistent I fuqishëm,nxanës me vullnet të madh . Pa shumë humor i rendë i vrazhet,i bukur si një vajzë faqekuq dhe sy kaltër. LEFTERI ,më i gjati i ekipit,bjond me flokë të gjata, kapiten në të dy sportet,ishte vyrtuoz,nxanës mesatar,serioz dhe I qeshur,një vëlla I burgosur…vishej thjeshtë dhe pastër. PAVLI, rëmujaxhi, konfuz,I veçantë si tip,nxehej humbiste durimin,inatçi momental, bertiste gjat lojës volibolit, në det nuk ndihej fare, mbante frymën në ujë më shumë nga kushdo.Mund të riheshe me të. Nxanës normal.Biografisht I cenosur,daja me fëmijët I internuar në Lushnjë. KOSTA ,organizator,i harmonishëm dhe I ëmbël me të gjithë,nxanës I shkëlqyer I dyti nga gjatësia e ekipit ,mbas Lefterit. Volebolist I zoti dhe notar i zellshëm I ekulibruar. Kishte humor të hollë dhe të hidhur,biografisht diçka. NERIHANI ! Mësuese Fiskulture me Institut, Instruktore, trainere. E ve,e divorcuar,biografia me pikpyetje. E apasionuar mbas ekipit,natë e ditë në stervitje,sa volobol dhe not,edhe kur temperaturat ishin të ulta. “Djemtë e detit” e respektonin, e donin e dëgjonin. Puna e saj passionate bëri që “Djemtë e Detit” të shpalleshin disa here kampionë në të dy sportet disa here. Nuk duronte dot “porositë”dhe “sygjerimet” e komisarëve apo të “operativëve”para fillimit të ‘matchit”dhe as më pas ! I neverste ata me heshtjen e saj…aprovonte me kokë dhe vepronte ndryshe. Karjera e tyre përfundoi para vitit kur shteti u shqye. Ishte pranverë e vitit 1990,ende nuk kishin shpërthyer ambasadat. “Djemtë e Detit” me Nerihanin në krye me veprime të sinkronizuara duke I dhënë besën njëri tjetrit,pa mare parasysh asgjë, tentojnë të kalojnë kufirin me not në drejtim të Korfuzit. Me mejte rethanore kishin sajuar largimin nga atdheu. Nerihani në krye. Forcat,e ruajtjes së Kufirit qëllojnë mbi ata pa mëshirë. Mbas disa orësh, tre prej tyre ndërojnë jetë . Motoskafi I policise sjell kufomat tërhequr zvarë në det të hapur për panik e frikë. Lefterin, e kishte care më dysh elika e mjetit “tiger”. Pavlit, ja kishte bërë automatiku fytyrën copa. Torit nuk ju gjënd fare koka, e zbarkuan kufomën e tij në bankinë të gjymtuar…! Qyteti përjetoi llahtarë. Nerihani, sot emigrante ne Australi. (lexoni librin “Djemte e mi”2001 N.Vasili) Kosta, emigrant në USA ,i sëmurë psiqik. Pepia s’dihet se ku ? A është gjallë? Komi, jeton në Korfuz në vetmi të plotë pa asnje përkrahje . Në një shkëmb mbi detin JON,në krahinën Time, me bojë të zezë shkruhet: Prej kendej u nisën “Djemtë e detit” që nuk janë më. I pa haruar kujtimi t tyre. Lefteri,TORI,Pavli Do të jetoni të përjetshem mes nesh ! Të larguarit e ‘91 pjp
Posted on: Sat, 23 Nov 2013 02:18:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015