__________OPINIONE__________ Ramazan i përgjakshëm buzë - TopicsExpress



          

__________OPINIONE__________ Ramazan i përgjakshëm buzë Nilit Autor: Mr. Bashkim Aliu Që nga fillimi i Ramazanit, ngjarje më aktuale që ka zënë faqet e para të gazetave dhe që përbën lajmin e parë të edicioneve të lajmeve, gati në të gjitha kanalet televizive, që kur vrasësi ordiner i cili është duke e çuar vendin drejt lufët civile, ministri i mbrojtjes AbdulFetah es-Sisi, e bëri grushtetin mbi kryetarin legjitim të Egjiptit Muhamed Mursi, pa dyshim është situata në Egjipt,. Pas ngjarjeve të 25 Janarit 2011, kur u rrëzua pushteti i diktatorit të përkdhelur nga perëndimi dhe sionizmi, Husni Mubarek, u hap rruga që në procesin politik në Egjipt, pas diktaturës, të marrin pjesë edhe lëvizjet islame. Hapja e rrugës që në kutitë e votimit të ketë prezent edhe përfaqësues të lëvizjeve islame, bëri që kandidati presidencial i lëvizjeve islame të fitojë në zgjedhjet e 2012 dhe të ofrojë përvojë ushtrimi të pushtetit autentik, e jo imitues dhe servil ndaj të huajve, gjë që i dridhi laikët brenda Egjiptit, forcat e errëta në rajon dhe bllokun imperialist në botë, i cili dëshiron të ndërtojë një lindje islame, të cilën ata e quajnë lindje e mesme, të re, ku nuk do të kenë ndikim lëvizjet islame. Si rezultat i këtij sikleti nga diktimi i një tempo të re në politikëbërje, dhe prezantimin në arenën ndërkombëtare, dhe globale, me qëndrime autentike për politika rajonale, qëndrime të cilat ndërtohen mbi interesin e popullit, e jo të politikave të forcave vendimmarrëse me ndikim në botë, pasoi grusht shteti i Korrikut, kur u neglizhua vullneti i popullit egjiptas i shprehur në zgjedhje të lira, dhe u kthye junta ushtarake, e cila shihet se është garancë e vetme e të huajve, për të siguruar jetë të pushtetit laik servil ndaj intereseve sioniste dhe perëndimore në Egjiptin i cili identifikohet me Az’harin. Grusht shteti i udhëhequr nga ushtaraku Sisi, i gatuar në bashkëpunim me forcat poltike laike në Egjipt, dhe me mbështetje nga qarqe rajonale dhe ndërkombëtare të cilat e kanë preokupim kryesor të vetin që me çdo kusht të bëjnë pengimin e lëvizjeve islame të arrijnë në pushte, është dëshmi më e besueshme e dështimit të laikëve në procesin demokratik dhe në hapjen e rrugës së popullit që pa presion të shprehet përmes kutive të votimit për forcën e cila don ta udhëheq vendin. Pas organizimit të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale pas pushtetit të Mubarakut, kur u pa se lëvizjet islame janë pala e preferuar nga populli, dhe se kutitë e votimit i sjellin në pushtet lëvizjet islame, forcat e errëta nxituan që të dalin prej kornizave të demokracisë, të cilën vetë e besojnë, dhe të kërkojnë zgjidhje të njohura nga pushtetet absolutiste dhe totalitare, ngase vetëm duke e ngulfatur vullnetin e popullit, mund të dominohet mbi lëvizjet islame. Kjo edhe ndodhi në Egjipt, në fillim të Korrikut, kur laikët dhe sionistët, të pafuqishëm të ballafaqohen me zgjedhjet e lira dhe kutitë e votimit, vendosën ta venë ushtrinë në shërbim të kauzave të huaja, duke bërë grusht shtet, dhe duke e kthyer politikën servile ndaj intereseve të huaja. Grusht shteti e gëzoi pa masë Izraelin, sa që komandanti i grusht shtetit, në Izrael u quajt hero. Poashtu, implikimi i intereseve sioniste në ngjarjet e Korrikut, kur u bë grusht shtet në Egjipt, dëshmohet edhe nga fakti se aparatet e instaluara në institucionet shtetërore të Egjiptit, pas grusht shtetit, e akuzojnë presidentin legjitim të Egjiptit Muhamed Mursi, për dhënie të informatave sekrete Hamasit palestinez. Pra, çdo gjë është e qartë, vrasësit serial të protestuesve paqësor në sheshin Rebia el-Adevije dhe në sheshet dhe xhamitë e Egjiptit, të cilët kërkojnë kthimin e kryetarit legjitim, janë në shërbim të okupatorëve izraelit për shtypjen e Hamasit dhe avansimin e Fatahut, i cili ka prirje të animit kah zgjidhjet e ofruara nga jashtë, me qëllim që të arrihet një zgjidhje për Palestinën, e cila do të jetë në favor të Izraelit. Ata të cilët thirreshin në vullnetin e popullit dhe në demokraci, për ta kundërshtuar presidentin Mursi, me shpalljen e grusht shtetit, shuajtën dhe morrën pozita në pushtetin e grabitur. Muhamed Beradai, servili shpirt shitur, thirrte se presidenti Mursi nuk ka legjitimitet pas vrasjes së një protestuesi. Por, tash kur vriten me qindra protestues që kërkojnë respektim të kushtetutës, zagari servil që lëpin pjatat e huaja për të arritur me çdo kusht në pushtet, Beradai, është fshehur në vrimën e miut dhe nuk flet për humbje të legjitimitetit. Grusht shteti i juntës ushtarake në bashkëpunim me partitë laike brenda Egjiptit, dhe palë tjera në rajon dhe më gjërë, fund e krye është akt kriminel, për këtë nuk ka diskutim, por në veçanti do të nënvizojmë disa pika, që tregojnë qëllimet e këtyre njerëzve të cilët e çojnë Egjiptin në qorrsokak të rrezikshëm: -Mosrespektimi i muajit të Ramazanit dhe të agjëruesve. Junta ushtarake laike e cila e bëri grusht shtetin, nuk e morri parasyshë aspak se është Ramazan, por në mënyrën më të ashpër dhe më fashizoide ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve, që analistë të ndryshëm në Egjipt deklaruan se kështu si vepron junta ushtarake e Egjiptit, nuk kanë vepruar as kolonizatorët e huaj. -Mosrespektimi i xhamive. Junta ushtarake e mbështetur nga rrugaçët, si që shihet qartë nga pamjet televizive në Aleksandri, dhe në vendet tjera, i ka rrethuar xhamitë dhe ka ushtruar dhunë mbi xhematin të cilët me agjërim kanë pritur të falen. Ata janë rrethuar dhe mbyllur në xhami,dhe është dashur që dy ditë të agjërojnë pa syfir. Këtë e kanë bërë vetëm ata të cilët kanë një qëllim të qartë:Të shtypin me fuqinë më të madhe çdo gjë që është islame. Junta ushtarake nuk mund të bëjë hipokrizi se e mbron atdheun, kur i shkel institucionet më të rëndësishme të atdheut, xhamitë, si dhe i vret egjiptasit të cilët kërkojnë respektimin e vullnetit të popullit dhe institucionet e zgjedhura nga populli, e jo të imponuara nga sionistët dhe forcat tjera antiislame. -Shkelja e autoritetit të Az’harit. Ndoshta një nga krimet më të rënda të natyrës intelektuale të komandës së grusht shtetit në Egjipt, është pikërisht shkelja e autoritetit të universitetit të Az’harit. Bazuar në deklarata të dëshmitarëve okularë, junta ushtarake ka pozicionuar snajperistë mbi pullazet e fakulteteve të Universitetit të Az’harit, konkretisht mbi pullazin e Fakultetit të Da’ve ve Usuli-d-din (Fakulteti i Thirrjes dhe Bazave të Fesë). Prej këtyre pozitave, janë vrarë njerëz, gjë që është jashta çdo logjike, dhe është një nga shkeljet më të rënda që i është bërë Az’harit. -Lufta e ashpër kundër mediumeve të cilat kanë patur orientime islame, si dhe disa mediumeve tjera globale, të cilat e kanë treguar të vërtetën dhe nuk kanë pranuar cenzurë nga shteti. Komanda e grusht shtetit, me këto veprime të qarta kundër fjalës së lirë dhe mediumeve, si dhe kundër mendimit ndryshe në përgjithësi, tregon se i ka fjalë boshe thirrjet për respektimin e lirisë së fjalës, dhe se nuk ka disponim që në Egjipt të ketë mendim tjetër, pos atij që u vjen nga jashtë, e që plasohet pastaj në jetën politike të Egjiptit, përmes laikëve dhe ushtarakëve. Me këto veprime, ata e kthyen shtetin policor në Egjipt. Për dallim prej tyre, presidenti Mursi u kritikua dhe u fye nga shumë mediume, por nuk e mbylli asnji medium. -Shndërrimi i institucioneve shtetërore në strehë për rrugaçë dhe bagabonda. Kjo u dëshmua nga dëshmitarë okularë dhe nga kamerat e mediumeve të ndryshme, të cilët dëshmuan se rrugaçë dhe bagabonda kanë qëndruar pranë policëve dhe ushtarëve, kanë qenë të hypur mbi autoblindat e policisë dhe ushtrisë, që pastaj të lëshohen si qenë të përdhosur kundër protestuesve paqësor në mbrojtje të legjitimitetit. Policia dhe ushtria, për fat të keq, i ka hapur krahët për rrugaçët dhe bagabondët e mafijashët, që t’u hakmerren qytetarëve paqësor. -Rrethimi dhe provokimi i protestuesve pro Mursit. Në fakt, derisa në njërën anë i kanë mbrojtur protestuesit që kanë protestuar kundër Mursit, nga ana tjetër, i kanë provokuar në forma të ndryshme dhe i kanë penguar nga lëvizja, si dhe i kanë kërcënuar protestuesit të cilët kanë protestuar pro Mursit. Bile, me gjakftohtësi kanë vrarë dhjetëra protestues duke e falur namazin e Sabahut, para gardës republikane. -Masakra mbi protestuesit. Pa dyshim, krimi më i egër i pushtetit të grusht shtetit në Egjipt është masakra mbi qytetarët e Egjiptit, të cilët janë duke protestuar në mënyrë paqësore në mbrojtje të legjitimitetit. Para gardës republikane, para disa ditësh, masakruan dhjetëra besimtarë duke u falur, ndërkaq me 26 dhe 27 Korrik, masakruan 150 e ndoshta edhe më tepër njerëz, si dhe plagosën mbi katër mijë tjerë. Kjo është e qartë se me çdo mënyrë luftohen muslimanët të cilët kërkojnë mbrojtjen e presidentit legjitim, edhe atë, duke i përdorur metodat më të egra dhe më kriminele që mundet. Kështu, ushtaraku kriminel, vrasësi ordiner Sisi dhe klani i tij, vrasin pa mëshirë agjërues dhe besimtarë që falin namaz, pastaj, kthehen dhe i akuzojnë se këta janë kriminelë dhe terroristë, dhe kërkon prej popullit autorizim që ta luftojë terrorizmin. Vërtet, vetëm një që ka dhënë besë të rëndë se do t’i luftojë lëvizjet islame dhe popullin e vet, në llogari të planeve të huaja, mund ta bën këtë. Lëvizjeve islame u digjen selitë, dhe përsëri ata shpallen fajtorë. Sulmohen veprimtarët islamë nga rrugaçë, para syve të policisë, dhe përsëri ata shpallen fajtorë. Ja, kjo është një pjesë nga ajo që mund të thuhet për Egjiptin pas grushtit të shtetit të personit i cili u shpall “Hero” në Izrael. Megjithatë, sprovat i bëjnë më të fortë besimtarët. Qëndrimi i pathyeshëm i protestuesve në rrugët e qyteteve të ndryshme të Egjiptit, në mbrojtje të legjitimitetit dhe vullnetit të popullit, tregon se planet e huaja për shuarjen e lëvizjeve islame, janë të pasuksesshme. As presidentët e mëparshëm dhe pushteti i tyre totalitar gjaksor dhe kriminel, nuk mundi t’i shuaj lëvizjet islame, po as këta kriminel të vjetër me petk të ri, nuk do të mund t’i shuajnë. Ky është një mesazh i qartë edhe për forcat tjera në rajon dhe më gjërë. Kriminelët do të ngelen plehra të historisë, ndërkaq burrat e së vërtetës, do të ngelen simbole fisnike të rezistencës dhe qëndresës. radioperendimi.net/?p=1252
Posted on: Fri, 02 Aug 2013 20:37:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015