___________EKONOMI___________ Trepça të përfshihet në - TopicsExpress



          

___________EKONOMI___________ Trepça të përfshihet në dialogun Kosovë Serbi Ndërmarrja Trepça po shkatërrohet, sipas drejtorit të saj në Jug, ndërsa sipas atij në veri, Trepça duhet të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë një debati për gjendjet e kësaj ndërmarrje që e organizuan Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo amerikanë u tha se Ligji për të duhet të bëhet sa më shpejtë. Zyrtarët e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomike thanë se janë duke hartuar një Ligj të tillë dhe se shumë shpejtë do të jetë i gatshëm. Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë se ka pasur fjalë e konstatime për Trepçën por, sipas tij, nga fjalët nuk ka pasur vepra, Trepça i është lënë vetvetes dhe nuk është bërë asnjë hap madje as inkurajues. Ai theksoi se pas autostradën për Shqipëri duhet që Qeveria krejt fuqinë për investime kapitale ta përqendroj në rivitalizimin e Trepçës dhe fuqizimin e saj ligjor dhe të gjendet një partner serioz ndërkombëtar. “Aq sa Trepçës i duhet Kosova për të kthyer namin e dikurshme, po aq edhe Kosovës i duhet Trepça nëse synon që të ketë një ekonomi të qëndrueshme, efikase dhe konkurruese në tregun e jashtëm”, tha Gërxhaliu. Kurse, U.D i drejtorit të Trepçës në jug, Halit Qela ka thënë se është problem të mendohet për rritje të prodhimit me kushtet aktuale dhe me mungesën e Ligjit. Ai ka thënë se Trepça ka 1105 punëtorë në jug dhe se, sipas tij, ajo po shkatërrohet ndërsa metalurgjia e zinkut-plumbit nuk funksionon. “Shumë institucione, shumë njerëz, individë, Odat Ekonomike e edhe komitetet e industrisë së rëndë nuk po kanë fuqi me nxjerr nga humnera që e kanë futur Trepçën pa arsye. E kemi krijuar fjalën kreditor pa e vërtetuar asnjë instancë gjyqësore”, tha Qela, raporton Kosovapress. Ndërsa U.D. i drejtorit në veri, Lubomir Marice ka thënë se problemet e deritanishme në këtë ndërmarrje i ka sjellë AKP-ja. “Urgjentisht duhet të rregullohet çështja e pronësisë së saj që të krijohet një klimë më e mirë për investitorët e huaj. Konsiderojmë se çështja e pronësisë së Trepçës duhet të diskutohet edhe në dialogun mes dy vendeve”, tha ai. Zyrtarët e AKP-së kanë thënë se nuk mund t’ia lejojnë vetes që të hyjnë në një proces të madh pa qenë të përgatitur. Ata thanë se zbatojnë ato rregulla që janë në fuqi dhe nuk të bëjnë asgjë tjetër derisa nuk ka një Ligj për Trepçën. radioperendimi.net/?p=1398 #xhemali
Posted on: Fri, 02 Aug 2013 20:40:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015