arben duka S’mund të jesh ti me sirianët… Më vjen për të - TopicsExpress



          

arben duka S’mund të jesh ti me sirianët… Më vjen për të vënë kujën, kur dëgjoj mostrën Sali, që na dënoka masakrën, mbi civilët në Siri! Ato që po bën Asadi, ti prej kohësh i ke bërë, nëntëdhjetë e shtatën tënde, e kujtojmë që të tërë! Armatose aeroplanin, Dingas me lëndët kimike, dhe dhe urdhër të shkarkohej, në gjithë “qytetet armike”! Po piloti qe pilot, s’qe si ty një karnaval, lëndët e tua kimike, i shkarkoi mbi një mal! Domosdo që të kujtohet, edhe ty more Sali, është fiks ai piloti, që u ul në Itali! Ajo që e gjithë Bota, po shikon sot në Siri, në nëntëdhjetë e shtatën tënde, ka ndodhur në Shqipëri! Atë vit s’mund ta harrojmë, veç po të jemi debilë, po njëlloj si në Siri, u vranë mijëra civilë! Në pasqyrë të historisë, një surrat kanë gjithë tiranët, ndaj ti je veç me Asadin, s’mund të jesh ti me sirianët! Vërtetë që më le pa fjalë, me ato që fole ti, s’ke o Salë pse të sforcohesh, me këtë hipokrizi! Të besosh fjalët e tua, Thjesht’ duhet të jesh i lojtur, ti qëllove në Janar, mbi civilët e pambrojtur! Mbi civilët e pambrojtur, ti qëllove o Berish’, jo në ajër për t’i trëmbur, po direkt e m’u në mish! Në greminë të historisë, veten tënde e fundose, katër i vrave vërtetë, edhe dhjetra i plagose! Ç’bëre ti mbi këtë vënd, Është e qartë për çdo njeri, s’ke dënuar krimin tënd, ç’ne që shkon gjer në Siri! Ti je njëri prej tiranëve, se me popull ke luftuar, ndaj për vdekjen e sirianëve, them se je fort i gëzuar! Nga Arben Duka
Posted on: Sat, 31 Aug 2013 09:24:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015