boom booom FSHF harron dy talentët e Espanyol Me - TopicsExpress



          

boom booom FSHF harron dy talentët e Espanyol Me ardhjen e Gianni De Biasit në krye të stolit të Kombëtares Federata Shqiptare e Futbollit nisi punën për evidentimin e talenteve shqiptare që aktivizohen në klubet europiane dhe madje edhe tek futbollistët e akademive të tyre. Deri tani nuk janë zbuluar pak por numri i tyre në Europë është aq i madh sa disa prej tyre edhe harrohen. Kështu Albania National Football Team sjell sot dy prej talentëve që siç duket janë harruar. Rediol Guaci 17 vjeç dhe Gerti Hasaj 16 vjeç, që të dy futbollistë të Akademisë së Espanyol në Spanjë. Edhe pse po kalojnë një formë të mirë në grupmoshat e skaudrës katalanase asnjë prej dy talenteve shqiptarë; njëri fantazist, ndërsa tjetri mesfushor krahu, nuk është thirrur qoftë edhe një herë të vetme nga trajnerët e Kombëtares së grupmoshave, shkruan Albania National Football Team Dy djelmoshat cilësohen në Spanjë si talente të së ardhmes por fatkeqësisht FSHF dhe menaxherët e saj ende nuk kanë marrë mundimin të shkojnë dhe ti shikojnë nga afër. Si Redioli dhe Gerti janë të gatshëm dhe kanë një dëshirë shumë të madhe për të luajtur për Kombëtaren e tyre por në rast se në Shqipëri disa trajtohen si të nënës dhe disa të njerkës talentet e sipërpërmendur nuk e mohojnë mundësinë e aktivizimit në Kombëtare të tjera në rast se vjen një ftesë e tillë. Futbolli ynë ka nevojë për talente të tillë ndaj dhe FSHF nuk duhet ti neglizhojë.
Posted on: Fri, 28 Jun 2013 17:49:37 +0000

Trending Topics



WORLD ECONOMY RIGHTS ENVIRONMENT MEDIA & CULTURE LIVING ACTIVISM

Recently Viewed Topics




© 2015