ca gjona te vogla per milanin Sulmuesi i Milanit, Mario - TopicsExpress



          

ca gjona te vogla per milanin Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli, është duke e rrezikuar talentin e tij dhe karrierën. Ka shembuj të shumtë se si temperamenti ka ndikuar keq në futboll dhe natyrisht se talenti rossoner ka edhe shumë për të mësuar nga rastet e lojtarëve me të njëjtat tipare dhe probleme nga e kaluara. Mund të ketë qenë hera e parë që Balotelli dështon të realizojë nga penaltia, por kjo ishte gjëja më e parëndësishme e të dielës mbrëma nga ndeshja e Milanit kundër Napolit në San Siro. Pasi vizitorët kaluan në epërsi herët, Milani kërkoi që të kthente gjithçka dhe vëmendja natyrisht se ishte te numri 45. Balotelli u përgjigj, duke udhëhequr sulmin rossoner, me disa raste të realizuara individualisht, duke qëlluar shtyllën dhe duke u shfaqur tejet i rrezikshëm në momente të caktuara. Në kohën shtesë ai realizoi një gol të bukur, që ishte i pamjaftueshëm, jo për faj të tij. Kjo ishte njëra anë e ‘Super Marios’. Ana tjetër e tij ishte po ashtu një që e njohim. Gjatë gjithë ndeshjes, Balotelli testoi gjyqtarin Luca Banti dhe asistentët e tij me gojë dhe me veprimet e tij në fushë. Një përzierje e shkathtësisë së tij me tendencën për të kërkuar kontaktin me kundërshtarët, e bëri të vështirë punën për gjyqtarin, që të ndajë të gabuarën nga më e gabuara. Sa herë ai nuk reagoi në të mirë të Milanit, ishte sulmuesi italian ai që shkoi në veshin e tij. Ishte dialog konstant gjatë gjithë ndeshjes mes gjyqtarit dhe Balotellit. Vërshëllima e fundit e gjyqtarit erdhi pas një dueli të ashpër me Valon Behramin, i cili ngriti temperaturën e Balotellit. Në proces, ai u konfrontua me gjyqtarin sikur gjatë gjithë takimit dhe u ndëshkua me karton të kuq, ashtu sikurse edhe me një suspendim prej tri ndeshjesh. Është brengosëse se edhe pas një prej paraqitjeve të tija më të mira ndër vite, njerëzit po flasin për pikat e tij negative. Tregimi për Balotellin nuk është i panjohur. Ka shembuj të shumtë që tregojnë se si talentët e rinj me karakter kontravers kanë dështuar të lënë gjurmë të tyre për shkak të gjesteve në fushë dhe jetës së tyre jashtë fushës. Një ish-bashkëlojtar i Balotellit, Adriano, kishte vështirësi të njëjta pasi arriti të ngriste në këmbë me talentin e tij gjithë botën në kohën kur ishte te Interi. Ish-ylli i Flamengos arriti të realizonte 40 gola në 18 muajt e parë si lojtar i Interit. Por, ai shkaktoi brenga të mëdha në klub për shkak të rikthimeve të vonshme nga ndeshjet me kombëtaren, paaftësisë për të mbajtur një nivel të qëndrueshëm të peshës, gjithë kjo falë pasionit për jetën e natës. Një huazim te Sao Paulo dëshoti të rikthente Adrianon në kohërat e vjetra dhe teksa vështirësitë e tij vazhduan, ai deklaroi pensionim të hershëm për shkak të depresionit. Përkundër rilindjes së tij në ekipin e Flamengos që fitoi titullin në vitin 2009, karakteri i brazilianit nuk ndryshoi. Ai është thënë se po bënte biznes me dilerët e drogës në Brazil dhe ishte fotografuar duke mbajtur armë, duke marrë bashkëlojtarët nëpër festa, e madje edhe u lëndua gjatë një nate të ‘zjarrtë’. Sezone të errëta te Roma dhe Corinthians e mbaruan karrierën e tij, me 31-vjeçarin që nuk luan tash e dy vjet. Fotografitë e fundit të Adrianos e shfaqin një hije të atij ylli të ri që shkëlqeu dhe ishte model për fëmijët dikur. Një brazilian tjetër i famshëm që u transferua në celulit me jetën e tij, ishte Heleno de Freitas, i cili portretizohet më së miri në filmin “Heleno”. Heroi që nuk u shfaq kurrë ishte shpresa e futbollit brazilian në vitet 1930-1940, por konflitet e vazhdueshme me bashkëlojtarët dhe menaxhmentin e klubit i kanë dhënë fund karrierës së tij. Stili i tij i egër i jetës kishte për rezultat skandalin e vitit 1949, kur ai mbajti një revole pa plumba në kokën e trajnerit të Vasco De Gamas, Flavio Costa. Por, përderisa ka edhe emra si Paolo Di Canio, George Best dhe Antonio Cassano që po ashtu shihen si shembuj të asaj se çfarë mund t’i ndodhë një talenti nëse nuk fokusohet t’i përmirësojë gabimet, ka edhe të atillë që arritën të mposhtin ‘demonët’ e tyre dhe të kenë karriera fantastike. Diego Maradona ishte besuar se do të dështonte në fillim të karrierës së tij, gjithë kjo falë sjelljeve dhe karakterit të tij. Pasi e la Botërorin e vitit 1982 pas përjashtimit në ndeshjen ndaj Brazilit, ai u kacafyt me menaxhmentin te Barcelona dhe ishte përfshirë në një rrahje të madhe në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos. Në këtë moment Maradona kishte edhe varësinë ndaj kokainës që po i jepte hije të zezë karrierës së tij. Por, ai e ktheu jetën e tij normale duke arritur mjaft sukses me Napolin në vitin 1984, duke fituar dy Scudetto me klubin dhe pothuajse vet e fitoi Botërorin në vitin 1986. Karakteri i tij u rikthye më vonë gjatë karrierës së tij, por ai tejkaloi telashet mjaft sa për t’u konsideruar një prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit. Një histori tjetër që rallë përsëritet është ajo e Frank Rijkaard. Holandezi debutoi për kombëtaren e tij si tinejxher, por temperamenti i tij, urrejtja ndaj njerëzve autoritarë dhe zënkat me menaxhmentin, sidomos me trajnerin e tij te Ajaxi, Johan Cruyff, kanë bërë që të duket se ai kurrë nuk do të shfrytëzonte talentin e tij. Por, kalimi i tij te Milani e solli më të mirën prej tij, duke i ndihmuar që të rritet si person dhe si lojtar të bëhet një prej më të mirëve në botë. Probleme të her pas hershme shfaqeshin, por vlen të përmendet konfrontimi i tij me Rudi Vollerin në vitin 1990, që përfundoi me pështyerjen nga ana e holandezit te ylli gjerman. Megjithatë, Rijkaard mbahet mend si një prej mesfushorëve më të mirë në histori, falë aftësisë së tij për të tejkaluar problemet e hershme.
Posted on: Mon, 30 Sep 2013 18:20:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015