dmond Spaho, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike dhe - TopicsExpress



          

dmond Spaho, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike dhe deputet i kësaj force politike, si shumë të tjerë, është i bindur se votat e të djathtës kanë shkuar për LSI-në. Duke folur për gazetën Panorama, ai i komenton kështu shkaqet e humbjes në zgjedhje: “Kur humbet në zgjedhje të përgjithshme, forca politike në radhë të parë duhet të shohë brenda saj se çfarë nuk shkoi mire. Në këtë kuptim, segmente të caktuara në qeverisje mund dhe duhej të kishin funksionuar më mirë, sikurse kemi pasur rënie në organizimin e PD-së në nivele të ndryshme të saj dhe mungesë reflektimi ndaj shqetësimeve që ngriheshin nga baza e partisë dhe qytetarët. Arsyet e brendshme lidhen me qëndrimet e PD-së ndaj disa forcave politike, të cilat ishin bashkëqeverisëse me të gjatë mandatit tonë të dytë. Rezultati zgjedhor tregon se rrjedhja e votave të PD nuk ka shkuar te PS, por kryesisht te partitë aleate të së majtës, më parë pjesëtare të koalicionit qeverisës të PD-se. PS ka një rritje të papërfillshme në vota dhe numër deputetësh në krahasim me zgjedhjet e vitit 2009. Gjatë fushatës zgjedhore, në terren u evidentua qartë që një kategori votuesish të djathtë dhe neutralë preferoi pragmatizmin në formën e ofertave që morën për vende pune ose përfitime financiare nga forca të tjera politike. Nga shkaqet e jashtme do të përmendja disa premtime demagogjike të së majtës, si shëndetësia falas, heqja tërësore e taksave për biznesin e vogël, ulja e taksave për 95% të shqiptarëve etj., të cilat zunë vend në një pjese të elektoratit, me gjithë pamundësinë për t’u realizuar”. Sipas tij, Berisha nuk është i vetmi përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve, por të gjithë kanë përgjegjësitë e tyre
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 08:53:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015