jë Zot vlerësohen veprat e mira, gjë kjo që përforcon besimin - TopicsExpress



          

jë Zot vlerësohen veprat e mira, gjë kjo që përforcon besimin dhe na mundëson që t’i afrohemi gjithnjë e më tepër mëshirës së Zotit. Të shpenzosh nga pasuria për të mirën e përgjithshme është një nga detyrat kryesore për çdo mysliman. Kjo kryhet në dy mënyra: me detyrim dhe me vullnet. Zekati për të cilën folëm është një masë e detyrueshme që përdoret në dobi të njerëzve të varfër dhe në ngritjen e veprave kulturore të dobishme që i shërbejnë mbarë shoqërisë si: ndërtimi i xhamive, bibliotekave, shkollave, rrugëve, ujësjellësve e çdo vepre tjetër në dobi të shoqërisë. Allahu u premton besimtarëve se sa më shumë të shpenzojnë për vepra bamirëse aq më shumë u shtohet pasuria dhe mirëqenia e tyre. Në Kuranin e madhërueshëm thuhet: “Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, i shëmbëllejnë atij që mbjell një kokërr nga e cila dalin shtatë kallinj, ku secili kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shton (shpërblimin) edhe më tepër kujt të dëshirojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.” (Bekare, 261) Kështu myslimani zekatin e jep me dëshirë. Ai ka besim të plotë në premtimin e Allahut që pasuria e tij jo vetëm nuk pakësohet, por do t’i shtohet gjithnjë e mëshumë në saje të punës që ai bën. Për besimtarin mysliman dhënia nga pasuria e tij nuk kufizohet vetëm me zekatin. Ai do të shpenzojë nga pasuria e tij çdo herë që ta shohë të nevojshme për të zgjidhur problemet e jetës për njerëzit që e rrethojnë dhe shoqërinë ku jeton. Tanimë edhe ndër ne është bërë traditë dhënia e Sadakai Fitrit me mbarimin e muajit të madhërueshëm të Ramazanit, prerja e kurbanit për Bajram dhe shpërndarja e mishit për të varfrit e nevojtarët. Zekati e detyron myslimanin të mbajë llogari të pastra e të rregullta pasi një llogari e rregullt të informon me saktësi mbi detyrimet që ke ndaj Allahut dhe shoqërisë për të shpenzuar nga pasuria jote për realizimin e zekatit. Nuk kemi ndër mend, në këtë shkrim, të sqarojmë me hollësi se si duhet llogaritur dhënia e zekatit. Duam vetëm t’i kujtojmë lexuesit se zekati jepet për çdo vit, në masën 2.5 % ose 1/40 të pasurisë. Zekati është një sakrificë e detyrueshme për çdo mysliman që zotëron njëfarë pasurie. Myslimani duhet të skarifikojë për të siguruar lumturinë e njerëzisë, dhe këtë e bën nëpërmjet zekat
Posted on: Mon, 29 Jul 2013 11:27:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015