kademi përkujtimore, prof. Nexhat Mustafa fanari që nuk shuhet - TopicsExpress



          

kademi përkujtimore, prof. Nexhat Mustafa fanari që nuk shuhet kurrë Në 80 vjetorin e lindjes së prof. Nexhat Mustafës, një nga emrat dhe figurat më të ndritura të trevës së Strugës, Shoqata e Historianëve Shqiptar dega në Strugë, në bashkëpunim me Këshillin organizativ, organizuan një Akademi përkujtimore për këtë personalitet të jetës shoqërore, politike, arsimore, kulturore, figurë poliedrike dhe erudit i pashoq nga Struga, që u mbajt në Art Teatrin “Poshka”.. “Ishte dhe mbeti i madh Nexhat Mustafa, ishte meteor që na printe dhe na prinë edhe në këtë përvjetor, duke ndriçuar rrugët që na i trasoi dhe i la për brezat që do të lindin nga gjiri i popullit tonë”- u than ë fillim të referatit të përgatitur, fill pas vargjeve të poezisë së Nexhat Mustafës,“Kjo tokë nuk është mallkim” që e deklamoi Tahir Hoda, duke shtuar se emrat dhe fyturat e ndritura kanë vetëm një datë, atë të lindjes. “Emrat e fytyrave të ndritura kombëtare kanë vetëm një datë - atë të lindjes, se rrojnë dhe mbeten të përjetshëm. I tillë ishte dhe mbeti zoti Nexhat. Ai ishte një meteor që na prin si fanari edhe në këtë përvjetor. Ai ndriçoi rrugët që trasoi dhe i la pas edhe për brezat që do të lindin nga gjiri i popullit tonë. Nexhati ynë i madh: Na lejo të të urojmë ditëlindjen tënde të 80-të, jo vetëm në cilësinë e babait , gjyshit, edukatorit, shokut dhe krijuesit, po edhe të një meteori që zë vend në panteonin që krenar qëndron në piedestal. Ne me pietet të kujtomë sidomos tani që na mungon e na duhesh kaq shumë. Të flasësh për ty Nexhati ynë i dashur, njeri i përmasave të medha, është një peshë e rëndë, me të cilën e ndjejmë veten të vegjël për ta bartur mbi shpinë veprën tënde që na e le trashëgim”. Në vazhdim të referatit kushtuar prof.Nexhat Mustafës u theksua se është privilegj të flitet për te sepse ishte dhe mbeti i madh. Emri, jeta, veprat, virtytet, karakteri, sinqeriteti, humanizmi, toleranca, mirëkuptimi, shpirti i madh dhe kompleksiteti i bëmave të tija, janë një grusht i vogël fjalësh që mund t`i themi për te, dhe gjithmonë do të jenë pak. Të gjithë ne që kemi bindjen se e njohëm këtë birë të madh të Strugës që e lindi dhe e rriti, janë shumë larg asaj që realisht e kemi ditur dhe e dimë. Ai me modestinë që e madhëronte edhe më shumë, s`foli kurrë për vete, as u kujdes për fatin e vet, po për të tjerët. Lëvdoi të tjerët qoftë edhe kur meritat të takonin atij”. Në shënimet biografike, në referatin e paraqitur u tha: “Nexhat Mustafa u lind këtu e 80 vjet më parë më 15 qershor 1933 në Strugë. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje ndërsa shkollën e mesme të mësuesisë e filloi në Shkup dhe e kreu në Tetovë. Punoi mësues në Gjorçe Petrov dhe Gërçec të Shkupit për dy vjet. Vijoi studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në grupin Biologji-Kimi. Kthehet në Strugë ku punoi derisa u pensionua. Më vonë i vijoi studimet në Prishtinë në Fakultetin e Biologjisë ku u diplomua me sukses siç dinte vetëm ai. Pastaj regjistrohet në studime pasuniversitare në Zagreb. Me punën e tij prej mësuesi, mbetet i paarritshëm ndër bashkëkohanikët. Në shtator 1960 mori ditarin në dorë për të mbajtur orën e parë mësimore para gjeneratës së parë të Gjimnazit në Strugë, të cilin ai e formoi duke qenë anëtar i Komitetit të rrethit. Viti 1967 Nexhatin e gjen në krye të detyrës si sekretar i parë shqiptar në Komitetin Komunal të Strugës, i pari dhe i vetmi në historinë e politikës në kuadër të Strugës ndër vite. Ishte viti jubilar i 500 vjetorit nga vdekja e Skënderbeut, viti 1968 dhe 60 vjetori i Kongresit të alfabetit. Intelektualët shqiptarë të Strugës, me përkrahjen e tij formojnë Shoqërinë Kulturo Artistike “Migjeni” e cila do t`i këndonte më në fund këngët e pakënduara shqipe deri atëherë në këto anë. Këngët u kënduan, po dhe kalvari i diferencimeve filloi. Ato këngë Nexhatit i kushtuan shumë, duke qenë i përndjekur këmba-këmbës ndër vite. Mbeti i izoluar në kabinetin e tij të Biologjisë nën mbikqyrje totale, por ai nuk u thye kurrë. Gjithmonë këndonte “dalë nga dalë po vjen behari” edhe në çastet më të vështira duke na dhënë kurrajo ne brezave të rinj që ishim shresa e tij për të ardhmen e kombit. Punoi në projektin e Festivalit “Këngë Jeho”. U angazhua për një Universitet shqip, gjurmëve të të cilit shkuan përkrahësit e Universitetit të Tetovës që shumë shpejt u bë realitet. Kontributin e tij e gjejmë edhe në formimin e Unionit të Intelegjenciës së shqiptarëve në Maqedoni. Ishte anëtar i kryesisë qendrore në Shkup dhe kryetar i degës së Strugës, detyrë që e kreu me sukses. Angazhohet në formimin e Teatrit “ Sofra” në Strugë, ku qe dhe anëtar i kryesisë dhe udhëhoqi me këshillin artistik të saj. Sukseset më brilante të aktiviteteve të këtij teatri i takojnë kohës së Nexhatit. Ata ishin dhe mbeten për t`ua patur lakmi, sidomos tani që puna e “Sofrës” është shuar dhe teatri u la në harresë”. Duke u ndalur në krijimtarinë leytrate të Nexhat Mustafës, mes tjerash u tha: “Fillmisht merret me vargje poetike. Botoi në shtypin e kohës dhe më 1973 doli në dritë përmbledhja me poezi “Kur bulzat shpërthejnë“. Intenzivisht u muar me dramaturgji. Vepra e tij e parë dramatike është “Gjaku” që u botua më 1979. Aty ngërthen çështjen e gjakmarrjes, një plagë shekullore e jona, të cilën Nexhati e trajtoi në mënyrë intelektuale si mësim se jeta duhet të jetohet. Ndaj për këtë edhe e ripagëzoi më vonë me emrin “Jeta”, vepër e cila ishte dhe mbeti dashuria e tij e parë në fushën e dramaturgjisë. Ajo u bë frymëzim për të dalur në dritë “Mall e dashuri”, “Leka i madh”, “Pesha e dheut”, “I përndjekuri”, “Magjistër Drini”, “Hiroshi”, “Dervish Cara” etj. Fytyrat e ndritura kombëtare ishin frymëzim i tij, ndaj u muar me Lekën dhe me Dervish Carën,pastaj shpërnguljen për në Anadoll përmes mallit për atdhe. Veprimtaria e tij në fushën e krijimtarisë u përmbyll me librin “Shpëtimi nga golgota” që u botua disa ditë para se të ndërronte jetë, kur pena e tij prej krijuesi poshoi së shkruari. U muar me përkthime, vështrime kritike, eseistikë, artikuj e shkrime nga metodika e mësimdhënies, didaktika dhe sa e sa të tjera në shtypin e kohës, gjithmonë i pëlqyer dhe i mirëpritur nga lexuesit. Në emër të kryetarit të komunës së Strugës, me një fjalë rasti, të pranishmit i përshëndeti Lavdrim Elmazi, i cili ndër të tjera theksoi: “ Sot para nesh del figura e tij, buzëqeshja plot ëmbëlsi që ia falte secilit nxënës, urtësia që përmbante mençuri shembëlltyra dhe rrezatimi i personalitetit. Të gjithë struganët dhe intelektualët e trojeve mbarëshqiptare e kujtojnë me pijetet dhe admirim sidomos ata që patën rastin dhe nderin ta njohin përmes veprave e sidomos ata që e njohën nga afër. Nexhat Mustafa është shembëlltyra vet”. Me këtë rast, kujtime për prof.Nexhat Mustafën evokuan Akademikët, prof.Dr. Pandeli Çina nga Tirana dhe prof.Dr.Ali Aliu. Akademik prof.Dr. Pandeli Çina, duke shprehur emocione të theksuar, mes tjerash tha se prof.Nexhat Mustafa ishte figurë madhore e çështjes kombëtare, intelektual i pashoq që tërë veten ia kushtoi kombit. Ndërkaq, Akademik prof.Dr.Ali Aliu tha se prof.Nexhat Mustafa ishte strumbullari i intelektualëve dhe shtëpia e tij ishte “stacion i pakalueshëm” që domosdo do të ndaleshin ku do të bisedonin vazhdimisht për projekte të reja me vlera dhe rëndësi kombëtare. Këngëtari Agim Poshka, pos ndihmesës së madhe në realizimin e kësaj Akademie, para të pranishmëve në ambijentet e Art Teatrit “Poshka”, u paraqit “live” me dy pika muzikore, të këngëve ku autor i teksteve ishte Nexhat Mustafa. Vjosa Dika, mbesa e prof.Nexhat Mustafës u paraqit me vargjet poetike “Gjyshit tim”, kushtuar prof. Nexhat Mustafës, ndërsa Valben Mustafa, djali i prof.Nexhat Mustafës, përshëndeti të pranishmit dhe faleminderoi për respektin e treguar për babain e tij, këtë figurë që ishte dhe mbeti fanar i pashuar kurrë. (M.Latifi/INA)
Posted on: Sun, 16 Jun 2013 20:30:24 +0000

Trending Topics



min-height:30px;">
Borussia 93 Rendsburg – Osterbyer SV 2:1 (1:1) Ein gutes
Things just keep looking worse day by day for our coal miners and
Chicas con Outlet Importaciones De Marca consigues JORDAN FOR
Jonathan Richard Guy Jonny Greenwood (born 5 November 1971) is an
Vegan Indian Cooking: 140 Simple and Healthy Vegan
Neither family relationship nor love nor sympathy nor anything

Recently Viewed Topics




© 2015