kete lloj shkrimi, nuk e shkruan ndonje udbash apo spiun, por - TopicsExpress



          

kete lloj shkrimi, nuk e shkruan ndonje udbash apo spiun, por fundrrinat e gazetes antikombetare Bota Sot Tirana zyrtare e donte LPK-në në pushtet (2) Ka qenë shokuese kur i dënuari për krimin e tentim-vrasjes të një kuadri, vetëdenoncoi për përfshirjen në provë-atentatin kundër Presidentit Rugova, së bashku me tre instruktorët e tij. Këta djemë bastardë, të ardhur nga rruga e diskotekat, i njihte si parën e kuqe Sigurimi famëkeq Shqiptar, përgjatë kohës që kishin punuar në përfaqësitë diplomatike. Sigurimi enverian, në koordinim me shefat pushtetarë, dhunues e përkallës të Shqipërisë, me qëllimin e vetëm për ta rivendosur dogmën komuniste në Shqipëri, i njohën dhe i hetuan lakmitë, për para dhe pushtet, të djemve huliganë të Kosovës. Ekipi kundërakombëtar social-komunist në pushtet, në Shqipëri, projektoi sabotimin e luftës në Kosovë, duke u kufizuar vetëm në autonominë e vitit 1974. Projektin e legalizoi Fatos Nano, kur pas takimit me kreun e Serbisë, Millosheviç, u tha shqiptarëve të Kosovës se kryeqyteti i tyre është Beogradi! Në krye të çmontimit, shkatërrimit të institucioneve paralele të Kosovës, u vunë akademik Rexhep Qosja dhe simboli i rezistencës të dikurshme Adem Demaçi, me disa ish-burgaxhinj të Kosovës, të prirë nga Jakup Krasniqi me shokë. Pjesë e këtij projekti makabër ishte edhe eliminimi i pengesave, për ta arritur pushtetin më vonë, qoftë edhe me një autonomi. Ndarja e faktorit ushtarak, vrasja e Ministrit të Mbrojtjes, ekzekutim që u parapriu vrasjeve të tjera seriale, përgjatë dhe pas luftës, ishte i koordinuar me Serbinë, me qëllim të sabotimit dhe të dështimit të luftës dhe kthimin e saj në masakër. (Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)
Posted on: Wed, 27 Nov 2013 18:11:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015