lerësimi i rritjes te fëmijët Shumë faktorë ndikojnë - TopicsExpress



          

lerësimi i rritjes te fëmijët Shumë faktorë ndikojnë në rritjen e fëmijës duke e përfshirë këtu edhe trashëgimi n ë, ushqimin dhe gjendjen shëndetësore. Mund të vlerësohet në shumë mënyra. Nëse ushqimi është adekuat dhe nëse nuk ekziston ndonjë sëmundje kronike shumica e fëmijëve arrijnë rritje dhe zhvillim normal. Bebet Bebet dhe fëmijët zakonisht nuk rriten në mënyrë ideale të barabartë-ata kanë tendencë të rriten në “periudha”. Te ata ndryshim në lartësi dhe peshë shfaqet për kohë të shkurtë. Viti i parë i jetës është periudha e rritjes më të shpejtë. Mesatarisht në vitin e parë, bebe e lindur me 3.2 kg do ta trefishojë peshën dhe do të peshojë rreth 10 kg. Fëmijët e vegjël Në vitin e dytë normal rritja ngadalësohet, fëmija mesatarisht shton në peshë nga 2-3 kg çdo vit të ardhshëm deri në “majën” e madhe të dytë që ndodh në pubertet. Metodat për vlerësimin e rritjes Ekzistojnë mënyra të ndryshme që të vlerësohet rritja të fëmijët dhe adoleshentët. Më shpesh përdoren këto : * Matjet themelore që përfshijnë peshën , lartësinë dhe madhësinë e kokës. * Vlerësimi i përmbajtjes trupore, siç është indi dhjamor dhe masa muskulare. * Njehsimi i BMI (body mass index) * Krahasimi me standardet-duke i shfrytëzuar vijat e rritjes dhe hartat e rritjes, të cilat mundësojnë matjet të interpretohen objektivisht. Vlerësimi i përmbajtjes trupore Përfshin disa matje ekzakte siç është përcaktimi i indit dhjamor dhe masës muskulore. Ato janë matje të shtrenjta, të komplikuara dhe që realizohen me vështirësi. Zakonisht shfrytëzohen në hulumtimet mjekësore. Indeksi i masës trupore (BMI) Përcaktimi i BMI është mënyra më e shpeshtë që të vlerësohet se një i rritur a është nën peshën normale për të, me peshë normale, ose mbi peshën normale. Ky është një numër që e interpreton peshën në relacion me lartësinë e atij personi. Njehsohet ashtu që pjesëtohet pesha e shprehur në kilogramë me lartësinë e shprehur në metra katrorë. BMI te fëmijët dhe adoleshentët Nëse BMI është prej 20-25 atëherë llogaritet si peshë e shëndoshë. Kjo vlen për të rriturit por, nuk vlen për fëmijët. Te të rriturit, rritja ka mbaruar dhe nëse BMI është më e lartë kjo tregon se sasia e indit dhjamor është e zmadhuar. Fëmijët rriten dhe te ata sasia e indit dhjamor ndryshon tërë kohën si edhe BMI i tyre. P.sh., ky indeks është më i vogël gjatë moshës parashkollore e pastaj rritet deri në pubertet dhe deri në periudhën e të rriturit. Vijat standarde dhe hartat e rritjes Këto harta shfrytëzohen për vlerësimin e rritjes te fëmijë t . Ato janë fituar nga hulumtime të mëdha mbi popullatën dhe e pasqyrojnë diapazonin normal të lartësisë dhe të peshës, për popullatën e dhënë, në cilëndo moshë, deri në periudhën e të rriturit. Në vendin tonë shfrytëzohen harta internacionale të rritjes, të cilat janë përpunuar në bazë të hulumtimeve mbi popullatat nga më shumë shtete të ndryshme. Kur të drejtoheni te mjeku? Nëse jeni të brengosur rreth rritjes së fëmijës tuaj ose nëse keni çfardo pyetje dhe paqartësi në lidhje me këtë. Ku të drejtoheni për ndihmë? * Pediatrit tuaj * Klinika e Pediatrisë-Ambulanca Endokrinologjike
Posted on: Wed, 23 Oct 2013 18:01:13 +0000

Trending Topics



style="min-height:30px;">
“THERE ARE MANY PLANS IN MAN’S HEART, (Nevertheless the
Yall need a BABY SISTER ???? Any of my FACEBOOK FRIENDS I am
ANXIETY AND PANIC ATTACKS ( FOR THOSE WHO DONT LIVE WITH IT) its
DRUMROLL .... Hi dear Friends and Followers Yesterday we had
Cyber Monday Black Friday Sales ** LED LENSER 880096 Led lenser
Even tho it is overcast, the sun is struggling to come out! Got
Time to Deliver.. It’s Time… Night one of the Australian F500

Recently Viewed Topics




© 2015