malsia.eu/Letersi_Rexhep_Dedushaj.htm Posa u lejua përdorimi i - TopicsExpress



          

malsia.eu/Letersi_Rexhep_Dedushaj.htm Posa u lejua përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar nga organet federative, të njëjün e solli dhe e shpaloi edhe në këto gryka intelig-jenca e re vendase, e udhëhequr nga "Pipthi i Adem Demacit" -siç e quan Xhafer Shatri, Binak Ulajn. Binaku u dënua në vitin 1974 në Prishtinë me 5 vjet burg?! Por UDB-a posrankoviqiane e zbuloi patentin e ri si ta pengo-jë këtë shkollim dhe ngritje të hovshme të shqiptarëve: Duke filluar që nga viti 1968 e nxiti shpërnguljen e tyre jashtë Jugosllavisë, në fillim, në shtetet e Evropës Perëndimore e pas¬taj përmes kanaleve të ndryshme e sidomos përmes "kanalit të Mexikos", në SHBA, i cili fatkeqësisht u ndihmua edhe nga disa shqiptare. Fëmijëve 14-15 vjecarë, por edhe atyre të rritur, duke mos u krijuar kurrfarë mundësie për punësim dhe perspektive për jetën në këtë krahinë, ua lëshonin pasaportat dhe i përcjellnin në rrugë të paktnim, një pjesë e mirë e të cilëve ngeli përgjithmonë në tokat e huaja, ose u kthye e po kthehet në atdhe në arkivole. Këtë punë të ndyrë organet e pushtetit në Mal të Zi e bënin me paramendime të caktuara. -Të ndalin hovin e shkollimit dhe të ngritjes së shqiptarëve të kësaj ane, duke u bazuar në thënien fashizoide se: "Shqiptar i mirë, apo i ndershëm është vetëm shqiptari i pashkolluar"?! Por mbi të gjitha, qëllim kryesor kishin dhe kanë pastrimin e këtyre viseve nga elementi shqiptar. Gjë që, fatkeqësisht, ia arritën mjaft qëllimit. Sot nëpër vendbanimet e kësaj krahinë kanë mbetur fare pak të rinj. Ka vetëm pleq e plaka. Shkollat shqipe në Vuthaj, Guci, Marünaj e Vishnjevë janë para mbylljes, nga mungesa e nxënësve. Në Vuthaj, fshat me 200 shtëpi, në vitin 1990/91 kishte vetëm 18 nxënës!! Ndërsa shkolla shqipe në Hot është me dyer të mbyllura që nga viti shkollor 1989/90, sepse nga 60-70 shtëpi sa i kishte Hoti dikur, tani kanë mbetur vetëm 10 sosh. Pra lirisht mund të thuhet se atë që nuk e arriti dot Avro Cemi (Cemoviqi) me vrasjen masive të banorëve të kësaj louhine, atë e bëri UDB-a me anë të pasaportave vrastare. Lidhur me shpërnguljet nga kjo krahinë Dom Ukëgjini - prift në kishën e Dolit në një rast shtonte:"... nga ky lokalitet prej vitit 1912 janë shpërngulur 14000 shqiptare. Ata kanë shkuar në Turqi, pjesën qendrore të Shqipërisë, kurse viteve të 60-ta dhe atyre të fundit në SHBA Në SHBA është edhe numri më i madh i tyre, i cili dita-ditës po shkon drejt humbjes së gjuhës, traditës dhe kulturës, drejt asirnilimit (...) Isha në kishë dhe u dëshpro-va shumë kur pashë se mësuesi u ligjëronte fëmijëve në gjuhën angleze..." Rexhep Dedushaj
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 20:39:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015