mbledhja e byrose eksluzive Gazeta boton për herë të parë - TopicsExpress



          

mbledhja e byrose eksluzive Gazeta boton për herë të parë dokumentin ekskluziv Zbardhet mbledhja e Byrosë që zgjodhi pasardhësin e Enverit Dialogu i plotë më datë 13 prill 1995. Muho Asllani: Tiranës ti vëmë emrin Enver Hoxha Fatos Veliu Eshtë 13 prilli i vitit 1985. Vetëm 2 ditë pas njoftimit zyrtar të vdekjes së Enver Hoxhës. Kanë mbaruar të gjitha ceremonitë. Kanë mbaruar edhe shumica e përlotjeve. Tani është koha për zgjedhjen e pasardhësit. Megjithëse ky i fundit nuk kishte më konkurrentë. Për një arsye ose tjetër, çuditërisht ata ose ishin vetëvrarë, ose ishin vrarë nga pushteti. Eshtë hera e para që Ramiz Alia drejton vetëm mbledhjen e Byrosë. Eshtë hera e parë që Enver Hoxha nuk është në krye të kësaj mbledhjeje. Gjithçka thuhet në atë mbledhje do të jetë ndryshimi ose mosndryshimi i viteve të ardhshme. Ndoshta është mbledhja më e çuditshme. Gazeta ka arritur të sigurojë nga persona që kanë jetuar momentet e mbledhjes, të gjithë dialogun dhe debatin. Dokumenti me transkriptimin e të gjithë mbledhjes hedh dritë mbi të gjitha enigmat e asaj kohe. Si u morën vendimet për të emërtuar me emrin e Enverit të gjithë institucionet. Kërkesat absurde për vendosjen e emrit të ish-diktatorit në të gjithë veprat dhe medaljet që jepte shteti. Krahasimi i Enverit me Skënderbeun dhe batutat mes Ramizit dhe anëtarëve të Byrosë. Kush janë njerëzit që kërkojnë menjëherë mbushjen e vendit vakant për sekretarë të parë dhe komplimentet e pafundme për Ramiz Alinë. Për disa numra me radhë gazeta do të zbardhë të plota të gjitha detajet e mbledhjes së parë pas vdekjes së Enver Hoxhës. Pesë propozimet e Ramiz Alisë dhe kush është njeriu që tha emrin e Alisë për pasardhës të Enverit. Gjithçka ndodh në atë mbledhje është humoristike dhe tragjike. Batutat marrin trajtën e një skeçi. Sot, propozimi i Muho Asllanit për të ndryshuar emrin e kryeqytetit nga Tiranë në Enver Hoxha mund të duket qesharak, por në atë kohë vetëm një fjalë e ndante propozimin nga një realitet. Të gjithë pjesëmarrësit, përjashtuar disa që mbijetojnë edhe tani në politikë, nuk dinë çfarë të propozojnë. Janë njerëzit që kishin në dorë fatet e vendit, që vendosnin për të ardhmen. Janë njerëzit që vendosën rregullat për 50 vite në Shqipëri, që vendosën për ekonominë, mbrojtjen, diplomacinë. Janë ata që treguan se kush është e mira e kush është e keqja. Në këto kushte mendimi, propozimi për ndryshimin e emrit të kryeqytetit është vetëm një pjesë e vogël e propozimeve që e sollën Shqipërinë në vitet 90 si vendin më të varfër të kontinentit dhe me siguri që në atë kohë ky propozim nuk të sillte aspak buzëqeshje. PROCESVERBAL I MBLEDHJES SE BYROSE POLITIKE TE KQ TE PARTISE 13 PRILL 1985, ORA 13:30 Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSH, në mbledhjen e datës 13 prill 1985, mori në shqyrtim: 1.- Propozim për marrjen e një vendimi që të përjetësohet vepra e pavdekshme e shokut Enver Hoxha, sekretar i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. 2.- Çështje organizative. Mbledhjen e drejton shoku Ramiz Alia, anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Marrin pjesë anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, shokët: Adil Çarçani, Hajredin Çeliku, Hekuran Isai, Lenka Çuko, Manush Myftiu, Moho Asllani, Pali Miska, Rita Marko, Simon Stefani, Besnik Bekteshi, Foto Çami, Llambi Gegprifti, Prokop Murra, Qirjako Mihali si dhe sekretari i Komitetit Qendror të PPSH, shoku Vangjel Çërrava. ZHVILLIMI I MBLEDHJES 1. PROPOZIM PËR MARRJEN E NJE VENDIMI QE TE PERJETESOHET VEPRA E PAVDEKSHME E SHOKUT ENVER HOXHA, SEKRETAR I PARE I KOMITETIT QENDROR TE PARTISE SE PUNES TE SHQIPERISE SHOKU RAMIZ ALIA: Siç jeni njoftuar, pasdite do të bëhet mbledhja e Plenumit të Komitetit Qendror të Partisë. Duke qenë se është e para mbledhje që bëhet pas vdekjes së shokut Enver unë mendoj që në këtë mbledhje të Plenumit të Komitetit Qendror ta quajmë mbledhje përkujtimore për të nderuar kujtimin dhe veprën e pavdekshme të shokut Enver Hoxha. Së pari, unë kam përgatitur një fjalim përkujtimor, aq sa ishte e mundur në këtë situatë hidhërimi të thellë që po kalojmë, që mendoj se duhet thënë në Plenum, sepse ne i kemi dhënë udhëzime tërë Partisë të mblidhet me këtë rast, prandaj është krejt logjike që në këtë mbledhje të Plenumit të bëhet një gjë e tillë. Së dyti: Kam mendimin që në këtë mbledhje të Plenumit të Komitetit Qendror duhet të marrim një vendim për të përjetësuar emrin dhe veprën e shokut Enver Hoxha. Në qoftë se jeni dakord në parim një herë për këto dy çështje, veçanërisht për çështjen e dytë, më lejoni tjua paraqes edhe konkretisht mendimin tim. (të gjithë shokët janë dakord) SHOKU ADIL ÇARÇANI: Unë propozoj që në rendin e ditës të mbledhjes së Plenumit të Komitetit Qendror të vëmë edhe pikën Çështje organizative: zgjedhja e sekretarit të parë të Komitetit Qendror të Partisë. SHOKU RAMIZ ALIA: Po mirë, në qoftë se e gjykojmë se duhet bërë edhe zgjedhja e sekretarit të parë të Komitetit Qendror të Partisë, këto tri çështje mund të jenë si rend dite për mbledhjen e Plenumit të Komitetit Qendror.(Shokët shprehen dakord). Përsa i përket çështjes së përjetësimit të emrit dhe veprës së shokut Enver, natyrisht ne çdo gjë mund të bëjmë për shokun Enver dhe pak është, se vetë Shqipëria është vepër dhe monumenti më i madh i tij. Megjithatë, unë kam këto propozime, që me një pjesë të madhe të shokëve, në mënyrë të pjesshme ndoshta, i kam biseduar: Së pari, propozoj që të ngrihet përmendorja e shokut Enver në kryeqytetin e atdheut, Tiranë, si dhe në vendlindjen e tij, në qytetin e Gjirokastrës. Së dyti, propozoj që Universiteti i Tiranës të marrë emrin: Universiteti i Tiranës Enver Hoxha. Kjo më duket një gjë e goditur, se universiteti është qendra më e madhe kulturore shkencore te ne, qendër e përgatitjes së kuadrove të tërë vendit, një qendër e rëndësishme e rinisë, inteligjencës etj. Së treti, propozoj që Organizata e Pionierit të marrë emrin Pionierët e Enverit. Shokëve që janë më të vjetër këtu, u kujtohet se mbas çlirimit kemi pasur një këngë: ne trimat e Enverit, me idealin në gji.... e të tjera. Të tërë e kemi parasysh sa dashuri të madhe kishte shoku Enver për brezin e ri dhe sa shumë e donin atë fëmijët. Së katërti, propozoj që Porti detar i Durrësit të marrë emrin porti detar Enver Hoxha. Përveç se është porti më i madh në vendin tonë, dihet që atje filloi lufta kundër okupatorëve fashistë italianë. Duke marrë emrin e udhëheqësit të lavdishëm të Partisë, shokut Enver Hoxha, ky port do të jetë gjithmonë një kështjellë e patundur e popullit tonë. Së pesti, propozoj që ndërmarrja bujqësore në qendër në Plasë në rrethin e Korçës të marrë emrin ndërmarrja bujqësore Enver Hoxha. Të tërë ne e dimë se si ka luftuar shoku Enver për përhapjen e përvojës së Plasës në drejtim të përqendrim-specializimit, bile këtu në Byro disa herë është ndeshur me Mehmet Shehun për këtë çështje. Mendoj që edhe si ndërmarrje ajo është e përparuar dhe besoj që gjithmonë do ta mbajë me nder këtë emër. SHOKU ADIL ÇARÇANI: Nuk kemi asnjë ndërmarrje bujqësore me emrin e shokut Enver. SHOKU RAMIZ ALIA: Me emrin e shokut Enver keni rreth gjashtë kooperativa bujqësore, si për shembull, kooperativa e Zharrëzës në rrethin e Fierit e të tjera, ndërsa ndërmarrje bujqësore me këtë emër nuk kemi. Këto ishin pesë propozimet që kisha unë. Nuk e di çthonë shokët. SHOKU RITA MARKO: Mund të shtoj edhe një propozim tjetër? SHOKU RAMIZ ALIA: Po ne për këtë qëllim jemi mbledhur, që të diskutojmë. SHOKU RITA MARKO: Unë propozoj që, ashtu si kemi dekoratat e larta Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste, të jetë edhe Urdhri Enver Hoxha. SHOKU RAMIZ ALIA: Këtë ta studiojmë. SHOKU HEKURAN ISAI: Ka një propozim tjetër nga shokët për të bërë shokun Enver Hero Kombëtar. SHOKU RAMIZ ALIA: Për Hero Kombëtar nuk kemi ndonjë dekoratë të veçantë, se është dekorata Hero i Popullit, po ne shokun Enver do ta quajmë edhe hero Kombëtar, edhe udhëheqës legjendar. SHOKU ADIL ÇARÇANI: Hero i Popullit, ajo është. SHOKU HEKURAN ISAI: Unë e bëra këtë propozim se kam dëgjuar se Skënderbeut i themi Hero Kombëtar. SHOKU RAMIZ ALIA: Edhe Enver Hoxhës do ti themi Hero Kombëtar, bile siç e patë dhe në njoftimin e vdekjes, ne i thamë më tepër se Skënderbeut. Po kështu edhe sot në Plenum, në fjalën që do të mbaj do ta theksoj që në historinë e popullit tonë shoku Enver Hoxha zë vendin kryesor, si figura më e madhe e kombit shqiptar, domethënë qëndron mbi Skënderbeun e mbi këdo tjetër. SHOKU MANUSH MYFTIU: Skënderbeu luftoi 25 vjet ... SHOKU RAMIZ ALIA: Nuk është puna se luftoi 25 vjet, po Skënderbeu ishte patriot i madh, kurse Enver Hoxha ishte jo vetëm një patriot e një luftëtar i madh për liri e pavarësi, por ishte dhe për transformimin shoqëror, pra për komunizmin. SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Për kombinatin e autotraktorëve Enver Hoxha ka pasur gjithnjë mendime të ngrihet një përmendore e shokut Enver. Unë nisem nga ajo që kombinati i tekstileve Stalin e ka përmendoren e Stalinit. SHOKU RAMIZ ALIA: Këtu bëhet fjalë për përmendore në shkallë kombëtare, jo për qendra pune. Kur themi të ngrihet përmendorja e shokut Enver në Tiranë, më vonë do ta diskutojmë se ku do të vihet, tani nuk mundet ta mendojmë, por fundi i fundit, po të jetë për mua, unë e vendos aty ku do të vendosej Monumenti i Lirisë. Në të njëjtin shesh të jenë Skënderbeu dhe Enver Hoxha. SHOKU SIMON STEFANI: Më mirë se atje ska. SHOKU ADIL ÇARÇANI: Këto propozime janë shumë të mira dhe me vend. Mendime për ti dhënë emrin e shokut Enver ka edhe për lagjen ku është themeluar Partia. SHOKU RAMIZ ALIA: Për Portin e Durrësit, desha ta bisedoja dhe me Muhon, po nuk e gjeta, kështu që e bëra këtu propozimin, por po të ketë ndonjë gjë, Muhoja le ta thotë. SHOKU MUHO ASLLANI: Jo skam gjë. SHOKU RAMIZ ALIA: Ndërsa për lagjen 8 Nëntori, ku është themeluar Partia, bisedova me Foton dhe ai jep si argument që ajo është një lagje si gjithë të tjerat. Qyteti i Tiranës ka gjithsej 10 lagje dhe si ndarje administrative pak ndryshojnë. Ndonjë peshë nuk është, edhe fundi i fundit lagjet mund të krijohen dhe të emërtohen me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit popullor të Rrethit, pra as me vendim të qeverisë, as të Presidiumit. SHOKU ADIL ÇARÇANI: Në këtë lagje mbase më vonë e prek edhe plani rregullues. SHOKU RAMIZ ALIA: Prandaj mendoj ta lëmë një herë dhe në qoftë se më vonë gjykohet për ta bërë një gjë të tillë, gjejmë raste të tjera përvjetori. SHOKU ADIL ÇARÇANI: Të pesë propozimet që u bënë këtu janë të një shkalle më të lartë. SHOKU FOTO ÇAMI: Ato janë më me peshë. SHOKU MUHO ASLLANI: Unë propozoj që Tiranës ti jepet emri Enver Hoxha. SHOKU RAMIZ ALIA: Jo, kjo nuk vete, se e para e punës në gjuhën tonë është e vështirë të bëhet lidhja e emrave të qyteteve me të njerëzve, siç e kanë disa vende të botës që u vënë një gradë prapa. Të themi Tirana e Enver Hoxhës nuk shkon, se ne po themi që e tërë Shqipëria është e Enver Hoxhës. SHOKU SIMON STEFANI: Mendoj se mirë janë këto që u propozuan. SHOKU RAMIZ ALIA: Në një grup shokësh që biseduam për këtë problem, patëm në mend edhe punën e qyteteve, por siç e thashë nuk vete. Atëherë shokë, jeni dakord që tia paraqesim Plenumit këto propozime në emër të Byrosë Politike? ( Të gjithë shprehen dakord)... neser do te lexoni Debatet për vendosjen e rendit të ditës në mbledhjen e Byrosë pasditen e datës 13 prill Kundërshtimet e kota dhe debati për vendosjen ose jo të njeriut që do të shkruajë Propozimi i Adil Çarçanit për herë të parë që Ramiz Alia të zëvendësojë Enver Hoxhën Reagimet e pjesës tjetër të Byrosë dhe fillimi i një procesi lavdërimesh për Alinë
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 19:51:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015