met Spahiu (mehmetspahiu@hotmail)Add to contacts 10:16 AM To: - TopicsExpress



          

met Spahiu (mehmetspahiu@hotmail)Add to contacts 10:16 AM To: qamilkolloni@hotmail Picture of Mehmet Spahiu Drejtoria komunale e Arsimit politizon shkollat, thotë LDK-ja Mehmet Spahiu Dragash, 5 shtator – Moskomunikimi me kohë i rezultateve të intervistimit të punëtorëve të arsimit, të cilët kishin konkurruar në konkursin e shpallur nga DKA-ja, ka qenë shkas i reagimit të LDK-së, e cila konstaton se kjo zvarritje është bërë për qëllime politike. “Drejtoria komunale e Arsimit ne Dragash, është treguar tejet e pa përgatitur për fillim te mirëfillte te procesit arsimor. Edhe sot e kësaj dite, drejtori i Arsimit ne Dragash nuk e di numrin e saktë të mësimdhënësve qe do te punojnë ne shkolla, pasi që nuk ka nënshkruar kontrata pune me të pranuarit. Nga 146 kandidatë, të cilët kanë aplikuar për 78 vende pune, shumica po paraqiten nëpër vende te punës pa nënshkrim te kontratave”, theksohet në këtë komunikatë. Sipas kësaj komunikate, drejtori i DKA-së, Hajri Ramadani, edhe pse vjen nga arsimi, nuk është në gjendje të mbrojë kolegët e tij nga shantazhet dhe lojërat politike që po i serohen, siç thuhet, nga arkitekti i se keqes se arsimit në Komunën e Dragashit, nënkryetari i Komunës. “Ai dhe vetëm ai din të përgatis skenarë fyes për mësimdhënësit, dhe po zbatohet nga kryetari i Komunës Salim Jenuzi dhe drejtori Remadani “. Në vazhdim, LDK-ja ia bën me dije Hajri Remadanit, se ai me veprimet e veta po lëndon koleget tij më të cilët ka punuar në ditë të vështira. “Paaftësia jote për t’i mbrojtur koleget tuaj do të mbetet njollë e zezë ne personalitetin tuaj. Ne e dimë se nuk e ke guximin dhe aftësitë për të kundërshtuar bosët tu, ndaj është mirë që sa më parë të japësh dorëheqje se sa të çrregullosh skajshmërisht arsimin”, thekson komunikata. Sipas LDK-së, ky veprim i DKA-së, ka krijuar stres tek punëtorët e arsimit dhe nxënësit, të cilët po sillën kot rrugëve, ndërkaq arsimi paralel edhe më tej po vazhdon me avazin e vjetër, pa ndërmarrë asnjë masë konkrete. Në përfundim të Komunikatës, LDK-ja, duke iu drejtuar drejtorit të Arsimit, thekson se “po ju njoftojmë se nuk fitohet pushteti duke i dhunuar njerëzit e dijes. Vota është shprehje vullneti dhe jo kushtëzim. Mos i keqpërdorni pozitat zyrtare se me mund e gjak i ka krijuar ky popull. Për fat të keq, ju as që dini t’i mbroni dh as t’i çmoni. Ju dini vetëm ti zhvatni, keqpërdorni dhe t’i përshëndetni me përshëndetjen tuaj fatlume Pronto”, konstaton LDK-ja. Drejtori i Arsimit, Hajri Ramadani, duke iu referuar akuzave të LDK-së, përkitazi me fillimin e vitit të ri shkollor, ka theksuar se ai nuk ka kohë të merret me konstatime të subjekteve politike, po është i angazhuar për fillim të mbarë të vitit shkollor. “I terë angazhimi ynë është për një fillim të mbarë të vitit shkollor. Unë disa herë jam dëshmuar se nuk jam njeri i politikës, por i veprimit praktik. Shumica e punëtorëve të arsimit, si ata me mësim në gjuhën shqipe, ashtu edhe ata në gjuhën boshnjake, të cilët i kanë plotësuar kushtet e konkursit, tashmë janë sistemuar nëpër vendet e punës. Kanë mbetur edhe pak vende pune ku nuk kanë konkurruar të kualifikuar, e që besojmë se shumë shpejtë do të plotësohen”, ka premtuar Ramadani.
Posted on: Sun, 08 Sep 2013 12:53:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015