mrmjes BLETE E BARDHE nga Pablo NERUDA Bletë e bardhë - TopicsExpress



          

mrmjes BLETE E BARDHE nga Pablo NERUDA Bletë e bardhë zukat-dehur me mjaltë-në shpirtin tim e vërtitet lehtë në spirale tymi. Jam i dëshpëruari,fjala pa jehonë. Ai që gjithçka humbi,ai që pat gjithçka. I fundmi vrer,thyhet në ty mallim im i fundmi. Në tokën time në shkretim,je i fundmi trëndafil. Ah ti e heshtura ! Mbylli sytë e thellë.Aty nata flatëron. Ah i xhveshuri shtati yt statujë e drojtur. Ke sy të thellë ku nata flatëron. Krahë të freskët lulesh e petalesh trëndafili. Duken gjinjtë e tu si guacka të bardha. vjen dremit mbi barkun tën një flutur hijesh. Ah ti e heshtura ! Kam këtu vetminë ku ti mungon. Shi.Erë e detit gjuan çafkat endacake. Ujët shëtit zbathur mbi rrugët e lagura. Nga ajo pemë qahen,si të sëmura gjethet. Bletë e bardhë,ku je,zukat në shpirtin tim. Rijeto në kohë,e brishtë,e heshtur. Ah ti e heshtura ! Marrë nga "20 poezi dashurie dhe një këngë trishtimi" bot.Toena viti 2003,me përkthimin tim.
Posted on: Fri, 27 Sep 2013 08:20:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015