nje fragment nga intervista dhene gazetes Dnvenik te - TopicsExpress



          

nje fragment nga intervista dhene gazetes Dnvenik te Maqedonise ...Dy kombet, shqiptarë dhe gjermanë, janë trajtuar si plaçkë lufte në këto 100 vjet. Vetë Eduard Grej, në kujtimet e tij, të botuara në 1927, thotë : “Trojet shqiptare i përdorëm si plaçkë lufte për të kënaqur fitimtarët e luftës Ballkanike, që ishin Greqia, Serbia, Mali i Zi. Edhe me Gjermaninë, trojet e saj u ndanë si plaçkë lufte. Në 1989 Gjermanisë iu lejua bashkimi në mënyrë paqësore. Kur iu lejua bashkimi një kombi që ishte trajtuar si plackë lufte, pse të mos i lejohet bashkimi edhe një kombi tjetër europian, siç janë shqiptarët, të copëtuar mbi bazën e teorisë të plaçkës së luftës? Që të mos e lejosh këtë, do të thotë që ti, si Bruksel ke dy koncepte, dy standarde. Një standard për një komb të madh e një standard për një komb të vogël. Kjo nuk quhet demokraci. Kjo quhet kolonializëm dhe shovinizëm demokratik. Për më tepër, Grey pohon se shqiptarët I coptuam për shkak të muslimanizmit. Ndërsa Gjermania për shkak të nazizmit. Dhe të mos lejosh qiptarët të bashkohen do të thotë që në heshtje të preferosh më shumë nazizmin se sa muslimanizmin. Koco Danaj
Posted on: Thu, 15 Aug 2013 19:01:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015