nje shkrim qe nuk duhet lene pa lexuar... VEREMONIA QE NUK E - TopicsExpress



          

nje shkrim qe nuk duhet lene pa lexuar... VEREMONIA QE NUK E NDEROI HEROIN, BERISHA ANULLOI FJALIMIN Nga Lindita Çela Nuk e di nëse Azem Hajdari po të ishte gjallë do të mund të duronte që një sërë njerëzish të rreshtoheshin para këmbëve të tij, për të kryer qokën e radhës. Ceremonia, që duhet të ishte akti më sublim për nderimin e një heroi, nuk ishte gjë tjetër veçse një takim i atyre njerëzve që duhet të shfaqeshin sërish në krah të Azemit, edhe tani pas 15 vitesh që mishi i është tretur. Një ceremonial pa protokoll, ku edhe romët gjeni hapësira për të kërkuar lëmoshë; një ceremonial pa pikën e respektit, jo vetëm ndaj heroit, por edhe ndaj atyre qindra njerëzve që kishin ardhur aty për të nderuar me shpirt Azem Hajdarin; një ceremonial ku të fortët sfidonin radhën për të cekur si hajmali eshtrat e Azemit, ishte gjithë sa ndodhi mesditën e së enjtes në Pallatin e Kongreseve. Nisja e ceremonisë Me të zbardhur dita, efektivë të komisariatit nr.2, nën komandën e Fadil Gecit, tropojanit që krenohej se ka mbajtur trupin e Azem Hajdarit, rrethuan Pallatin e Kongreseve. Rreth orës 9:00 makina e funeralit sjell eshtrat e Heroit të Demokracisë, që natën e kaluan në komisariatin nr 3. Ushtarët e gardës dhe familjarët e të ndjerit kujdeseshin që arkivoli të mbulohej me Flamurin Kombëtar. Në sfond nuk ka muzikë funebër dhe as nuk pati në asnjë sekondë të rreth tre orëve që u zhvilluan homazhet në sallën kryesore të Pallatit të Kongreseve. Nuk kishte bandë frymore apo dhe efektivë të gardës të rreshtuar, jo vetëm për të nderuar një hero, por mbi të gjitha për të dëshmuar seriozitetin e shtetit shqiptar me viktimat e tij. Ca minuta më vonë, vijnë miqtë e parë të Azem Hajdarit. Janë të veshur keq dhe ca prej tyre duket se kanë bërë rrugë të gjatë. Nuk janë zyrtarë të lartë të shtetit, por njerëz të thjeshtë, të cilët as që guxojnë të kalojnë kordonin e policisë. Presin në radhë e janë gjithë sy e veshë nga një çupëlinë e Bashkisë së Tiranës, e cila duhet të merrej me gjithë organizimin e ceremonisë. Në fakt këta njerëz, që ishin ndër të parët që mbërritën aty, patën fatin të përshëndeteshin me idhullin e tyre. Për të tjerët, kjo ishte thuajse e pamundur. Vizitat e përfaqësuesve të politikës shqiptare, të drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar, misioneve diplomatike apo dhe njerëzve si Sali Lusha, thuajse ua bënë të pamundur demokratëve të vërtetë, apo miqve të Azem Hajdarit, të përshëndeteshin dhe një herë më të, në ditën që duhet të ishte më e madhja e nderimit të tij. Qëndruan në radhë dhe me sa duket u kënaqen me faktin se ishin aty ditën që Azemi do të niste një tjetër udhë, atë të prehjes së përjetshme në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Berisha anulon fjalimin Në njoftimin zyrtar, të përcjellë më parë nga Bashkia e Tiranës, bëhej me dije se Sali Berisha do të mbante fjalën në ceremoninë e varrimit të Azem Hajdarit. Por nuk ndodhi kështu. Sali Berisha nuk u pa të flasë gjëkundi gjatë gjithë ceremonialit zyrtar. Në vend të tij e në emër të mijëra demokratëve foli Lulzim Basha, njeriu që jo vetëm nuk e ka njohur Azem Hajdarin, por në kohën kur lideri i Dhjetorit nisi sfidën e tij politike, Basha ishte veçse një nga adoleshentët e shumët të Tiranës. Në fakt nuk dihen arsyet se përse Berisha nuk preferoi të mbajë fjalim, por ama është fakt se gjatë tetë viteve të qeverisjes së tij, ai nuk lëvizi qoftë edhe gishtin më të vogël për të rihetuar vrasjen e Azem Hajdarit para selisë së Partisë Demokratike. Në ikje nga pushteti, Berisha urdhëron organizimin e një ceremonie, që për nga mënyra se si u zhvillua jo vetëm që dëshmonte se gjithçka është bërë nxitimthi, por ishte dëshmia më e qartë se Bashkia e Tiranës di të hapë veç gropa për t’u shfaqur Lulëzim Basha. E tillë do të ishte ceremonia e së enjtes, në rast se mijëra simpatizantë të Azem Hajdarit nuk do të vinin aty për të shprehur mirënjohjen e tyre ndaj njeriut që guxoi e dinte të ishte lider. Pa heshtjen, dhimbjen dhe mirënjohjen e tyre, ceremonia e Lulzim Bashës, ku njerëzit u lanë të grumbulloheshin në hyrje të Pallatit të Kongreseve, do të ishte një miting elektoral e jo një ceremoni funebre në nderim të një njeriu të vrarë, siç është Azem Hajdari.
Posted on: Thu, 12 Sep 2013 21:05:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015