shkupipress.blogspot ABSURD,OHRI KA 55.000 BANORË,54.000 - TopicsExpress



          

shkupipress.blogspot ABSURD,OHRI KA 55.000 BANORË,54.000 VOTUES. Sa për krahasim, Komuna e Tetovës ka 44 mijë votues dhe 85 mijë banorë. Numri i barabartë i votuesve dhe banorëve në Komunën e Ohrit është një nga shembujt më eklatant të rritjes së votuesve fiktiv në zonat e banuara me maqedonas, nëpërmjet të cilëve rritet edhe numri i deputetëve maqedonas Komuna e Ohrit ka numër gati të barabartë të banorëve dhe të votuesve. Dallimi mes numrit të banorëve dhe votuesve në Komunën e Ohrit është më pak se dy mijë. Të dhënat e publikuara në vep faqen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), tregojnë se në zgjedhjet lokale që u mbajtën në mars të këtij viti të drejtë vote kanë pas 53 890 qytetarë nga Komuna e Ohrit. Ndërkaq, sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, Komuna e Ohrit ka 55 749 banorë. Nëse i referohemi këtyre të dhënave, në Ohër i bie që të ketë vetëm 1 850 persona të moshës 0-18 vjeç. Ndërkaq, sa për krahasim, Komuna e Tetovës ka 44 mijë votues dhe 85 mijë banorë. Numri i barabartë i votuesve dhe banorëve në Komunën e Ohrit është një nga shembujt më eklatant të rritjes së votuesve fiktiv në zonat e banuara me maqedonas, nëpërmjet të cilëve rritet edhe numri i deputetëve maqedonas. Analisti Mersel Bilali thotë se kjo çështje është absurde edhe për shtetet banane republikë. “Në biseda të ndryshme me njerëz që njohin demografinë, krijohet përshtypja se dështimi i regjistrimit të popullsisë u bë për shkak se numri i popullsisë do të dilte më i vogël se numri i votuesve. Duket se kjo çështje është absurde edhe për shtetet banane republikë”, tha për “Lajm”, analisti Bilali, duke shtuar se kemi është shkelje të peshës së votës. Ai thekson se për të dalë nga kjo gjendje duhet një vullnet i madh politik. Profesori universitar nga Ohri, Qashif Bakiu thotë se kjo është mënyra me të cilën maqedonasit krijojnë epërsi në parlament. “Kjo është mënyra se si në zonën elektorale numër 5 maqedonasit fitojnë 16 deputetë, ndërsa shqiptarët mbeten me 3-4 deputetë. Kështu ata krijojnë epërsi jo vetëm në zonën elektorale numër 5, por në të gjithë Maqedoninë”, tha Bakiu për “Lajm”. Ndërkaq, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev e ka porositur kryeministrin Nikolla Gruevski që të pastrojë regjistrin zgjedhor të votuesve dhe të zbatojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. “Sapo të mbarojë kjo, na mbetet vetëm të saktësojmë kohën e zgjedhjeve parlamentare dhe të zbatojmë procedurën më të shpejtë të organizimit të tyre. Duhet ta dijë edhe Gruevski, por edhe qytetarët, se në kushte fer dhe demokratike të garës, do ta kishte të lehtë secili për ta mposhtur këtë pushtet”, ka theksuar Zaev. Ai ka deklaruar se është pikërisht Gruevski i cili ka shmangur zgjedhjet e parakohshme, pasi në muajin mars nuk pranoi t’i shpallte së bashku me ato lokale. “LSDM nuk ikën kurrë nga zgjedhjet. Ne jemi gjithmonë të përgatitur për të marrë pjesë në zgjedhje, por ritheksoj, nuk do të lejojmë më kurrë organizimin edhe të një palë zgjedhjeve kriminale”, ka theksuar Zaev./Lajm
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 10:46:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015