shume e vlefshme por pak e gjate , kushtoji disa min se ia - TopicsExpress



          

shume e vlefshme por pak e gjate , kushtoji disa min se ia vlen.... Parada e turpit dhe demokracia. Së pari dua të falenderoj gazetarët si Arjan Çani, gazetarin Alban Dudushi dhe të gjithë gazetarët dhe mediat e lira në shqipëri. I falenderoj në pozitën e publikut debatdashës që i kanë dhënë zë iniciativave të komunitetit LGBT në Shqipëri. Së fundmi ky komunitet mori nje mbeshtetje tjetër nga ambasada amerikane në Shqipëri. Homoseksualizmi dhe promovimi i tij me anë të një parade. ( E cila fatmirësisht nuk u zhvillua ) apo me anë të seminareve e takimeve publike. Më vjen mirë që çdokush merr lirinë për të thënë atë që do, e megjithatë duhet të ndahem me fjalën e lirë në momentin kur nuk ka të drejtë. Për ta thënë më thjeshtë, në një debat demokratik gjithkush mund të servirë gjithfarëlloj argumenti por detyrimi legjitim i fundit të debatit është që dikush të tërhiqet. Sepse ka vetëm një të vërtetë. Pa dyshim se argumentat kundër homoseksualizmit janë pafund. Argumenta që të promovojnë prosperitetin e të qenit homoseksual unë ende nuk kam dëgjuar (dhe nuk pres të dëgjoj). Kristi Pinderi si një debatues i vjetër, ka mësuar të servirë argumenta, t’i mbështesë këta me evidenca si dhe të manipulojë mesazhmarrësin në favor të tij. Le të themi për një moment se nuk ka asgjë të keqe këtu, ajo që nuk ngjit është fakti se pse të gjithë personat që nuk pranojnë të deklarojnë seksualitetin e tyre, siç është edhe rasti i Kristit, i shmangen gjithmonë argumentave kryesorë kundër homoseksualizmit. 1- Ku na çon homoseksualizmi? Pra cila është perspektiva, dhe pse njerëzit normalë nuk duhet të mbrohen nga ajo që e quajnë rrezik? 2- Cila është kjo mirësi e madhe që po i sjell shoqërisë homoseksualizmi dhe ne po ia mbyllkemi derën me pa të drejtë? Dua të jap vetëm një përgjigjie të shpejtë e cila do të vlente edhe për të gjitha akuzat ndaj nesh njerëzve normalë për mendjembyllësi. Homoseksualët thonë se nuk i sjellin asnjë dëm apo problem shoqërisë, dhe duhet të mbrojnë të drejtën e tyre për të qenë të lirë. Kjo është e vërtetë, ata nuk na sjellin asnjë dëm në terma kohorë afatshkurtër. Por pyetja ime tjetër është ç’do të ndodhë nëse për shkak të promovimit të homoseksualizmit të gjithë njerëzit bëhen të tillë brenda 200 viteve të ardhshëm? E pra ju ftoj të shihni ca më larg dhe të jeni më “open-minded”. Me shumë ndot i kam ndjekur debatet rreth kësaj teme. Është e vërtetë, e thashë, ndihmojnë demokracinë. Por vetëm këtë lloj demokracie, demokracinë post-moderne. Demokracinë që e edukon njeriun të thotë atë që ndjen beson dhe mendon, duke i dhënë kështu legjitimitetin për ta prezantuar idenitetin e tij si të drejtë dhe të pacënueshëm. Kjo demokraci na ka edukuar të gjithevë të përdorim klishenë: “Unë jam ky që jam dhe duhet të më pranoni kështu siç jam, me të gjitha të mirat dhe të këqiat” A thua se gjithçka që ekziston tek njeriu është e pranueshme. Për ta ilustruar më mirë këtë që sapo thashë mund të vizitoni profilet në Facebook të shumicës së të rinjve dhe do të shihni se kjo klishe është një nga më të përdorurat. Kjo ndodh edhe me homoseksualët. Epoka në të cilën ne jetojmë, u jep të drejtën atyre që: edhe të jenë jashtë-normal, edhe të kenë të drejtën për t’u quajtur normalë. Kjo është shoqëria që na promovojnë liberalët, të majtët dhe të gjithë fansat e post-modernes. Klisheja tjetër e post-modernes që u vjen në ndihmë homoseksualëve të shkretë është: “Une kam mendimin tim, ti ke tëndin, le të respektojmë njëri tjetrin dhe të jetojmë të lumtur”. Këtu dalim tek një fenomen shumë i veçantë filozofik: Rasti i të tretës së përjashtuar. Kjo dukuri mund të ilustrohet thjeshtë me shembuj si: unë jam ose gjallë ose i vdekur,pra nuk ka rrugë të tretë; kam lindur në Shqipëri ose nuk kam lindur në shqipëri; X = 5 ose X ≠ 5. Pra unë ose jam pro homoseksualizmit ose kundër. Dhe për ironi të fatit koinçidon me temën e analizës edhe shembulli tjetër: ose mashkull ose femër. Duhet të mbajmë parasysh se njeriu merr pjesë në ekzistencë në tre nivele: Mendimet, Fjalët, Veprimet. Nëse njeriu e zbaton gjithçka në të tre nivelet e ekzistencës së tij atëherë ai gëzon ekzistencë të plotë. Nëse nuk e thotë dhe më pas ta veprojë atë që mendon, atëhere ky njeri është në rradhë të parë hipokrit me vetveten e tij, me ndërgjegjien e tij. E përkthyer në rastin konkret duhet të them se të gjithë njerëzit që mendojnë pro homoseksualëve duhet të kenë guximin ta thonë, dhe duhet të kenë disponimin për të vepruar homoseksualisht, përndryshe thyejnë ligjin e tre niveleve, ligjin e ekzistencës së tyre. Nga ana tjetër, të gjithë ata persona që mendojnë kundër homoseksualizmit duhet të ta thonë këtë gjë dhe duhet të veprojnë kundër homoseksualizmit. Përndryshe janë hipokrite me veten e tyre sepse sillen indiferentë ndaj homoseksualëve ndërkohë që duhet të mbanin qendirm opost. (Kujdes: duhet vepruar kundër, vetëm brenda ligjeve juridike dhe normave morale, etike) Dua të ndalem edhe një moment tek përkrahja e ambasadorëve të huaj në Shipëri. Pa dyshim se ne jemi një vend aq i vogël sa që edhe faktet e çdoditëshme po e vërtetojnë se nuk mund të jemi SOVRANË, në këtë sistem të rendit ndërkombëtar. Sovraniteti ynë cënohet nga ambasadorët, nga të ashtëquajturit ndërkombëtarët, sepse de facto, fjala e tyre është “ligj”. Unë studjoj Marrëdhënie Ndërkombëtare, dhe si diplomat aspirant duhet të jem sa më i moderuar dhe i kujdesshëm për të qenë politikisht korrekt por preferoj më shumë të jem jo-hipokrit dhe t’iu them të gjithë atyre diplomatëve që përkrahën shfaqjen e komunitetit LGBT, Turp t’iu vijë që talleni me Shqipërinë. Njëkohësisht dua të uroj nga zemra të gjithë ata persona që u bashkuan në promovimin e modelit të familjes së pastër. Për t’iu përmbajtur zhvillimeve të fundit mbi këtë temë, dua të shtoj një informacion mbi kërkimet që kam bërë. Më lumturoi fakti që arrita në një konkluzion, se homoseksualizmi e ka një zgjidhje. Po po, por duhet disponimi i plotë me vullnet të lirë i personave të prekur nga ky fenomen. Siç e kam përmendur në një shkrim të mëparshëm, homoseksualët ndahen në dy tipe: 1- Të lindur (Si pasojë e keqkompozimit gjenetik gjatë kryqëzimit të prindërve); 2- Socialë (Që e konceptojnë homoseksualizmin si një variant të mundshëm dhe e zgjedhin). Për rastin e parë zgjidhja është kurimi mjeksor. Pa dashur ta konsideroj si sëmundje, por pa bërë kompromis tek emëritmi devijim gjenetik, këta persona mund të nisinme anë të kurimit “një jetë të re” gati NORMALE. Për t’u kuruar, një femër me nivel të lartë testosteroni, (hormoni seksual mashkullor) lesbike, duhet të marrë një medicament/substancë që quhet Estradiol por gjithashtu edhe me anë të dietave ushqimore vegjetariane etj. Ndërsa një mashkull, gay, (me nivel të lartë estragoni ose estrogjeni) mund të balancohet me anë të një tjetër preparati të quajtur ACETYL-L-CARNITINE në mënyrë që të rrisë nivelin emetimit të testosteronit në organizëm.. Për sa i takon rastit të dytë, për homoseksualët socialë, e vetmja zgjidhje është edukimi në një familje të plotë NORMALE dhe me një shoqëri të shëndoshë ku rasti i parë i homoseksualëve nuk do të ishte influencuaes. Për ta mbyllur (këtë shkrim) dua të risjell mbylljen e shkrimit tim të mëparshëm në Tirana Observer 6 Prill 2012: E ç’duhet të them nëse më ngrenë akuzën se po cënoj të drejtën e tyre për t’u shprehur? Mos ndoshta duhet të kujtoj se njerëzit e mi më të dashur mund te preken nga ‘ky fenomen’, e nëse më përmendin demokracinë, po u kthej përgjigjie me të njejtin leksik: unë jam i lirë të mbrohem nga gjërat që më rrezikojnë jetesën e shëndoshë, ndërsa njerëzimi është i detyruar të ruajë vazhdimësinë përpos çdo rreziku.
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 18:15:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015