sl.glitter-graphics.net/pub/1...rs6oqzwn54.gif Shkencëtarët - TopicsExpress



          

sl.glitter-graphics.net/pub/1...rs6oqzwn54.gif Shkencëtarët amerikanë zbulojnë se agjerimi i dy ditëve në javë të ruan nga sëmundjet! Burimi: "Këshilla" Një grup shkencëtarësh amerikanë kanë zbuluar se agjërimi për disa kohë të caktuara ndihmon trurin që të mos ekspozohet ndaj disa sëmundjeve të rrezikshme të trurit si Altzheimers (sëmundje e humbjes së kujtesës) dhe Parkinson (sëmundje që shkakton dridhje, bllokim të muskujve, ngadalsim të lëvizjeve, vështirësi për të ruajtur balancën gjatë ecjes dhe humbjea së kujtesës). Gazeta Britanike "The Guardian" tregon dhe thotë: "Hulumtuesit e Institutit kombëtarë të të Moshuarve në SHBA kanë gjetur prova se ndalimi nga ushqimi gjatë dy ditëve të javës ka mundësi të ruajë trurin nga dy prej sëmundjeve më të rrezikshme të kohës sonë, Altzheimers dhe Parkinson, po edhe prej semundjeve të tjera. Vlen të përmendet se një gjë e tillë ishte e njohur ishte e njohur nga Profeti Muhamed, i cili agjeronte dy ditë në javë, të hënën dhe të enjten, dhe kjo gjë konsiderohet traditë Profetike që e praktokojnë miliona muslimanë në mbarë globin." Gazeta pastaj citon fjalët e profesor Mark Mattson, kryetar i laboratorit të Institutit të Shkencave Nervore, i cili thotë: "Paksimi i kalorive që përfiton trupi ndihmon në mbrojtjen e trurit, mirpo arritja e kësaj gjëje duke zvogëluar sasinë e ushqimit nuk është menyra më e mirë për të arritur këtë mbrojtje të trurit. Më mirë është të agjërohet një periudhë e caktuar dukë mos ngrënë asgje, e pastaj në periudha tjera të ketë mundsi të hajë qfarë të dojë." Shkencëtarët më herët kanë arritur të zbulojnë që programimi i ushqimit është recetë për jetë më të gjatë, mirëpo Mattson dhe kolegët e tij arritën në perfundimin se uria jo vetëm që ndihmon në largimin e problemeve shëndetësorë dhe vdekjes së hershme, por ndihmon në largimin e sëmundjeve të trurit duke përfshirë këtu edhe infarktin e cila u vertetua pas eksperimenteve shkencore". Këtu perfundon ky zbulim shkencor, i cili është argument për mrekullitë e Pejgamberit sal-Allahu alejhi ue sel-lem. Ai i këshilloi muslimanët që të agjerojnë dy ditë në javë, të hënën dhe të enjten, ashtu siq e cekën edhe vet këta shkencëtarë, dhe e mirë e kësaj po vërtetohet sot edhe nga mjekësia moderne. Por ajo që akoma nuk e kanë kuptuar këta shkencëtarë është se ne nuk kemi dyshim që gjdo gjë që ka ardhur në fenë islame është në të mirën e njeriut, madje ajo e mirë së pari është ne shpirtin e tij e pastaj për trupin dhe shëndetin e tij, ndaj këtë agjerim muslimanet e bëjnë për të adhuruar Allahun, për të dërguar në vend obligimet dhe gjërat që i ka preferuar Allahu për muslimanët. Për dobitë e tjera në këto adhurime muslimanët nuk brengosen fare, ngase qëllimi kryesorë i adhurimeve është afrimi tek Allahu dhe jo përfitimi i ndonjë gjëje të kësaj bote nga ato adhurime. Është normale që këto zbulime ua shtojnë muslimanëve besimin, kurse ne anën tjetër janë argument i qartë për jobesimtarët për vërtetësinë e kësaj feje. Sa më shumë përparon shkenca, aq më shumë po zbulohen të mirat e fesë islame dhe kështu armiqtë e fesë duke dashur ose duke mos dashur argumentojnë vetë për saktësinë e kësaj feje, andaj duhet të bëhen të mençur dhe të futen në radhët e muslimanëve në mënyrë që të shijojnë edhe shumë të mira të islamit, që deri më tani nuk kanë dëgjuar për to. Prej Allahut vjen suksesi!
Posted on: Thu, 22 Aug 2013 19:46:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015