ÇERNOMORETS ODESA-SKËNDERBEU, SOT NË ORA 20:30 NË STADIUMIN - TopicsExpress



          

ÇERNOMORETS ODESA-SKËNDERBEU, SOT NË ORA 20:30 NË STADIUMIN “ÇERNOMORETS” Lihet mënjanë çështja e largimit të presidentit Takaj drejt Tiranës, teksa futbollistët, të sigurt se “bosi” i kampionëve nuk ka për të ikur nga Skënderbeu, janë të përqëndruar për sfidën me ukrainasit. “Ne jemi te kjo skuadër për të fituar edhe më shumë, duke nisur që nga kjo ndeshje…” Trajneri Mirel Josa nuk ka treguar asgjë për mënyrën e të luajturit sot ndaj ukrainasve të Çernomoretsit të Odesës edhe në kushtet kur stërvitjen e fundit e ka kryer në stadiumin ku do të luhet ndeshja. E gjithë kjo mësohet të ketë ardhur edhe për atë se trajneri akoma nuk e ka ndarë mendjen se me cilët lojtarë do ta nisë që nga minuta e parë këtë përballje me Çernomoretsin e Odesës, të vlefshme për Play-off të Ligës së Evropës. Kjo sa për atë se kapiteni Shkëmbi nuk luan, aq dhe për atë se Josa është akoma në pritje të Arapit, futbollist që për të gjithë ka akoma shpresë për të qenë në fushën e lojës. Një tjetër arsye që Josa i ka fshehur të gjitha “kartat” e tij ka të bëjë edhe më atë se trajneri i kampionëve ka për të fiksuar edhe disa gjëra të tjera, që kanë të bëjnë më lojtarët, të cilët do jenë në mesfushë, por dhe në sulm. Nëse para nisjes, në stervitjen e fundit të mbyllur në “Tropikal”, është menduar se Abazi mund të jetë në të majtë të mesfushës e Muzaka diku pas Morinës së sulm, në seancën përgatitore të kryer në tokën ukrainase Josa, për disa minuta, ka lënë për të kuptuar se mund të jetë i vendosur ndryshe. Me pak fjalë nuk përjashtohet mundësia që Josa të jetë me skemën taktike 4-4-2. Nëse trajneri vendos të luajë kështu do të thotë se Muzaka kalon në të majtë të mesfushës e Abazaj ulet në stol, pasi Morina e Nimaga mund të jenë bashkë në sulmin e Skënderbeut. Një tjetër ndryshim mund të jetë në mbrojtje, gjithnjë nëse Josa vendos ta nis me Bicin e Gvozdenoviç nga stoli. Por nuk përjashtohet mundësia që një tjetër lëvizje të jetë nga e djathta e mesfushës,pasi në ato minuta të fundit të stërvitjes së një dite përpara ndeshjes, Josa ka pasur Fagun në vendin e Tomiç, lëvizje kjo që vjen e diktuar edhe nga kërkesa e trajnerit për të pasur në fushën e lojës një lojtar më tipare mbrojtëse. Shprehi të cilat tiranasi i ka natyrale në krahasim me kroatin. Ndaj Josa, pasi ia ka bërë “lëmsh” të gjithë “gurët” e skuadrës korçare, është larguar nga stërvitja e fundit duke thënë për herë të dytë se grupi do të jetë ndryshe nga ai i Superkupës. E thënë ndryshe, Josa jo vetëm që do të luajë me lojtarë të tjerë për takim evropian, por më kryesorja, edhe për të, do të jetë i vendosur jo si në takimin me kurbinasit. “Janë dy ndeshje krejtësisht të ndryshme”, ka bërë të ditur kryebankina korçare. “Ndaj edhe për këtë mos prisni të shikoni gjëra të ngjashme me atë takim të para pak ditëve”, tha Josa në konferencën për shtyp të para ndeshjes me Çernomoretsin e Odesës. Lojtarët nuk e besojnë largimin e Takaj “Presidenti Ardian Takaj nuk largohet nga Skënderbeu”. Ky është reagimi i një pjese të mirë të futbollistëve të kësaj skuadre. Për herë të parë kanë reaguar lojtarët e ekipit tonë kampion, të cilët, edhe duke qenë në heshtje shtypi për shkak të urdhërit që ka dhënë trajneri Josa, nuk kanë dashur të dalin për këtë çështje me emrat e tyre. “Për ne e rendësishme se jemi këtu për të fituar akoma më shumë me Skënderbeun”, ka bërë të ditur grupi i futbollistëve korçar, të cilët janë të qenë përpara ndeshjes me ukrainasit e Çernomoretsit të Odesës. Madje ata janë të qetë pavarësisht asaj që janë gjatë gjithë këtyre ditëve për largimin e mundshëm të Takajt te Tirana. “Sepse ka dhe fryerje”, tha njëri prej titullarëve të ekipit korçar, edhe në kushte kur ka qenë vet Takaj ai që është shprehur për gazetat sportive se,teksa ka mbetur i vetëm në financimin e Skënderbeut, mund dhe të largohet nga skuadra korçare. Megjithatë e rendësishme është se lojtarët, një ditë para ndeshjes me ukrainasit, janë mëse të qetë. Sepse, të gjithë e kanë mendjen vetëm tek kalimi i Skënderbeut në fazen e ndeshjeve në grupe të këtij edicioni në Ligën e Evropës. Takaj ka një porosi Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, i cili ka udhëtuar bashkë me ekipin drejt Odesës nuk ka harruar t’u kerkoj të gjithë lojtarëve të jenë të përqendruar gjatë gjithë kohës për ndeshjen që do të luajnë sot në tokën ukrainase. Ashtu siç u ka kërkuar të jenë në maksimum gjatë 90 minutave të kësaj ndeshjeje të parë me ukrainasit. “Do më pëlqente të shikoja në fushën e lojës atë çfarë keni treguar se dini të bëni më mirë”, ka qenë një tjetër kerkesë e Takajt për lojtarët e skuadrës sonë kampione. “Nëse do të bëni të gjitha këto, jam i bindur se kthehemi nga ky takim me një rezultat pozitiv për takimin e dytë”, ka mbyllur për futbollistët korçar, “bosi” i kësaj skuadre, i cili, edhe në këtë takim, ka me vete në këtë takim edhe djalin Gerhardin, që ka edhe detyrën e menaxherit për skuadrën, të paktën në të gjithë këto takim evropiane. Edhe Josa ka “amanete” “Një ndeshje si kjo mbyllet pozitivisht vetëm nëse arrijmë të interpretojmë më shumë se mirë gjithë këtë takim”. Kështu është shprehur për lojtarët kryepankina korçare. “Kur them interpretim të lojës – ka shkuar më tej Josa – kërkesa ime, më tepër se individuale, është për të gjithë ata lojtarë që do të jenë në lojë nga minuta e parë, por dhe të tjerët të cilët mund të jenë në fushë në vazhdimin e kësaj përballjeje me ukrainasit”. Sepse, gjithnjë sipas trajnerit të Skënderbeut, nga një takim si ky një rezultat pozitiv kapet vetëm duke qenë pikë së pari të përqendruar nga fillimi e deri në fund në këtë përballje. Por shumë më tepër, duke interpretuar një lojë si skuadër. Pasi, edhe për trajnerin, forca e ekipit të Skënderbeut është lojë në grup. Zeqo do jetë në Odesa Ish-presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo, do të jetë i pranishëm në stadium për të parë takimin me ukrainasit. Lajmi bëhet i ditur nga burime afër skuadrës, të cilat pohuar se Zeqo ka deklaruar se do të jetë në këtë ndeshje të parë të Skënderbeut në Ukrainë. Që do të thotë se do të ndërpresi për dy ditë pushimet për t’iu ndodhur pranë lojtarëve të skuadrës në këtë takim të parë me Çernomoretsit. Pasi edhe për Zeqon, lojtarët kanë nevojë për të gjithë në pragun e një ndeshjeje si kjo. I njëjti burim tha për gazetën se Zeqo ka shkuar në hotelin, ku është akomoduar Skënderbeu mbrëmjen e së mërkurës në darkë.
Posted on: Thu, 22 Aug 2013 10:17:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015