Çaji i gjelbër shkrin kilogramët Përbërësit e çajit të - TopicsExpress



          

Çaji i gjelbër shkrin kilogramët Përbërësit e çajit të gjelbër ndihmojnë në shkrirjen e kilogramëve të tepërta, tregojnë studime të shumta. Çaji i gjelber Sipas ekspertëve, madje edhe vetëm dozat e vogla të epigalokatekin-3-galatit (EGCG), një përbërës i grupit të katekineve që ndodhen në çajin e gjelbër, mund të shtojnë djegien e yndyrave për 33%. Studimet kanë treguar se EGCG mund të shtojë oksidimin e yndyrave më së largëti dy orë pas konsumimit të ushqimit. Një prej studimeve të realizuar anë meshkuj të mbipeshë, ka matur oksidimin e yndyrave pas marrjes së 300 miligramë të substancës së përmendur, EGCG; pastaj pas marrjes së 200 miligramëve kafeinë, si edhe efektin e kombinimit të të dyjave. Rezultatet kanë treguar se ekstrakti EGCG nga çaji i gjelbër shton oksidimin e yndyrave, ngjashëm sikurse kafeina, ndërsa nëse këto merren së bashku, atëherë oksidimi rritet për 50%. Studimi dëshmon se njëherë se çaji i gjelbër ka efekt të dobishëm në kontrollimin e masës trupore dhe parandalimin e sëmundjeve të lidhura me mbipeshën.
Posted on: Tue, 20 Aug 2013 20:38:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015