Çfarë ndeshje në Bernabeu, 10 gola, Ronaldo hat-trick, Bale - TopicsExpress



          

Çfarë ndeshje në Bernabeu, 10 gola, Ronaldo hat-trick, Bale fantastik Sikur asgjë nuk ka ndodhur te futbollistët e Real Madridit pas disfatës 2:1, nga rivali më i madh Barcelona vetëm një xhiro më herët ngase në Santiago Bernabeu vetëm 4 ditë më vonë jo që shfaqi ndeshje të madhe kundër Sevillas, por kënaqi miliona tifozë anë e mbanë botës plus që shënoi plot 7’ herë në portën e kundërshtarit.Ishte mbrëmja e dyshës Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale. Portugezi shënoi hat-trick, në këtë duel kurse Bale shnëoi dy golat e parë, për të asistuar edhe në gola të tjerë të mbretërve. Dy gola i shënoi poashtu sulmuesi i kritikuar kohëve të fundit francez Karim Benzema. Mysafirët fillimisht arritën që në pushim të shkonin me një gol disavantazh 3:2, kur Ivan Rakitic nga penalltia dhe Carlos Bacca realizuan për skuadrën e Sevillas, ndërsa kroati shënoi edhe njëherë në pjesën e dytë për rezultatin final 7:3.Ishte kjo ndeshja më e mirë sivjet në La Liga, që edhe më tutje dëshmon dhe mban epitetin e kampionatit më spektakolar dhe më të fortë në botë.
Posted on: Thu, 31 Oct 2013 23:31:49 +0000

Trending Topics



troyed-by-dishonest-topic-10201919364054174">Those whose lives and careers have been destroyed by dishonest
Bueno, Finalizó otra batalla, Semifinales de 1500 mts.

Recently Viewed Topics




© 2015