Çfarë ndodhi në këtë ditë në Premier League?! Tani ju - TopicsExpress



          

Çfarë ndodhi në këtë ditë në Premier League?! Tani ju sjellim edhe ngjarjet më interesante që kanë ndodhur më 18 qershor në Ligën Premier ,por natyrisht në vite dhe muaj të tjerë. 18 qershor 2002 ishte dita kur mesfushori,Okocha ishte bashkuar me skuadrën e Bolton. Okocha ishte një nga lojtarët më të mirë në historinë e Bolton dhe ai u largua nga klubi në vitin 2006.Okocha realizoi 14 gola nga 124 paraqitje në Premier League. 18 Maj ,1999 ishte po ashtu një ditë e rëndësishme për Ligën Premier pasi,Sami Hyppia ishte transferuar te Liverpool dhe natyrisht ju e dini se ai ishte një nga më të mirët. 18 prill,2010 -Po të mendoni pak jam i sigurt se do ta kujtoni fitoren e Wigan 3-2 ndaj Arsenal.Gunners ishin duke fituar 2-0,por në 10 minutat e fundit pranuan 3 gola nag skuadra vendase e cila bëri ndeshjen tejet dramatike. 18 mars,1998 -Kjo ishte një ditë e bukur vetëm për Crystal Palace e cila befasoi kur pas tetë humbjeve rresht realizoi një fitore si mysafirë i Newcastle United. 18 shkurt,2009 -Këtë ditë ishte Manchester United e cila pas fitores 3-0 ndaj Fulham kishte siguruar titullin e kampionit pasi kishte tani 7 pikë më shumë se përcjellësit e tjerë. 18 janar,2008 -Hangelaand kishte kompletuar transferimin e tij te skuadra e Fulham.Njeriu 1.94 cm i gjatë ishte transferuar në Premier League nga skuadra e Copenhagen.
Posted on: Tue, 18 Jun 2013 18:22:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015