Çfarë partneri i përshtatet shenjës suaj të - TopicsExpress



          

Çfarë partneri i përshtatet shenjës suaj të horoskopit? Secila shenjë pret disa kualitete të caktuara nga partneri. Kjo kërkohet nga gjinia e kundërt Dashi Ka nevojë për një partner që pëlqen aventurat, kënaqen me aktivitetet e jashtme dhe ushtrimet, duke ngarë biçikletën dhe ajo më e rëndësishmja, që do ta lejojë atë të jetë udhëheqës në këtë lidhje. Demi Njerëzit e kësaj shenje dëshirojnë një partner romantik dhe sensual si është edhe vetë, dhe ata dëshirojnë dikë që vlerëson sigurinë financiare në jetë. Binjakët Personat e lindur në këtë shenjë dëshirojnë një partner spontan, të shoqërueshëm dhe fleksibil që do të durojë personalitetin e tyre fëmijëror, por edhe me të cilin mund të kenë biseda e takime të gjata dhe interesante. Gaforrja Do të kërkojë në një partner dikë që vlerëson shtëpinë dhe familjen, që është i kujdesshëm dhe që do ta bëjë atë të ndihet e sigurt dhe e pranuar. Luani Zakonisht personat e kësaj shenje gjejnë te partneri mikun e tyre më të mirë. Ata kërkojnë dikë që i adhuron dhe që i vlerëson. Pëlqejnë personat argëtues dhe të hapur. Virgjëresha Kërkon një person që do ta bëjë atë të besojë në dashuri, në jetë e ta ndihmojë atë që të mos jetë shumë e ashpër me veten. Personat e kësaj shenje dëshirojnë të kenë një partner që do t’ju ndihmojë të organizojnë më mirë jetën e tyre. Peshorja Kjo shenjë kërkon që partneri të ketë një vlerësim të madh për lidhjen duke e vënë atë në rend të parë, dikë që di të pranojë ndryshimet e shpeshta të humorit të saj dhe që është dinamik e gjithnjë i gatshëm për të vepruar. Akrepi Personat e kësaj shenje kërkojnë një partner që do t’ju ndihmojë të kontrollojnë emocionet e tyre të forta. Dikë që është i besueshëm dhe tek i cili mund të mbështeten gjithnjë, por që gjithashtu është mjaft joshës. Shigjetari Partneri i një Shigjetari duhet të jetë person që dëshiron të mësojë më shumë, dikë që ka një fleksibilitet dhe që është mendjehapur. Zakonisht personat me të cilët përfundojnë ata që kanë lindur me këtë shenjë, janë shpirtlirë dhe spontanë. Bricjapi Optimizmi dhe fokusimi në anën pozitive të jetës, janë karakteristikat e partnerit të personave që kanë këtë shenjë. Zakonisht ata kërkojnë dikë që mund t’ju dhurojë një jetë familjare të rehatshme dhe me harmoni. Ujori Kjo shenjë kërkon një person që sjell ngrohtësi dhe pasion në jetën e tyre, duke mos u munduar të ndryshojë personalitetin e tij dhe që e vlerëson individualitetin unik që ka. Peshqit Personat e lindur në këtë shenjë kërkojnë dikë që do të punojë me zell dhe që nuk interesohet në çështjet e parëndësishme, dikë që është praktik dhe që e di vlerën e natyrës së tyre emocionale e të kujdesshme.
Posted on: Fri, 29 Nov 2013 17:10:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015