Çuditërisht Poema e Mjerimit nga Migjeni po përshtatet në - TopicsExpress



          

Çuditërisht Poema e Mjerimit nga Migjeni po përshtatet në kohën ‘Moderne’ !!! Është ora 10:00 e mbrëmjes, ndërsa Stacioni i Autobusëve në Prishtinë është stërmbushur me udhëtarë, sikur të ishte mesi i ditës. Autobusët të cilët mbanin linjën e rregullt Prizren-Prishtinë-Beograd, nuk kishte vend për të gjithë ata udhëtarë që ia kishin mësyrë të shkojnë drejt kryeqytetit serb, të cilët kishin ndarë mendjen, që të dalin ilegalisht në Evropë. Fatmire D., 38-vjeç, kishte marrë me vete 3 fëmijë, më të voglin 1 dhe më të madhin 7-vjeç, ndërsa vetë tregon se është në muajin e tetë të shtatzënisë. Fiks dy javë më parë, nga dita që po niset me 3 fëmijë, prej nga shpresonte të dilte ilegalisht në Hungari, ku do vazhdonte rrugën drejt Gjermanisë për të kërkuar azil, ajo e kishte varrosur bashkëshortin, Isa Hereqin, i cili vdiq në Klinikën Infektive në Prishtinë, si pasojë e pickimit nga rriqrat. “Sonte e mbyllëm shtëpinë. Para dy javëve e kam varrosur burrin, i cili vdiq nga pickimi i rriqrave dhe u bë i pamundur qëndrimi në shtëpi. Ne nuk kemi të ardhura financiare dhe nuk kam si t’i rris fëmijët. Nuk mund të qëndroj edhe më tutje në një shtet ku ende qytetarët vdesin nga rriqrat, ndërsa qeveritarët sillen me vetura luksoze. Kur burri im vdiq si pasojë e një pakujdesi institucional, nuk dëshiroj që unë me fëmijë ta kemi një ‘fat’ të tillë, pasi që jetojmë në një vendbanim ku rriqrat po marrin jetët e qytetarëve”.!!!
Posted on: Mon, 08 Jul 2013 12:10:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015