Çështja e shamisë – konkretisht e mbulesës së kokës, - TopicsExpress



          

Çështja e shamisë – konkretisht e mbulesës së kokës, është një e drejtë individuale e një besimtareje të besimit Islam, e cila me bindjen e vet të lirë, si dhe me vullnetin e saj, pa imponime dhe pa trysni, ka vendosur që të marrë një hap të tillë të konsideruar si obligim fetar. Ndërhyrja në bindjet shpirtërore dhe personale të individit , edhe në bazë të të drejtave ndërkombëtare, konsiderohet shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut. Në anën tjetër, përjashtimi i një femre nga institucionet tona publike, cilado qofshin ato, vetëm pse ajo ka vënë një shami mbi kokë, është hap diskriminues dhe jocivilizues, i cili nuk përkon me shoqëritë e hapura dhe demokratike. Për të mbyllur këtë kapitull në vendin tonë, është mirë që kjo çështje të zgjidhet sa më parë që është mundur nëpërmes rrugëve zyrtare dhe institucionale , me koka të ftohura, me përdorimin e arsyes, pa tensione dhe pa bajraktarizma, por përmes një dialogu dhe forme të qytetëruar, duke marr modele për këtë hall edhe vendet tjera demokratike në botë. — Xhabir Hamiti
Posted on: Mon, 28 Oct 2013 16:33:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015