Çështje të Komunikimit! Komunikimi është një nga sfidat më - TopicsExpress



          

Çështje të Komunikimit! Komunikimi është një nga sfidat më të mëdha me të cilat menaxherët përballen sot si dhe një nga aspektet më kritike të drejtuesve. Pa komunikim të mirë, menaxherët mund të dështojnë për të fituar angazhimin e punonjësve, mund të dështojnë për të arritur objektivat e biznesit si dhe mund të dështojnë për të zhvilluar marrëdhëniet mes njerëzve në ekipin e tyre. Me pak fjalë, ata mund të dështojnë si drejtues, pavarësisht nga qëllimet e tyre të mira. Ju tingëllon e frikshme? Edhe mund të jetë e tillë, sidomos për menaxherët me shumë pak përvojë. Punonjësit e nivelit të parë nuk kanë nevojë për të njëjtën aftësi komunikimi sikurse liderët, por kur ata ngjiten në shkallët e karrierës, duhet të mësojnë të komunikojnë në një audiencë më të gjerë në mënyrë më efektive për të qenë në lartësinë e detyrës dhe për të qenë të suksesshëm në punë. L.GJ
Posted on: Tue, 23 Jul 2013 13:49:08 +0000

Trending Topics



ME.

Recently Viewed Topics




© 2015