Është marramendëse sa ndikim negativ janë duke pasur mediat - TopicsExpress



          

Është marramendëse sa ndikim negativ janë duke pasur mediat shoqërore në internet në rritjen e egos personale në vend të shtrirjes së vetëdijes dhe ndjenjës për shoqëri të mirë e të fortë. E vetmja mundësi që është duke u shfrytëzuar në maksimum mbi këto rrjete shoqërore elektronike është mundësia për vetëshprehje me tendencë të madhe për ndikim dhe me bazë tek "krijimi" i vlerave të cilat janë të pranueshme nga të tjerët. Për këtë dhe më të dashura janë pëlqimet (like) se sa efekti afatgjatë e nën hije që është lidhjet shoqërore të besueshme të cilat mund të shfrytëzohen dhe nën dritën e ditëve reale. Nëse kjo gjedje virtuale, është po aq virtuale edhe në zemrat e përdoruesve atëherë ne nuk jemi një rrjet virtual, por një hiç i cili mbetet i tillë pasi të kemi fikur kompjuterin. #shoqëri #internet #virtualitet
Posted on: Sat, 27 Jul 2013 00:38:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015