Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve - TopicsExpress



          

Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, se cila grua është më e mire dhe është përgjigjur: “Gruaja më e mire është ajo e cila kur e shikon, të gëzon, e cila kur i urdhëron diçka, të dëgjon dhe ajo e cila nuk të kundërshton në atë që e urren te ajo dhe te pasuria jote. [Ahmedi, 3/3251, 432, 438 ] Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem se çka është më e vlefshme dhe ka thënë: “Zemra falënderuese, gjuha e cila i bën dhikër Allahut dhe gruaja besimtare me të cilën ndihmoheni në rrugën e për ahiret.” [Ahmedi, 5/278, Tirmidhiu, nr.3093, hasen] Një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “E kam gjetur një grua të martuar e fisit të mirë, autoritative dhe të pasur, por është shterpe (nuk lind fëmijë), a mund ta fejoj?” “Jo” i tha Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve selem. Pas kësaj i erdhi për së dyti herë, por Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem iu përgjigj ngjajshëm. Kur i erdhi për së treti herë, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha: “Martohuni me gra të dashura dhe me ato që lindin fëmijë, sepse un do të krenohem me numrin tuaj para popujve tjerë.” [ Ebu Daudi, nr. 2050] Ebu Hurejre r.a e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Unë jam i ri dhe kam frikë nga sprovat por nuk kam mundësi që të martohem; a mund të tredhem?” Pejgamberi nuk i tha asgjë. Ebu Hurejre r.a e përsëriti këtë tri here, e pastaj tha: “Ebu Hurejre, ngjyra është tharë, tashmë është shkruar se çfarë do të përjetosh në jetë prandaj tredhu ose hiq dorë.” [Buhariu, 9/103] Një njeri e pyeti të Dërguari e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O Dërguari i Allahut, me lejo që të tredhem!” “Tredhja e ummetit tim është në agjërim” (ummeti im nga kjo nevojë ruhet me agjërim) [Ahmedi, “Musned”, 2/173] Një prej sahabëve e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Pasanikët i morën të gjitha shpërblimet, ndërsa falen ashtu siç falemi ne, agjërojnë ashtu siç agjërojmë ne dhe japin lëmoshë nga teprica e pasurisë së tyre.” Pejgamberi i Allahut tha: “Vallë, a nuk ju ka dhënë edhe juve Allahu diçka me të cilën do të ndani sadaka!? Me të vërtetë, çdo tesbih është sadaka, çdo tekbir dhe çdo tahmid janë sadaka, çdo tehlil është sadaka; urdhërimi në të mire dhe largimi nga e keqja është sadaka, por edhe marrëdhëniet intime me gruan tënde janë sadaka” Sahabët pyetën: “O i Dërguari Allahut, vallë edhe kur ndonjëri prej nesh zbraz epshet, ka shpërblim?” “Çka mendoni, kur ndonjëri prej jush e kënaqë epshin e tij në mënyrë haram, a nuk do të ishte kjo mëkat? Gjithashtu nëse, e kënaqë në mënyrë hallall, do të ketë për të shpërblim?” [Muslimi, nr.595, prej Ebu Dherit r.a] I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ia ka lejuar atij që dëshiron të martohet, që fillimisht ta shohë të zgjedhurën e tij. [Muslimi, nr.1424] Mugire b. Shu`be r.a ka kërkuar prej të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, mendimin e tij për gruan me të cilën e kishte ndërmend që të fejohet dhe Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Shihe, sepse ashtu do të afroheni më mirë dhe do zgjatet martesa juaj.” Mugire shkoi te prindërit e saj i njoftoi me porosinë e Pejgamberit, ndërsa atyre nuk u erdhi mirë. Kur e dëgjoi këtë vajza e cila ishte në dhomë, tha: “Nëse të ka urdhëruar i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem, që të më shohësh, atëherë më shih; në të kundërtën, betohem në Allahun që të mos më shikosh.” Ajo këtë veprim e konsideronte shumë të madh. Mugire i tha: “E pashë dhe pas kësaj ne u fejuam.” [përmbledhësit e “Suneneve”] Xheriri r.a e pyeti të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për mendimin e shikimit të papritur (të befasishëm) (të një gruaja të huaj)! “Lako shikimin tënd.” i tha Pejgamberi. [Muslimi, nr.2159] Një njeri kërkoi prej të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem që të martojë, ndërsa ai e urdhëroi që për dhuratë martese (mehr) të përgatisë diçka, madje qoftë ajo edhe unazë hekuri. Pasi që as këtë nuk e posedonte, Pejgamberi i tha: “A di diçka nga Kur`ani?” U përgjigj: “Po, e di këtë dhe këtë sure” (I numëroi ato që i dinte). Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “A i din përmendësh?” Tha: “I di.” Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Shko, unë të martoj me atë që di përmendësh nga Kur`ani.” [Mutefekun alejhi] Ummu Seleme r.a ka kërkuar lejen prej të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem që të bëjë hixhamin dhe Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka urdhëruar Ebu Tajjibin që t`ia bëjë atë. Ka thënë: “Mendoj se e kishte vëlla nga qumështi” (ose ishte i ri i cili nuk e kishte arritur pjekurinë) [Muslimi, nr.2206] I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem ka urdhëruar Ummu Selemen dhe Mejmunen që të mbulohen para Ibn ebi-Mektumin. Njëra prej tyre tha: “O i Dërguari i Allahut, a nuk është ai i verbër? As që na sheh e as që na njeh?” Ju tha: “Vallë ju të dyja jeni të verbëra, a nuk e shihni ju? [Përmbledhësit e “Suneneve”, Tirmidhiu thotë se hadithi sahih] Një pjesë e dijetarëve e konsiderojnë se grate e kanë të ndaluar të shikojnë personat e huaj dhe të panjohur, derisa të tjerët e lejojnë këtë, por pa kurrfarë pasioni dhe lakmie. Këtë e argumentojnë me hadithin të cilën e transmeton Aisha r.a kur ajo i ka shikuar abisinasit të cilët vallëzonin me shtizat e tyre në xhami. Kjo kundërshti e qartë është diskutabile, posaçërisht për shkak se kjo abisinasve u ka ndohur para ardhjes së urdhërit për mbajtjen e hixhabit. Të tretë mendojnë se kjo është specifike vetëm për gratë e Pejgamberit. Aisha r.a e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, se a duhet apo nuk duhet kërkuar pajtimin e vajzës (mendohet në beqareshë), prindërit të cilën kanë dashur ta martojnë. “Po, duhet”, u përgjigj. Aisha ka thënë: “Kur të pyetet vajza, zakonisht turpërohet”. Ka thënë: “Heshtja e saj është shenjë e pajtimit të saj.” [Mutefekun alejhi] Ne veprojmë në bazë të kësaj fetvaje: “Se nga vajzat me rastin e fejesës duhet të kërkohet leja e tyre.” Transmetohet se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Gruaja që ka qenë e martuar me rastin e fejesës ka më shumë të drejtë vendimi sesa mbikëqyrësi i saj, ndërsa vajza pyetet për lejen për martesë. Pranimi i saj është heshtja saj” [Muslimi nr.1421] Në një transmetim theksohet se prej vajzës, lejen për fejesë e kërkon babai i saj, ndërsa leja e saj është heshtja.Një vajzë e pamartuar ka ardhur te i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe i ka thënë se i ati i saj e ka martuar për atë të cilin nuk e do dhe ia dha të drejtën që të zgjedhë ndërmjet qëndrimit ose ndarjes. [Ebu Davudi, nr.2096] I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka kërkuar që prej vajzave duhet të kërkohet leja për martesë, ndërsa ka ndaluar që mbikëqyrësit t`i martojnë pa pajtimin e tyre dhe ka dhënë të drejtën e zgjedhjes asaj e cila është martuar, ndërsa nuk është pyetur pa leje. Çka të thuhet për atë kur plotësisht hiqet dorë prej kësaj ose e kundërshtojnë, kështu që gabimisht i kuptojnë fjalët e Pejgamberit: “Gruaja që ka qenë e martuar me rastin e martesës ka më shumë të drejtë ne vendim sesa kujdestari i saj?!” Si të kuptohet kjo, kur dihet se me këtë që është thënë, nuk mendohet në kuptimin e pranuar nga ata të cilët thonë se vajza e re martohet pa zgjedhjen e saj. Menjëherë pas kësaj Pejgamberi ka thënë: “Nga vajza kërkohet leje” dhe me këtë mendohet në preventivën e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ndaj atyre të cilët këtë fjalim e komentojnë sipas kuptimit të përmendur. Kjo është e zakonshme në të folurit e tij; për shembull: “Muslimani nuk do të vritet për shkak të mosbesimtarit, e as ai i cili është nën marrëveshje derisa marrëveshja të përfundojë.” Pasi që ai e ka mohur vrasjen e muslimanit për shkak të mosbesimtarit, kjo gabimisht I ka shtyer në kuptimin për lejimin e pakushtëzuar të gjakut të mosbesimtarit për shkak se ai (gjaku) nuk ka shenjëtëri. Mirëpo, kjo paqartësi është larguar me fjalët: “E as ai që është nën marrëveshje derisa marrëveshja të përfundojë.” në të cilin hynë edhe kafiri. Kur u kufizuam në fjalët: “E as ai i cili është nën marrëveshje,” kjo na udhëzon gabimisht që absolutisht nuk mund të vritet nëse është nën marrëveshje. Kjo paqartësi është larguar me fjalët: “Derisa marrëveshja të përfundojë.” Ky është kusht i validetit të marrëveshjes. Këta shembuj janë të shpeshtë te Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe tregojnë për atë i cili dëshiron t`i ruajë. Ngjashëm është edhe me fjalët: “Mos u ulni nëpër varre e as mos u falni drejt tyre.” Ndalesa gabimisht e komentuar e uljes në varre ndoshta disa i nxitë në madhërimin e varrëve. Mirëpo, kjo është larguar me fjalët. “Dhe mos u falni drejt tyre.”Do të thotë: Urdhëri i tij që prej gruas së pamartuar të kërkohet leje si dhe t`i jepet e drejta të zgjedhë, nuk ka kundërargument. Për këtë, është detyrë që të pranohet ky mendim, ndërsa Allahu jep udhëzimin. Një grua erdhi te i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe tha: “Babai im me ka martuar për djalin e axhës duke dashur me këtë të përmisojë gjendjen materiale.” Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem e la që ajo vetë të zgjedhë. Mirëpo ajo tha: “Unë tash pranoj vendimin e babit, por me këtë deshta t`ia tërheqi vemendjen grave se kujdestarët e tyre nuk kanë të drejtë t`i detyrojnë në martesë.” [Ahmedi, “Musned”, 6/136] Pas vdekjes së Osman b. Madh`unit, mbeti një vajzë të cilën xhaxhai i saj Kudame, pa dëshirën dhe pajtimin e saj, e kishte martuar për Abdullah b. Omerin. E urrente martesën me të, ndërsa dëshironte që me të të martohet El-Mugire b. Shu`be. U shkurorëzua prej Ibn-Omerit dhe u martua për El-Mugiren. Atëherë ka thënë: “Ajo është e shkretë, jetime dhe nuk mund të martohet pa pajtimin e saj.” [ Ahmedi, “Musned” nr.1601] Merthed el-Ganeviu e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari, i Allahut, a mund të martohem me gruan me emrin Anak, e cila në Mekë i është dhënë amoralitetit,” ndërsa Pejgamberi nuk i tha asgjë. Pas kësaj iu shpall ajeti: “Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, pos me ndonjë lavire ose idhujtare.” (En Nur,3). E thiri, ia lexoj ajetin dhe i tha: “Mos u marto me të!.” [Tirmidhiu, nr.3176] Dikush tjetër e pyeti për lejen e martesës me gruan me emrin Ummu Mehzul, e cila ishte dhënë pas amoralitetit dhe Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ia kishte lexuar ajetin e lartpërmendur. [Ahmedi, 2/159, 225] I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë se laviri mbi të cilin është kryer dënimi me kamxhikosje mund të martohet vetëm me atë mbi të cilën është kryer dënimi i njejtë. [Ebu Davudi, 2052] Këto fetva i kanë pranuar imam Ahmedi dhe bashkëmendimtarët e tij. Kjo është prej cilësive të drejtimit të tij, Allahu i Lartësuar e mëshiroftë. Ai nuk ka lejuar që burri i ndershëm të martohet me lavire. Drejtimi i tij e forcon me më shumë se njëzetë argumente të cilat i kemi përmendur në vende të tjera. Kajs b. el-Harithi në kohën kur e kishte pranuar islamin, kishte tetë grad he e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, se a mund t`i mbajë, ndërsa ai ishte përgjigjur: “Prej tyre zgjedhi katër.” [Ebu Davudi, nr. 2241,2242] Gajlan b. Seleme eth-Thekafiu kur e kishte pranuar islamin, kishte dhjetë gra dhe i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem e kishte urdhëruar që prej tyre të zgjedhë katër.” [Tirmidhiu, nr.1128] Pra është e qartë se të gjitha grate vijë parasysh për zgjedhje. Nuk egziston kurrfarë renditje e caktuar ndaj zgjedhjes. Fejruz ed-Dejlemi e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Unë kam pranuar islamin ndërsa me mua janë të martuara dy motra.” I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Zgjidh cilën të duash njërën prej tyre. [Ahmedi nr.4\232] Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem se si duhet të veprojmë në rast kur një person i martuar ka vdekur para se t`ia caktojë dhuratën e martesës (mehrin), dhe ka gjykuar: T`i jepet dhuratë në vlerën e dhuratës që u jepen grave në atë popull. E ka për obligim id-detin e gruas që i ka vdekur burri (4 muaj e 10 ditë) dhe ka të drejtën e trashëgimisë. [Ahmedi dhe përmbledhësit e sunenit, Tirmidhiu sahih] Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem se si të sillemi në rastin kur gruas, e cila pas martesës është sëmurë dhe i kanë rënë flokët, kanë dashur ti shtojnë flokët me flokë të huaja.” Ka thënë: “Allahu ka mallkuar edhe atë e cila shton edhe ajo së cilës i shtohen flokët. [Mutefekun alejhi] davetiislam Marrë nga libri: Fetvatë e të Dërguarit të Allahut Autori i Librit: Ibn Kajjim El Xheuzije
Posted on: Sun, 03 Nov 2013 21:25:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015