بسم الله الرحمن الرحيم Ka thënë Imami Ebu - TopicsExpress



          

بسم الله الرحمن الرحيم Ka thënë Imami Ebu ‘Uthman es-Sabunij – rahimehullah – në librin e tij “Akideja e Selefëve dhe Dijetarëve të Hadithit: وَ يُبْغِضُونَ أَهْلَ الْبِدْعِ الَّذِيْنَ أَحْدَثُوْا فِي الدِّيْنِ مَا لَيْسَ مِنْهُ، وَ لا يُحِبُّونَهُمْ وَ لا يَصْحِبُونَهُمْ، وَ لا يَسْمَعُونَ كَلامَهُمْ، وَ لا يُجَالِسُونَهُمْ، وَ لا يُجَادْلُونَهُمْ فِي الدِّيْنِ، وَ لا يُنَاظِرُونَهُم.ْ “Dhe i urrejnë njerëzit e bidatit, ata të cilët kanë shpikur në fe gjëra që s’janë prej saj, dhe nuk i duan ata, nuk shoqërohen me ta, nuk i dëgjojnë fjalët e tyre, nuk ulen me ta, nuk polemizojnë me ta rreth fesë dhe nuk debatojnë me ta.” Kurse disa vëllezër selefij shqiptarë akoma pa mësuar akijden dhe menhexhin selefij, vazhdojnë me moskokëçarje të debatojnë, të polemizojnë dhe të bëjnë muhabet me bidatçijtë nëpër internet. Nuk është çudi nëse ata do t’i shohim herët a vonë duke polemizuar dhe folur kundër menhexhit selefij, sepse zemrat janë të dobëta dhe shubuhatet e bidatçijve janë të forta, dhe nga devijimi askush nuk është i garantuar. Nëse shubuhatet e bidatçijve zënë vend në zemrën tënde, është e zorshme që të shqiten më, e kështu do të shkatërrohesh. Prandaj ka thënë Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh - rahimehullah -: “Mos u bëj si sfungjeri që thith lloj-lloj lëngjesh.” Kështu që, ruaje Fenë tënde e mos iu ekspozo bidatçijve dhe shubuhateve të tyre duke debatuar e polemizuar me ata, pasi atyre u janë vulosur zemrat nga Mbreti i qiejve dhe tokës. Ata veçse duan të tërheqin sa më shumë në devijimin e tyre. Mbështetju Allahut të Lartësuar e jo mendjes dhe dijes tënde të cekët. Dhe mos e harro duanë e të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -: Ja Mukal-libel-Kuluub, thebbit kalbij ‘ala Dijnik. [O Ndryshuesi i zemrave, forcoje zemrën time në Fenë Tënde.] pershtati:Alban Malaj
Posted on: Sat, 13 Jul 2013 18:04:43 +0000

Trending Topics



="min-height:30px;">
Reminder of a few fundraisers going on: Scentsy Party to
Tusi Es Video nu enna appreciate kitta, tohada bahut bahut
Heres a friendly hint. Your ideal clients wont reach out and hire
I am going to try to write down the "recipe" I used for the dip I
Copenaghen, capitale danese, è la città più ecosostenibile,
[[Detail ]]Sony HDR-PJ50V High Definition Handycam Camcorder with
ated around
[FACE TO FACE] If you have not seen the fun face to face
challenges are what make life interesting ,overcoming them makes

Recently Viewed Topics




© 2015