– Hajn! Hajn! – më ulërinin në kupë të qiellit nerva e - TopicsExpress



          

– Hajn! Hajn! – më ulërinin në kupë të qiellit nerva e kocka bashkë, kur shikoja atë hije të ngjitej, ngadalë, përpjetë shkallëve. Prisja gjakngrirë që duart e tij të shkëputeshin nga çasti në çast. Më vinte të lëshohesha turravrap drejt Tempullit e t’i çirresha me sa kisha në kokë: – Unë të shoh! Të shoh kur ua vjedh dritën të vdekurve! Nuk paske frikë... nga Zoti? – Por rrija si e ngrirë aty në parvaz të dritares e s’bëja këmbë. Mendja më rrinte te të vdekurit, nën dhé, pa një grimë drite. Dhe, që të mos shihja, mbuloja fytyrën, derisa sërish më tërhiqte ajo hije e gjatë që zbriste tani, me fikësin në dorë, dhe që zhdukej rrugicave. Një mbrëmje, ai nuk erdhi dhe dritat kuqalashe fërgëlluan të qeta pas qelqeve. Kur u duk sërish, pas njëfarë kohe, nuk mund të fliste më. Mezi nxirrte nga fyti ca tinguj të çjerrë e belbëzime; shqyente sytë me gjeste kukullash teatri, siç bëjnë memecët, derisa një ditë britma dhe ulërima shtazarake gjëmuan rrugicave. Ishte Jusvini në grahmat e fundit. – Ja dhe drejtësia e Zotit, – tha njerëzia. Gishti i Zotit e kishte prekur në gjuhë dhe tani ajo gjuhë e nëmur qe bërë plagë e tëra. SHALLI ANDALUZIAN - Elsa MORANTE Tregimi Vjedhësi i dritave
Posted on: Fri, 22 Nov 2013 14:33:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015