“KOKE BUALLICA” Nje fshatar po lodhej duke punuar token me - TopicsExpress



          

“KOKE BUALLICA” Nje fshatar po lodhej duke punuar token me shat. Por shati i kapi ne dicka te forte dhe kur hodhi syte e pa mire,ishte nje koke buallice. Ai donte ta vriste por koke buallica i tha: Mos me vrit,une do te jem fati yt. Me lejo te marr nje nga vajzat e tua. Fshatari nuk e vrau por e mori dhe e mbuloi me pallto. Kur erdhi vajza e madhe per t’i sjelle dreken,fshatari i tha te shikonte cfare kishte poshte palltos. Sapo e hapi,vajza ia dha nje ulerime te amdhe dhe shkoi me vrap ne shtepi. E ema qe u be merak per burrin dergoi vajzen e mesme. Te njejten gje e i tha edhe vajzes se mesme,po edhe ajo iku me ulerima. Kur erdhi vajza e vogel,hapi pallton dhe kur e pa koken e buallices,filloi ta perkedhelte. Koke buallica i tha qe se nese donte mund te shkonte me te. Vajza i mori leje te atit dhe ai i tha te shkonte. Dhe keshtu vajza shkoi pas Koke Buallices. Ajo e coi ne nje kapanxhe qe ndodhej nen dhe,dhe kur hyri brenda,atje ishte si nje vend mbreteror. Koke Buallica e mbante si vajzen e saj,e mesoi te pastronte,gatuante e shume gjera te tjera. E donin aq shume njera-tjetren sa vajza filloi t’i therriste “mama”. Pasi kaluan disa vite dhe vajza u rrit,i tha te emes qe ta nxirrte pak larte ne toke qe te merrte pak rreze dielli sepse e kishte marre malli. Koke Buallica i dha nje kolltuk te mire,dhe pak lesh per te tjerrur,dhe vajza rrinte ulur ne kolltuk e punonte. Ndersa po thurte corape,aty kaloi djali i nje mbreti dhe u mahnit nga bukuria dhe puna e vajzes. Duke bere muhabet ai ra ne dashuri me te dhe i tha se donte ta merrte per grua dhe do kthehej per tete dite me karrocen e tij mbreterore. Vajza i tha te emes cfare i kishte ndodhur dhe Koke Buallica i tha: Une nuk te ndaloj te shkosh,por mos harro se nuk duhet te jesh mosmirenjohese. Kur erdhi princi me karrocen e tij,vajza ishte aq shume e gezuar sa harroi kreherin e saj,Koke Buallicen nuk e pershendeti fare dhe nuk e mbylli kapakun e kapanxhes. Gjate rruges ajo u kujtua dhe i tha princit qe te kthehej se kishte harruar dicka. Ai e ktheu karrocen dhe ajo shkoi ne shtepi duke i thene te emes: Mama,u nxitova aq shume sa harrova kreherin. Vetem kreherin harrove? – i tha Koke Buallica. Po,- tha ajo. – Por nuk po e gjej. Ku eshte fshehur? Koke Buallica i tha se ishte brenda ne sirtar. Sapo uli koken per ta marre,vajzes iu be koka tamam si e ema e saj. Edhe ajo u shnderrua ne nje Koke Buallice. Ajo filloi te qante dhe te lutej por Koke Buallica i tha: Une ta paralajmerova qe te mos ishe mosmirenjohese. Tani keshtu do rrish gjithmone. Vajza e mbuloi koken me vello duke gjetur justifikimin se i ishin fryre syte. Te gjithe po e prisnin ne pallat por ajo nuk e ngriti vellon ta shikonin,tha po te njejtin justifikim. Kur dhendrri dhe nusja ishin vetem ne dhome,ai i ngriti vellon. Por kur e pa mbuloi syte me duar. Pastaj i tregoi te emes dhe ajo dha urdher qe ta mbyllnin ne bodrumin e keshtjelles. Pastaj hapi lajmin qe nusja ishte semure dhe nuk mund te dilte dot jashte. Pasi kaloi pak kohe,mbreteresha i tha te birit se duhet te gjente nje nuse tjeter. Dhe ky nuk ishte nje problem sepse ishin te shumta ato qe donin te martoheshin me te. Dy vajza qe ishin te gatshme te benin cdo gje per t’u martuar me princin. Dhe e ema i tha: I veme te treja vajzat te tjerrin lesh dhe kush e ben me mire,do behet nusja jote. Ata i futen vajzat te treja ne dhoma te ndryshme dhe ato filluan punen. Vetem nusja nuk punonte por qante gjate gjithe kohes. Pastaj dola nga bodrumi dhe shkoi ne kapanxhen e Koke Buallices,duke iu lutur qe ta ndihmonte. Koke Buallica i tha se s’mund ta kthente dot sic ishte me pare,por i dha nje arre dhe kur ata e thyen,ishte leshi i tjerrur me mire nga te gjithe. Mbreteresha tha se ishte nje pune shume e mire por princi s’mund te merrte per grua nje perbindesh. Dhe keshtu,vendosen te benin nje prove tjeter. Ajo qe do qepte nje kemishe te bukur dhe me mire,do behej nusja e princit. Vajzat u mbyllen perseri ne dhomat e tyre dhe filluan punen. Por nusja qe nuk pushonte se qari,shkoi perseri te kapanxha,duke qare e duke u lutur. Koke Buallica i dha nje lajthi,dhe kur princi e hengri,doli kemisha me e bukur qe kishte pare ndonjehere. Mbreteresha tha qe do benin dhe proven e fundit. Do organizonte nje ballo dhe ajo qe do behej me e bukur,do behej edhe nusja e princit. Vajzat u mbyllen te treja ne dhomat e tyre dhe filluan te zbukuroheshin. Por nusja rrinte qante dhe nje dite para ballos shkoi ne kapanxhe dhe u ul ne gjunje Koke Buallices. Ajo i tha: Te thashe te mos jesh mosmirenjohese por ti nuk me degjove. Ky ishte shperblimi qe meritove dhe une s’te ndihmoj dot. Une isha aq e gezuar sa nuk kisha me mend ne koke, - i tha vajza duke qare. Po te ikje tani nga kapanxha cfare do beje, - i tha Koke Buallica. Do te puthja e perqafoja,dhe derene kapanxhes do e mbyllja me kujdes! – tha vajza. Koke Buallices i erdhi keq per vajzen e saj dhe i tha qe te shkonte te sirtari dhe te merrte kreherin. Sapo vajza kapi kreherin,u kthye perseri sic ishte dhe dy here me e bukur. Ajo perqafoi Koke Buallicen,e puthi papushim dhe kur iku e mbylli kapanxhen ngadale. Kur vajzat zbriten te treja te mbuluara me vello,princi shkoi dhe i ngriti vellot nje e nga nje. Kur arriti te nusja e tij kishte frike ta ngrinte vellon,por kur pa se ajo fytyre e bukur ishte rikthyer perseri,ai thirri me te madhe se kishte zgjedhur ate per grua. "NASTRADINI"
Posted on: Wed, 28 Aug 2013 18:59:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015