°° VUAJMË NGA DYFTYRËSIA °° E kam titulluar fjalimin me - TopicsExpress



          

°° VUAJMË NGA DYFTYRËSIA °° E kam titulluar fjalimin me titullin “ Po vuajmë nga dyftyrsia” Them për të- sa e keqe është dyftyrësia! Flasim për te dhe e luftojmë apo ndoshta i fajsojmë të tjerët me te, por ajo i ka kapluar disa vëllezër tanë. Sa e keqe është dyftyrësia, cilësi e poshtër por e cila është e ngjitur me disa, dhe ai e din atë. Nuk kam parë në librat e të parëve tanë (selefit), vetëm se ai ka kërkuar mbrojtje nga dyftyrsia, kurse ne… as që e ndjejmë që e kemi. Ndoshta për shkak se ne mendojmë se dyftyrësia është vetëm në çështjet e besimit, po, fatëkeqësisht kështu mendojmë, dhe harrojmë diçka që quhet: “Dyftyrësi shoqërore” dhe kjo është nga e cila po vuajmë! Eja të ulemi, unë dhe ti, sa herë në ndonjë tubim të diturisë, apo ligjeratë fetare kemi dëgjuar për Përgojimin (gibetin), ti dhe kush ka qenë me ty, pastaj kemi thënë: “Allahu na ruajt nga gibeti” Dhe pastaj kur kemi dalë, nuk kemi pritur aspak pa folur për atë që e mbajti ligjeratën apo për atë që është ulur të dëgjon. Ose themi: “A nuk e pe filanin, ishte me ne në ligjeratë, ndoshta pendohet nga përgojimi dhe nga gjuha e tij e sëmurë” A nuk është kjo gibet? A nuk është kjo dyftyrësi? Sa herë kemi ecur në treg dhe e sheh dikë që nuk e don, dhe pastaj e ke marrë me të mirë krah hapur dhe i ke thënë: “Ku je o njeri, na ka marrë malli për ty, pse nuk na viziton, si i ke hallet, si janë fëmijët e tua” e pastaj pasi largohet thua: “Elhamdulillah, shyqyr, gjithë ky mjerim.” Unë edi se sjellja e mirë është prej sunnetit, bile edhe me atë që e urren, por, pyetja këtu është se pse sillesh me të mirë kur e takon kurse sjellja e mirë me të është edhe pasi që të shkon.. Pse kemi sjellje të mirë kur e takojmë vetëm atë që e duam apo atë që e urrejmë, dhe nuk mendojmë se sjellja e mirë është edhe pasi të largohet prej nesh. Sa herë të ka pyetur shoku yt për mendimin tënd për ndonjë veturë, veshje apo diç tjetër “Dua këshillë” Pra, ti i thua: “Shumë e mirë, paske shije shumë shumë të ëmbël” e pastaj pasi largohet ai, ti thua në veten tënde “Shijen e paske si në kohën e gurit” A nuk të kërkoi këshillën tënde? A nuk kërkoi për mendimin tënd? Pse bën dyftyrësi, pse nuk e flet të vërtetën? Ai kërkoi këshillën tënde që të merr informatë prej teje, e ti pse ia zbukuron atij shijen e vet? Sa herë të ka pyetur drejtori (shefi) yt për mendimin e vetë për ndonjë çështje të punës, ti e ke lëvizur kokën duke thënë “Pajtohem me këtë mendim” Kurse ti e din se është vendim i keq siç është vet ai, por ti bëre dyftyrësi në llogari të vendit të punës, në llogari të pasurisë së përgjithshme, në emër të amanetit. Bëre dyftyrësi në emër të fesë tënde për këshillë, për hir që të mos më hidhërohet drejtori, çka ta quajmë këtë? Sa herë ke shkruar në rrjetet sociale në mes të natës “Namazi i natës” apo “Dhikri i mëngjesit”, “Dhikri i mbrëmjes” që ta kujtosh popullon tënd. A nuk ke frigë dyftyrësinë, a nuk ke frigë rijanë, janë frikësuar ata që kanë qenë më të mirë se ti. Sinqerisht sa e keqe është dyftyrësia, në tubimet fetare shëndrrohen njerëzit në Sharavi, Bin Baz, Uthejmin, Ibn Ashur, Sabuni dhe Elusi Kurse në tubimet e dunjallëkut shëndrrohen në Njuton dhe Anshtajn, kurse ne nuk kemi marrë diturinë as të këtij e as të atij. Por ne jemi popull që e duam muhabetin (bisedën). Sa i keq është personi me dy fytyra! Çdo mëngjes i buzëqeshim fqiut dhe me zë të lartë i themi: ”Si i ke hallet o fqiu im i dashur” E pastaj kur hymë në shtëpi themi: “Një kodër me gurë më mire se ky fqiu”, Çka e quan ti këtë? Ndoshta ai është fqi i keq por ai nuk e din për shkak të buzëqeshjes tënde.. Sa e keqe është dyftyrësia, të pyet drejtori dhe të thërret “Eja, çka po mendon për këtë puntor” këtu në këtë moment ti bëhesh fetar dhe bëhesh prej të ndershmive dhe bëhesh besnik ndaj punës sikur Jusufi (alejhi selam) ndaj pasurisë së tokës. Dhe e njofton drejtorin për gjithë aftësitë e shokut tënd, që e ruan pasurinë e përgjithshme, që e ruan kompaninë dhe nuk lae ndonjë informatë pa e treguar. Por e kam një pyetje, ndëgjo, unë kam një pyetje: A e ke këshilluar shokun tënd përpara? A e ke përkujtuar shokun tënd për amanetin? A e ke këshilluar për Allahun? Dhe ngrënien e pasurisë hallall? Apo je tall me të në kompani dhe e keni nënçmuar kompaninë? Si mund të jesh Melek para drejtorit të punës kurse shejtan me shokun tënd të mjerë! Pse nuk e këshillon, çfarë ta quajmë këtë? Më tregoni..? Nuk dimë asgjë nga fik’hu as akideja a as fe vetëmse pak (një mall të vjetër). Nuk dim asgjë përmendësh prej Kur’anit as Sunnetit vetëmse atë që e kemi mësuar në mekteb përpara. Dhe pastaj ulemi me ndonjë njeri me mjekër e ai flet për këtë dhe atë nga dijetarët kurse ne ia vërtetojmë dhe shpejtojmë ta përcjellim atë që e tha ai sikur të jetë ai personi Kur’an. Dhe argument se ai ishte i besueshëm në thojza “Mjekra e tij”, O Allah u ndryshua peshorja. Pastaj, kur e shohim atë që na ka tërhjek vërejtjen nga ai, e presim krah hapur, a nuk është kjo dyftyrësi?, Sa i keq është nifaku! Të thërret dikush në telefon dy herë, 3 herë, 4 herë, e ti nuk i përgjigjesh, pastaj e sheh, të thotë: ”Të kam thirrur pse nuk u përgjigje”?, Ti thua: “A? nuk e kam parë!“ Pse nuk ke trimëri ti thuash: ”Isha i lodhur, i zënë, harrova të të thërras” pse nuk mundesh të jesh i qartë për atë që e mban në vehte se kjo nuk të pakëson gjë nga jeta. E luftojmë dyftyrësinë hutbet tona në mjetet e informimit dhe gazetat tona bile edhe në jetën tonë të përditshme, por ajo na ka pushtuar zemrat dhe pin nga gjaku dhe ka kapluar mendjet tona. E shajmë përgjegjsin, e akuzojma në besnikërinë e tij dhe e fajsojmë në riskun e vet e kur e shohim larg, shpejtojmë të arrijmë te ai sikur nuk ka pasur armiqsi mes neve dhe atij. Çfarë ta quajmë këtë? E shajmë Dunjanë mëngjes e mbrëmje dhe mbështetemi në të në çdo rast, në shtëpitë tona, në rrobat dhe veturat tona, në çdo gjë. A e shan dhe e don? E shajmë pasurinë dhe themi “Pasuria është flliqësira e Dunjasë” kurse ne mbytemi për të, në të, e tubojmë atë dhe e ruajmë, por ne e shajmë atë, këtë si e quan? Ta kishe urrejtur do të ipje nga pasuria. E shajmë punën, punën e kemi të keqe, punën e kam të rëndë, rrogën e kam të vogël e pastaj kur të largohesh apo të nxjerrin nga puna qanë në netet e gjata, si pra të konsiderojmë fjalët e tua të më hershme? E shajmë universitetin dhe specializimin dhe doktoraturën për shkak se vuajmë nga mësimi dhe mundohemi të arrijmë deri te diploma, dhe lëvizim prej këtu e aty për hirë të notave.. e pastaj kur arrin diplomën dalim sikur nuk ka pasur gjë mes neve dhe asaj nga sharja, nënçmimi etj, këtë si ta quajmë? Vëllezër, dua të prononcoj një sfidë. Nuk shpëtoi asnjëri nga e keqja e dyftyrësisë, bile as feja jonë, as feja jonë nuk shpëtoi nga dyftyrësia e dikujt prej neve. Nuk gjen dikë vetëmse bën dyftyrësi në hesap të fesë së tij pos atë që e ka mëshiruar Zoti yt. Përse zemrat tona në pranim janë sikur zemrat e të dashurve, kurse dukjet tona prej larg janë sikur dukja e ujkut. Pse kur ishim fëmijë ishim më të lumtur, nuk mendonim për pasuri, as inat, as për jetën, as gënjeshtra? E kur u rritëm, devijuam, dhe devijuan mendjet tona, dhe u ngushtuan gjoksat tona, Sikur të kishim mbetur fëmijë! Po vuajmë nga dyftyrësia. E dijmë se muzika është haram dhe e dëgjojmë atë. E dijmë se gënjeshtra është haram, sa herë ke gënjyer sot? E dijmë se gibeti është haram, sa herë ke bërë gibet sot? Çka po ndodh? Janë befasuar zemrat prej nesh sa që për pak të fluturojnë prej gjoksave, Po themi: “Kanë ndryshuar shpirtat tanë” Më dëgjo tani: … ulem me gjyshen time dhe më thotë o Uasim shpirtërat (njerëzit) kanë ndryshuar sot! Une them me veten time: “Si u ndryshuan?” dhe ti oj gjyshja ime nuk i flet motrës tënde qe 10 vite për shkak të një gotë çaji? Si u ndryshuan? Ulem me babain tim dhe më thotë: “Është ngrit bereqeti” dhe thotë: “Më parë blenim me 1 dirhem këtë dhe këtë“ dhe them në vete: “Por, sa e ke pasur rrogën? Si u ngrit bereqeti” Koha është e njëjtë kohë dhe vendi është i njëjti vend, dhe dielli asnjë ditë nuk ka munguar nga toka, dhe ne nuk jemi larguar nga Planeti Tokës. Por, zemrat tona kanë ndryshuar, tani mi trego 5 persona nga familja yte që kanë mosmarrëveshje mes vete… nuk ke nevojë shumë të mendohesh. Do ti gjesh 5 veta shumë lehtë sepse mosmarrëveshja është bërë nga veçoritë e familjeve tona.. Me gjithë dyftyrësinë që jetojmë dhe na shtohen telashet e rënda nga zemrat e ngurta! Ndëgjomë nga një mëkatar që ka pasur aksident dhe e kanë dërguar në spital, ne themi: “Për shkak të gjynaheve të veta e ka“, sikur Allahu na ka lënë që ne ta shkruajmë kaderin (përcaktimin). Ndëgjojmë për dikë që i ka ndodhur fatkeqësi apo e ka humbur positn e vet, ne themi: “E ka merituar ka qenë mashtrues”, kurse ne asnjëheri nuk jemi takuar me të. Ndëgjojmë për ndonjë student që ka ngel, ne themi: “Neglizhent” Por fatëkeqëisht unë personalisht e njoh një të ri që ishte i sëmurë në shkollë të mesme, dhe e futën në spital më shumë se 1 muaj mu në kohë të provimeve dhe nuk kaloi. Dhe thanë: “Për shkak të neglizhencës” kurse ata nuk e dijnë rastin e tij.. Fatëkeqësisht jeta jonë është e vrazhdë. Lindim dhe gjithë gëzohen, pastaj vdesim dhe gjithë mërziten, dhe mes këtyre dy periudhave nuk na ndjejnë që ekzistojmë. Po vuajmë nga dyftyrësia apo dyftyrësia po vuan prej neve.. Na është shtuar dituria e Hadithit duke qenë afër njëri tjetrit, na janë afruar trupat dhe lajmet tona, por zemrat nuk janë afruar. Më parë sëmureshte dikush, nuk e njihnim, nëse e njihnim e vizitonim, e tani pas gjithë kësaj teknologjie të komunikimit. E dij çka han, çka vesh, çka pin, çka bën, sikur të mbikqyri ty, a janë zemrat tona si lajmet tona..? Më parë nuk posedonim veturë as shtëpi, por ne e posedonim gjithë botën. Vetura e fqiut tim ishte vetura ime, shtëpia e fqiut tim ishte shtëpia ime, e tani posedojmë shtëpi dhe veturë por nuk e posedojmë fqiun! Na preokupoi Dunjaja nga njëri-tjetrit, akoma e kujtoj babën tim, kur shkonim diku largë ia jepnim çelsat e shtëpisë fqinjës, “Ruje shtëpinë, ujite kopshtin”, nuk kishim frikë se po hup ari apo pasuria, bile as hajduku, se nëna ime e dinte se fqinja e saj ishte motra e vet. E tani do flas për veten time, personalisht unë tani tek shtëpia ime kam fqinjë por nuk e dij a jeton aty apo shtëpia është e braktisur?! Nuk dij çka ndryshoi dhe vazhdoj të hulumtoj se çfarë ka ndryshuar, zemrat apo kjo është dyftyrësi që ka hyrë në zemër? Kur isha i vogël e kujtoj se isha i ulur me nënën time dhe komshiket e saja krenoheshte nëna ima dhe gratë dhe çdo grua me fëmijun e saj, “E ka mësuar këtë xhuz nga Kur’ani, do ta mbaron këtë xhuz” dhe çdo grua fliste për burrin e vet se çfarë haje dhe pije don, çfarë don dhe çfarë urren. Dhe ato gra ishin që këshillonin njëra-tjetrën, ishte lloj i jetës. Dhe tani trimi i tubimit është Muhennedi (aktor i serialeve) dhe tregu Dhe kuptova se zemra e gruas është gjuha e saj, lajmëron për atë që e preokupon. Çka ndryshoi nuk e dij, dhe vazhdoj të hulumtoj se çfarë ndryshoi, ne ndryshuam apo koha apo dyftyrësia i ka kapluar zemrat?! Përktheu: Margaritarët e Xhennetit
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 06:11:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015