“ZEMRA E NGUROSUR” Ne nje mbreteri afer antarktides jetonte - TopicsExpress



          

“ZEMRA E NGUROSUR” Ne nje mbreteri afer antarktides jetonte nje princ shume i bukur. Ai ishte shume i forte. Mbreteria e tij perbehej nga sherbetor , sherbetore , ushtare , kuaj , etj. Keshtjella ishte prej xhami dhe shkelqente nen rrezet e pakta te diellit. Koha ishte e ftohte dhe cdo dite ne keshtjelle ndizej zjarr ku te ngrohte sadopak me nxehtesine e tij. Ne keshtjelle jetonte si sherbetore dhe nje vajze e bukur , e zgjuar , por e varfer. Ajo e adhuronte princin , por s’kishte guxim t’i thoshte asgje pasi ishte thjeshte nje sherbetore. Nje dite princi doli te shetiste dhe te gjuante ndonje gje. Ai s’ishte si ditet e tjera i gezuar perkundrazi ishte shume i perhumbur. Ai tek po shetiste ne nje lendine te mbuluar nga debora veshtroi nje dre te bukur. Zbriti nga kali i tij i zi dhe shkoi ne drejtim te drerit. U mundua ta vriste po nuk mundi. Duart e tij nuk kishin me fuqi , kembet e lane , fuqia iu shterua. Ai padashur kishte shkelur ne vendin e zanes se debores , ku s’duhet te shkelte askush. Ajo erdhi me karrocen e saj te kristalte sebashku me kuaj te akullt,e mori princin dhe u largua. Bukuria e zanes se akullt ishte mahnitese. Ajo kishte nje fytyre te bardhe , floke te bardhe , fustan te bardhe. Ne te vertete ajo ishte e gjitha prej akulli. Princi nuk e dinte se c’po i ndodhte pasi zemra e tij nuk ishte me e ngrohte. Ajo kishte filluar te ftohej pak nga pak. Zana e akullt e coi princin ne keshtjellen e saj te kristalte prej akulli. E futi brenda dhe e vuri te flinte. Ne keshtjellen e saj gjendej edhe nje ari ku ne zemren e tij ishte pika e dobet e zanes. Ajo i tha qe te kishte kujdes dhe mos ta linte te largohej princin. Ditet kalonin dhe princi s’po behej i gjalle. Te gjithe ishin te shqetesuar per te,vecanerisht shebetorja e bukur. Ajo s’dinte c’te bente ku ta kerkonte dhe vendosi te shkonte tek nje shtrige qe dinte shume gjera. Shtriga parashikoi cdo gje dhe i tha se ku gjendej princi. Ajo i tregoi si te shpetonte nga zana dhe piken e saj te dobet. Sherbetorja e bukur mori kalin e saj te bardhe dhe u nis per tek keshtjella e zanes. Rruges hasi shume pengesa sic ishin liqeni i akullt ku vajza e kaloi me shalen e kalit , dragoi i vogel qe leshonte cifla akulli,ku vajza e vrau me shigjeten e saj te mprehte , syri i akullt ku po ta shihje ngrije,vajza e theu me nje gure. Pas shume pengesave vajza u gjend para keshtjelles madheshtore prej akulli. Ajo kishte shume ftohte por zemren e kishte te forte dhe s’e la ne balte. Ajo u fut brenda dhe u end ne shume dhoma magjepsese prej akulli. Ashtu duke u endur dhe duke fryre duart me frymen e saj te ngrohte u gjend para nje dere te madhe. Ajo e hapi pakez dhe veshtroi ariun qe po bente nje sy gjume , pak me tutje veshtroi dashurine e saj qe ngrinte cdo moment nga te ftohtet. Ajo ia beri me shenje por asgje,pasi zemra e tij ishte ngrurosur si akulli dhe nuk kishte me ngrohtesi. Sherbetorja e bukur mori dhe beri nje zjarr. Ne zjarr hodhi pelerinen e saj dhe u be tym. Ariu ne ate moment u zgjua dhe nisi te ulerinte. Kete gje e degjoi dhe zana. Sherbetorja iu versul me gjithe forcen e saj ariut , dhe ashtu duke luftuar me te ai e gllaberoi. Sherbetorja beri sic i kishte thene shtriga pasi arriti ne zemren e ariut e keputi ate dhe e theu. Prej saj dolen dy zemra te vogla. Ariu nisi te ndihej keq dhe e nxorri jashte sherbetoren. Zana filloi te ndihej keq,keshtjella e saj filloi te shembej. Sherbetorja mori princin dhe u largua. Pasi po udhetonin drejt keshtjelles se princit me karrocen e zanes sherbetorja mori 2 zemrat. Njeren e mbajti per vete ndersa tjetren e vendosi ne doren e princit. Ajo priste te ndodhte ndonje gje por asgje. Princi ishte po i njejti,i gjithi prej akulli. Atehere sherbetorja nisi te qante dhe u mbeshtet ne gjoksin e tij. Lotet e ngrohte qe rridhnin nga faqet e saj binin ne gjoksin e princit dhe i ngrohnin zemren. Pas shume lotesh ai u forcua dhe u gjallerua. Sherbetorja i tregoi gjithe historine dhe u kthyen sebashku ne keshtjelle. Ai i tha se do e merrte per grua dhe se do behej princesha e tij. Ditet kaluan dhe erdhi dasma e shumepritur,ata u martuan dhe dhurata me e bukur per ciftin ishin 2 zemrat qe nga te ngurta ngjyre hiri ishin kthyer ne ngjyre te kuqe gjak. 2 zemrat u vendosen si varese dhe shkelqenin cdo dite duke rrezatuar dashurine e fuqishme te princit per princeshen e tij te zemres. (Nga nje fanse e faqes) "NASTRADINI"
Posted on: Sat, 29 Jun 2013 19:04:53 +0000

Trending Topics




The fisheries sector is a large and thriving industry within the
Despite the large and growing number of humanitarian emergencies,
And so the backlash begins. Unbelievable. ALS is an orphan

Recently Viewed Topics




© 2015