150. Dhe kahdo që të dalësh, ktheje fytyrën tënde kah ana e - TopicsExpress



          

150. Dhe kahdo që të dalësh, ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë (Qabja) dhe kudo që të gjendeni ktheni fytyrat tuaja kah ana e saj, ashtu që njerëzit mos të kenë argument kundër jush, përveç atyre që janë mizorë nga ata (që nga inati nuk pranojnë kurrfarë fakti), por mos ia keni frikën atyre, frikësohuni prej Meje (e bëra këtë) që të gjeni rrugën e drejtë dhe që të plotësojë mirësinë Time ndaj jush. 151. (sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar tu lexojë ajetet Tona, tju pastrojë, e tju mësojë librin dhe traditën, e edhe tju mësojë atë që nuk e dinit. 152. Pra më kujtoni Mua, Unë ju kujtoj juve, Më falënderoni e mos Më mohoni. 153. O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtetë All-llahu është me durimtarët. 154. E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni: Janë të vdekur, Jo, ata janë të gjallë, por ju nuk kuptoni. 155. Ne do tju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, por ti përgëzoji durimtarët. 156. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndëshme thonë: Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm te Ai kthehemi! 157. Të tillët janë ata që kanë bekime prej Zotit të tyre dhe mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit. 158. Safa dhe Merve janë nga shenjat (për adhurim) e All-llahut, e kush e mësyen shtëpinë për haxh (Qaben për haxh), ose për umre (vizitë jashtë kohës së haxhit), nuk është mëkat për te ti vizitojë ato dyja (të ece në ato dy vende). E kush bën ndonjë të mirë nga vullneti (jo obliguese), ska dyshim se All-llahu është shpërblyes i
Posted on: Tue, 05 Nov 2013 18:24:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015