16 Gusht, 2013. Një datë e shënuar për tifozët bardheblu, - TopicsExpress



          

16 Gusht, 2013. Një datë e shënuar për tifozët bardheblu, pasi përkon me 93 vjetorin e themelimit të klubit më të titulluar në Shqipëri. Duhet të ishte një përvjetor festiv, por për mbështetësit e Tiranës është moment I duhur për të protestuar përpara Bashkisë së Kryeqytetit, që është pronare legjitime e klubit, për situatën e rëndë ku ndodhet skuadra që drejtohet nga Nevil Dede. Rreth 150 tifozë bardheblu u mblodhën rreth orës 17:00 para Bashkisë, ku fillimisht shpalosën banderolet dhe më pas brohoritën emrin e Tiranës, sikurse bëjnë gjithmonë në shkallët e stadiumit. Një formë paqësore e protestës në zemër të kryeqytetit, para institucionit që I ka harruar të gjitha premtimet për ndërtimin e një klubi vizionar. Pas miqësores me Vllazninë, Nevil Dede e pranoi se Tirana ka prekur fundit, pasi e ka të vështirë të bëjë 11 futbollistë për t’i hedhur në fushë, ndërsa Bashkia nuk vjen asnjë sinjal për zgjidhjen e situatës. Përtej zërave për afrimin e sponsorëve apo të njerëzve të ndryshëm të biznezit që mund të jenë të interesuar për blerjen e aksioneve të Tiranës, realiteti mbetet I hidhur. Me organikën aktuale të 24-herë kampionëve të Shqipërisë pretendimet për sezonin që nis në fund të gushtit janë minimale, madje si kurrë më parë, për mbijetesë.
Posted on: Sat, 17 Aug 2013 09:17:04 +0000

Trending Topics



an intern at the Sherriffs Office here in Darlington, SC. Ive
Amazing 30 Note Light Wood Tone Cut Corner Musical Jewelry Box
This year has been a year of highs and lows when we lost my
#TWNews THE WANTED APRESENTARÁ O TEEN CHOICE AWARDS 2013 "A The
Happy Birthday to Eric Martin of Mr. Big born this day in 1960.
Delta State Police Command Parade Vigilante Boss

Recently Viewed Topics




© 2015