1949-17 GUSHT-2013 64-VJETORI I MASAKRËS NË QAFË-VALMIR, - TopicsExpress



          

1949-17 GUSHT-2013 64-VJETORI I MASAKRËS NË QAFË-VALMIR, MIRDITË Sot do të sjellë në kujtesë me rastin e 64 vjetorit Masakrën e Qafë-Valmirit në Mirditë e cila tronditi mbarë pupullin e kësaj krahine dhe mbarë Shqipërinë të cilën Regjimi Komunist ekzekutoi 14 përsona, 4 i vari në litarë dhe 10 të tjerë i pushkatoi. Për këtë ngjarje tragjike do të përfshij rrëfimin e Nikoll Melyshit i cili i ka qënë bashkëpunëtorë me Lidhjen Kombëtre të Maleve për rrëzimin e Komunizmit në Shqipërif dhe këto i ka rrëfyer para se të vdiste nga SH.B.A, ndonëse është Ati i Pal Melyshit që ishte inflirtuar me Sigurimin e Shtetit për ligujdimin fizik të Anëtarëve të Lidhjes Kombëtare të Maleve e donëse nuk ka përmendur emrat si atë të Mëhill Doçit të Sabri Godos apo ndonjë tjetri, unë do ta paraqes në mënyrën origjinale të tij se si e ka rrëfyer këtë ngjarje tragjike. RREFIMI I NIKOLL MELYSHIT: Si u vra Bardhok Biba Në natën e 6 gushtit 1949 u mblodhën bashke 53 luftëtarë, në pikën e caktueme, “Shqopa e Munegjës-Mirditë”. Në datën 7 gusht 1949, në orët e mëngjesit, nënkomandanti krahinor i Mirditës merr një lajm: Bardhok Biba atë ditë do të kalonte prej katundit Simon për në Shen Pal-Mirditë! Informata e lajmëtarit qe ekzakte. Bardhoku kishte qenë me mbajt një konferencë në Kaçinar, prej andej udhëtonte me 30 policë roje për Simon, Peshqesh, Shen Pal. Nënkomandanti i Mirditës, që u ndodh në Shqopen e Munegjës, menjëherë mori një vendim dhe pa humbur kohë dërgoi organin e Shpagimit, me i vu pritat në përrue të Valmirit. Organi i Shpagimit zbatoi urdhrin: Vrau Bardhokun dhe pranë kufomës i la letër-vendimin me firmën e kryetarit të nënkomitetit krahinor të Mirditës. Bardhoku u vra në orën dy të pasdites së 7 gushtit 1949 dhe ky grup me 53 veta, mbasi bëri këtë aksion, u nis fill për në Jugosllavi. Më datën 17 gusht 1949 kalojnë kufirin pa dam dhe hyjnë në Jugosllavi. Bashke me Bardhokun u plagosën dhe dy policë vendas, që mobilizonin popullin si punëtorë për me i dërgue me punë të detyrueshme. Mbas datës 17 gusht 1949, në krahinën tonë tue përfshi Mirditë, Këthellë, Kurbi dhe Lezhë, si çeta qëndresa mbetën të pakta. Në Kthellë qëndroshin vetëm Preng Dod Gjini dhe Gjin Kros Buna me dy grupe luftëtarësh. Në Mirditë Llesh Marka Tuci dhe Llesh Kolziu me dy grupe luftatarësh. Në Kurbin Ndue Lalaj me vllaznit dhe Bardhok Nderu me dy grupe luftëarësh. Në Lezhë, Gjok Dod Përbrunga me një grup luftëtarësh. Kush ishte Bardhok Biba Bardhok Biba rrjedh prej një fisi të largët të kapidanëve të Mirditës. Pati fillu shkollën e mesme në gjimnazin e Shkodrës dhe më vonë me ndërmjetësinë e kapedan Gjon Marka Gjonit është pranue në shkollën teknike të Tiranës. Pikërisht aty u filtrue për herë të parë me doktrinën komuniste. Në moshën 28 vjeçare u lidh mirë me komunistët e Tiranës dhe u bë komunist i betum. Kur u pushtua Shqipëria nga fashizmi, qarkullonte nëpër katunde tue u përpjek me propagandue idetë komuniste në popull. Kjo punë padyshim që ra në sytë e autoriteteve vendore. Ato e kijshin në dorë me e kap e me e zhdukë nga jeta, por prap e kanë lënë se asht fis i kapedanit. Kështu Bardhok Biba përfitoi prej rasteve dhe e vazhdoi punën e vet si komunist. Kur Mehmet Shehu hyni në zonë me partizanët e tij, ju thotë këtyne në formë ceremoniale se Bardhoku është kushëriu i kapedanit të Mirditës. Kur hyni komunizmi në Mirditë, Bardhoku u paraqit si njeri më i madh i asaj krahine. Në fakt ai ka aptur disa cilësi të veçanta: Në popull gjithnjë paraqitej gjakftohtë, tregohej i urtë, i ambël në bisedë dhe shumë i sigurt për çka thoshte. Ishte i squt dhe miklus deh punët i bënte të mbulime. Bardhoku kryesonte nënprefekturën e Shën Palit të Mirditës dhe kishte fuqi ushtarake të shumta në dispozicion, të cilat ja kishte dhënë vet Mehmet Shehu për ekzekutimin e urdhrave të tij.Ai u bë deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qëndror të Partisë... Operacioni për hakmarrjen Qeveria komuniste e Tiranës tue marr si shkak hakmarrjen e Bardhok Bibës, dërgoi reparte të forta ushtarake për me bë një operacion me stil të gjërë në Mirditë, vetëm e vetëm për me ba hata në atë popull kreshnik. Në operacion mori pjesë Divizioni i Parë që ishte në qëndër (fushim) në Qafë Shtamë dhe që komandohej nga kolonel Rido Cako nga Korça si dhe Brigada Speciale që ishte vendosur në Mirditë e cila komandohej nga majori L. Bolena. Në krye të operacioni ishte vet Mehmet Shehu bashkë me ministrin e Brendshëm Kadri Hazbiu. Në operacion kanë marrë pjesë dy kolonela sovjetik: Sakolovaski dhe Faloskini. Ngjarjet e zeza të atyre ditëve janë këto: Kanë arrestu në masë popullin e Mirditës e të Kthellës, më tepër se 500 burra, kanë internua gra e fëmijë nëpër kampet e përqëdnrimit në Tepelenë e Lushnjë më tepër se 300 familje. Katërqind burra i kanë nis për në burgjet terrore të Shkodrës. 100 të tjerë janë dënu me burgime të gjata. Më 18 gusht janë ekzekutu në vendin ku u vra Bardhok Biba, pa i gjyku aspak 14 persona të pafajshëm: Llesh Melyshi, Nikoll Bardhok Bajraktari, Bardhok Dod Lleshaj, Gjergj Keq Beleshi, Dod Marka Biba nga Kthella. Ded Preng Gjomarkaj, Nikoll Llesh Nikolli, Preng Shkurti, Gjin Kaçi, Ndoc Gjet Palaj, Frrok Mata, Marka Ndrec Marku, Ded Paloka dhe Zef Vila nga Mirdita. Prej këtyre katër janë vjerr në konop po në vendin ku asht vra Bardhok Biba dhe po aty 10 të tjerë janë pushkatu të lidhun me konop. Si i pushkatun me urdhër të Mehmet Shehut i hodhën të gjithë në një gropë, kur ende ishin gjysëm gjallë e pa u dalë shpirti. Në ekzekutimin e këtyne kanë mbledh popullin, burra e gra, më tepër se 2000 vetë nga Kthella e Mirdita dhe para tyne ka mbajt një fjalim Mehmet Shehu dhe është betu në varrin e Bardhok Bibës se pa i mbush 101 të pushkatum për hakmarrje ndaj Bardhok Bibës nuk ka me e lëshu Mirditën dhe Kthellën. Sigurisht që Mehemt Shehu kishte me e çu katastrofën deri në fund, por ato ditë jugu i Shqipërisë u trondit nga provokacionet greke dhe me këtë rast u shkul nga pozicionet e veta në Mirditë Divizioni i Parë bashkë me Mehmet Shehun dhe shkuan në kufirin me Greqinë në jug të vendit...
Posted on: Sat, 17 Aug 2013 11:42:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015