AT NIKOLLA MARKU ;JANULLATOS ESHTE AGIMI I ARTE I - TopicsExpress



          

AT NIKOLLA MARKU ;JANULLATOS ESHTE AGIMI I ARTE I GREQISE Ngjarjet e fundit te ndodhura ne Greqi me partine naziste, Agimi Arte, te lene te kuptosh se shteti dhe demokracia greke jane ne standarte njerzore dhe kunder cdo marrezie politike. Shpresoja se ajo qe ndodhi me kete parti, me baze dhe filozofi dhunen dhe dallimet rraciale, do te shtrihej deri dhe ne vendin tone Shqiperi, sepse ata kane partnere strategjike ne Shqiperi si per shembull, Vangjel Dulen, Stavri Markon, Panajot Barken, Bollanon e deri tek ati shpirteror i tyre Anastas Janullatos. Agjentet e Vorie- epirit, luajn ne Shqiperi si ne nje ballo me maska, tjeter thone dhe ndryshe veprojne, te embel nga jashte, e te hidhur nga brenda. Duke degjuar per lajmet e fundit per partine anti shqiptare dhe anti njerzore te Agimit Arte, si per, arme dhe ushtare paramilitare te gatshem per veprime te dhunshme, per njerez te brendshem ne polici , ushtri e gjetke, me shkon mendja tek mospregatitja jone ndaj cdo veprimi ne dem te Shqiperise. Cfar thoshte Kristo Papas i Agimit Arte, eshte e njejte me ate cka folen Stavri Marko dhe Panajot Barka ne emisioni Opinion te tv. Klan. Edhe qendrimet e Janullatosit per kishen ne Permet dhe ne repliken bajate kunder pr. Dr. Kristo Frashrit, eshte po e njejta gjuhe. Skam pike dyshimi se Panajot Barka, Stavri Marko, Vangjel Dule dhe Janullatos, jane zgjatime te Agimit Arte ne Shqiperi. Thjeshte shteti shqiptar, duhet te veproje njesoj si shteti grek kunder Agimit Arte ne Greqi. Stavri Marko, ky anti shqiptar i deklaruar dhe ne emisioni Opinion, ne menyren me arrogante duke na treguar se kur jemi bere te pavarur dhe shtet ne Shqiptaret, meritonte braktisjen e atij emisioni ne shenje proteste, nga ata qe mendoj se jane shqiptare. Sigurisht, kulmi arrin deri aty sa te deklaroje se baza e kishes ortodokse Shqiptare jane minoritaret dhe jo shqiptaret. Stavrin nuk e pengon kush te beje ndonje kishe private per veten e tije dhe miqte e Agimit Arte por, mendoje mire ti zoti Stavro dhe Panajoti reagimin shqiptar per veprimet e juaja dhe fyerjet ndaj kombit Shqiptar, komb qe te pranon dhe ty dhe te tjere ne gjirin e tije. Stavri, mos u ngerthesh, dhe mos nxirr nga goja ligesi, sepse cfar arme perdor, ajo do te kthehet kunder. Panajot Barka, ky elokuent dhe avokat i Janullatosit, por dhe i Agimit Arte, na deklaron se ne shqiptaret nuk integrohemi ne Europe me mendesi te vjetra apo histori te kaluara, si ajo e kishes ortodokse kombetare Shqiptare! Cfar njeriu je zoti Barka, qe kerkon te mohosh historine e paster dhe te ndershme te kishes ortodokse kombetare Shqiptare?!. Ti zoti Barka, kerkon qe te harrojme Fan Nolin, Visarjon Xhuvanin, Kristofor Kisin?! Ne shqiptaret tolerojme, por nuk harrojme, keshtu do te ndodhe dhe me ju. Mos e mendo apsolutisht ti Panajot dhe anti shqiptari Stavri Marko, se ne do te harrojme urrejtjen tuaj ndaj kombit Shqiptar, si dhe percarjen qe kerkoni te mbillni midis feve. Ja ku po ju them se, cdo tendece per te prishur harmonine fetare, do ti jape funde dhe ekzistences tuaj politiko-ekomomike ne menyren me ekzemplare, sepse, Shqiperine do ta harroni njehere e mire dhe se Vorio- epiri juaj ndodhet vetem ne polin e veriut, apo Antarkdide. Ju keshilloj qe te mos provokoni zemerimin shqiptar, sepse, pastaj dhe Zoti nuk do tju meshiroje, per arsye se, perdoret teologjine, dokmat kanonike jo per paqe dhe harmoni ,por, per shovinizem ne dem te nje populli tejet paqsor dhe bujar sic jane kombi shqiptar. Si u fronezua Janullatos, kete e dine te gjithe shqiptaret, si me pamje filmike, ashtu dhe me deklarime te drejta te besimtareve ortodokse. Thone, se, njeriu kur arrine moshe madhore te lakmushme, ka raste qe fillon dhe vuan nga deliri dhe endrrat e femijerise. Madje i duket vetja larkqofte, si apostojt e Krishtit, kur i thone qe nuk mbush mire dhe se po lajthit, ai behet me agresiv dhe grindavec, keshtu po ndodh dhe me doktorin e shkencave Anastas Janullatos, shkenca dhe tituj qe nuk i hyjne ne pune shqiptareve, sepse ato tituj, mund ti keshe marre nga Pons Pilati, idioti qe kryqezoi Zotin tone Jezus Krishtin. Per kujtese te bashkombesve te mi, po rikujtoj dhe njehere deklarimin e akademikut Ylli Popa ne emisioni Opinion, : eshte takuar me Janullatosin “rastesisht”, dhe i ka kerkuar te ndihmoje per ngritjen e kishes ortodokse Shqiptare. Ylli Popa, per seriozitet dhe te vertete, duhet te prononcohet perseri, sepse Janullatos, deklaron se e moren ne telefon per nje pune te rendesishme, madje nga Izraeli, nje shtet qe ky Janullatos erdhi me avion te posacem. Me lind pyetja e drejte ,:kush genjen nga keta te dy? Ne repliken me profesor zotin Kristo Frashri, Janullatos perpiqet te sperdridhet si gjarper kur rendit statutet e kishes nder vite, krahasuar me kushtetutat e Shqiperise dhe me tutje, duke permendur dhe Patriarkanen Ekumenike te Stambollit. Janullatos, ti dhe ata qe te mesojne per shkrimet genjejne, Ju i shmangeni te vertetes reale. Statuti i kishes miratohet njehere dhe eshte i pejetshem, ky statut, pecakton qarte dhe prere se; Kryepeshkopi, zgjidhet prej gjaku, gjuhe, dhe kombesie shqiptare, statut i njohur nga Patriarkana Ekumenike e Stambollit me vendimin TOMAS. Janullatos perpiqet te fshihet pas ndryshimeve ne kushtetutat e Shqiperise nder vite, qenies se Shqiperise ne diktature, veprimeve ateiste te partise komuniste Shqiptare etj etj. Nga cili Sinod i shenjte i ortodoksise Shqiptare u zgjodh Janullatos, apo u fronezua sic do ai? Nga “Sinodi” qe krijoi vete me agjente te asfalise greke, duke justifikikuar se ne Shqiperi nuk kishte shqiptare te pergatitur!? Ky argument i dha te drejte per ta mbushur “Sinodin” me antare te partise Agimi Arte, apo simpatizante?! Kujt ja shet keto drejtuesi fetar i shovinizmit grek dhe i Agimit Arte? Ne shqiptareve? Ky shtetas shovinist grek, merr guximin e nje te lajthituri, pse jo dhe me amnezi, te quaj nje profesor te nderuar ortodoks si Kristo Frasheri, shpifes dhe genjeshtar! Eshte nje popull i tere qe profesorin e njeh si pasuri kombetare, per shkak te punes tije te palodhur ne dobi te kombit. Askush nuk kerkon nga kisha ortodokse pavarur kombetare Shqiptare te ndryshoje statute sa here qe ka ndryshime ne kushtetuten e vendit. Ketu spekullon Janullatos me bashkpuntoret e tije te siper permendur, kjo eshte genjeshter dhe ky veprim eshte i paligjshem. Po ta sqaroj dhe njeher se, marveshja qe ke ti Janullatos me qeverine e Shqiperise eshte nul, sepse je i paligjshem ne krye te nje kishe jashtzakonisht serioze, sic eshte kisha ortodokse Shqiptare. Se shpejti do te kerkojme pavlefshmerine e marveshjes me qeverine dhe pse ajo eshte bere ligj ne parlament, ne menyren me te peshtire nen presion e qeverise Greke se ose bej keshtu, ose ne nuk ju mbeshtesim ne Europe. Sa turp per Greqine, nje vend qe mashtrohet nga nje palo prift nene presionin se, o bej sic themi ne, ose ne jemi kunder jush, ti Janullaotos je komandanti i ketyre urdhrave te felliqur dhe qindra vjet te vjeter. Shpejte do te gjykohesh nga organizma nderkombetare dhe nga drejtesia shqiptare por, dhe ajo e gjygjit te Hages si percares i kishes ortodokse Shqiptare, destabilizues i harmonise fetare, tjetersim i besimit ortodoks ne ate te besimit Vori-oepir dhe shovinizem Grek. Ne kurrizin dhe ndergjegjen tende te shprishur, qendrojne te gjitha ngjarjet ne dem te kombit Shqiptar, ngjarje si, varrezat e Kelcyres, cvarrimet e te pareve tane, ngjarja ne Permet, liturgjia greke, ndarja midis minoritareve dhe shqiptareve etj etj. Janullatos deklaron se, ne fronezimin e tije, pati proteste kunder atije, proteste e organizuar nga dy deputete te nje feje tjeter, kjo do te thote se fete e tjera nderhyjne ne kishen ortodokse Shqiptare! Ky deklarim, eshte kulmi i tentatives per te prishur harmonine fetare ne Shqiperi. Kush je ti Janullatos, qe percakton se kush i perkete fese ortodokse dhe kushe eshte ne fe tjeter apo ateist?! Po te jeshe me ty Janullatos je ortodoks shqiptar?! Po pse, kur linde ti Janullatos lindi ortodoksia ne Shqiperi?! Sakrilegji me i madh qe beni ju Janullatos eshte, kur na afron nje thenie te Apostullit Pal te perdorur ne nje rast te veshtire, si dhe per ti shpetuar romakeve duke thene pikerisht ky Apostulli Pal se, une jam romak. Le ta zberthejme kete pershtatje te Janullatosit, sipas thenies se Apostullit Pal. Sipas Janullatosit, lejohet ndonje dredhi, per te arritur qellimin. Kurre Apostulli pal nuk eshte nenshtruar dredhise, kjo eshte ne menyre apsolute dhe kanonike jo e vertete. Ju betohem nen bibel dhe shpirtin gjakun dhe shenjterine time per kete. Dredhija e Janullatosit, konsiston se dhe ky njeri i thjeshte, e krahason veten me Apostullin Pal, per te thene se dhe ky eshte shqiptar ashtu sic tha the Apostulli qe eshte romak, per te shpetuar nga nje moment i veshtire. Besoj se kuptohet sa spekulluese eshte perdorimi i deklarimit te Apostullit Pal ne ngjashmeri me Shqiperine. Ky eshte sakrilegj, spekullim dhe turp i madh per cdo besimtar kristjan dhe ortodoks. Apostulli Pal, se bashku me nje nga shkruesit e Ungjillit i perndritshmi Luka, kane kaluar neper Iliri duke perhapur krishterimin dhe fjalen e Jezusit, kjo ngjarje na mjafton per te mos qene te varur nga askush, pervec Jezusit dhe perendise ose Atit tone Perendise se Universit. Kjo qe them sa me siper, duhet te mjaftoje per te percaktuar se Janullatos nuk eshte as besimtar dhe jo me teper ortodoks, e me teje dhe ne krye te kishes ortodokse Shqiptare. Janullatos eshte nje spekullant dhe ne dokmat e fese sepse, puna e vetme e tije eshte shovinizmi dhe ndarja e Shqiperise. Ai nuk eshte me agjenti i qeverise ne ilegalitet te Vorio- eprit ku merr pjese dhe Spiro Ksera por, eshte shefi i anti shqiptarizmit dhe bekues i Vorio-epirit dhe partise ogur zeze Agimi Arte. Me te drejte i kerkoj kishes ortodokse Greke, por dhe Patriarkanes qe, individin Janullatos, ta terheqe nga Shqiperia per shkak te zullumeve qe ben ne vendin tone, duke shkelur statut kishe, histori te Shqiperise, cenim te sovranitetit dhe harmonise fetare. Deri tani, Janullatos ka bere sic ka deshur ne organizma nderkombetare, per te perbaltur Shqiperine e brishte, per ti prishur pune ne axhenden e saje te integrimit, duke deklaruar shpifje dhe genjeshtra per cenim te besimeit ortodoks ne Shqiperi dhe fantazi te tjera, si nuk e kupton pseudo hiresi, ose me mire fyhreri (Hitleri) i Agimit Arte ne Greqi se cdo gje qe pergatit ti, si rasti i Permetit me autobuze dhe njerez te blere, eshte nje shemtire, qe shume shpejte dhe eurodeputetin grek, qe flet kunder Shqiperise ne parlamentin e Europes, shume shpejte do ta shohin me percmim. Ckujton ti Janullatos se, ne Keshillin Europes apo parlamentin e saje, do ta hane vazhdimisht sapunin per djath, jo zoti ngatrrestar.Jo. Ne Europe, do ta marrin vesh te verteten e punes tende ne Shqiperi zoti Janullatos. Ekzistenca juaj Janullatos, do te shndrrohet ne nje hije te zeze. Janullatos, ti dhe Barka, Dule, Marko, Ksera dhe disa prifterinje greke ne “Sinodin” e shenjte, qe ke ngritur ti me emrimet e tua, se shpejti do te merrni mesimin e duhur nga demokracia perendimore dhe drejt per se drejti nga ajo europiane. Helikopteret e udhetimeve, parate e juaja si rryshfete, nuk do te pine me uje te “bekuar”, sepse bekimi yt me uje eshte kunder atdheeut tim dhe kombit tim, per kete ju siguroj te gjitheve. Cirruni sa te doni, por une, nuk spekulloj, se bashku me milionat e shqiptareve, se po luaj me patriotizmin e vendit tim, ne jemi thjeshte ne sherbim te tradites tone mijra vjecare, qe eshte e ndritur, e paqme dhe bujare, sic na meson vete feja jone dhe dokma e perjetshme e bibles dhe zotit tone Jezu Krisht se bashku me Atin e shenjte ne perjetesi. Personalisht une, por dhe stafi qe me mbeshtet, staf ortodoksesh, intelektuale, njerez te thjeshte qe pranojne te pagezohen me buken dhe veren e Jezu Krishtit, do te takohemi me Patriarkanen ekumenike, pse jo dhe me disa kisha te tjera, per te fshire bojen tende prej shenjtori mashtrues, qe te dale ne drite ligesia qe mbart kunder kombit Shqiptar. AT NIKOLLA MARKU
Posted on: Sat, 26 Oct 2013 11:46:28 +0000

Trending Topics



left:0px; min-height:30px;"> Hear O Israel The Lord Our God Is One!,SHALOM AND BLESSINGS

Recently Viewed Topics




© 2015