Agjërimi operacion pa bisturi Kërkimet mjekësore kanë - TopicsExpress



          

Agjërimi operacion pa bisturi Kërkimet mjekësore kanë vërtetuar se lloji më i mirë i mjekimit është pikërisht Agjërimi. Pra, e meriton të quhet operacion pa bisturi dhe kjo për faktin e dobive të shumta që kemi prej agjërimit. Ai nuk ka asnjë efekt anësor ndaj dhe është mjekim i suksesshëm. Hyrja Agjërimi është njohur që në lashtësi nga shumica e popujve të botës dhe gjithmonë ka qenë mënyra natyrale për shërimin e shumë sëmundjeve. Ne sot mund të shohim se ç’ kanë shkruar filozofët grekë prej mijëra vjetësh rreth dobive të agjërimit nga dorëshkrimet e lashta që gjenden nëpër muzetë e botës. Shohim mjekë që në lashtësi të cilët këshillojnë agjërimin siç ishte Sokrati, Platoni dhe Aristoteli. Ata vërtetojnë se agjërimi është mënyra natyrale e shërimit nga sëmundjet.[1] Nga këtu manifestohet mrekullia e Kuranit kur na njofton se ka qenë e obligueshme edhe në popujt para Islamit. Zoti thotë: “O ju që keni besuar jeni urdhëruar me agjërim siç ishin urdhëruar ata që ishin para jush në mënyrë që të bëheni të devotshëm”. Bekare / 183. I Lartësuari i urdhëron robërit e Tij veçse në mirësi dhe në interes të tyre. Le të shohim se ç’thotë shkenca bashkëkohore mbi dobitë e agjërimit për të kuptuar se Kurani i parapriu mjekët bashkëkohor me detyrimin e agjërimit për myslimanët. Këta mjekë tashmë ftojnë për këtë agjërim pasi panë rezultatet imresionuese që jep kjo armë e çuditshme për njeriun në sëmundje të ndryshme. Aq sa sot gjejmë faqe interneti qw rekomandojnë për agjërim, siç është p.sh. fasting Ilaçi për shumë sëmundje gjendet brenda secilit prej nesh. Të gjithë doktorët sot vërtetojnë se agjërimi është nevojë jetike për çdo person edhe nëse duket mirë. Toksinat që grumbullohen gjatë jetës së njeriut nuk mund të zhduken veçse me agjërim, ndalim të ngrënies dhe pirjes. Njëri prej doktorëve shprehet: “Në trupin e çdonjërit prej nesh gjatë jetës hyjnë nëpërmjet ujit që pimë më shumë se 200 kg metale dhe lëndë toksike.[2] Secili prej nesh merr nga ajri që thith disa kilogram lëndë toksike dhe ndotëse si oksidet e karbonit, plumbit apo squfurit. Mendo pak sesa lëndë konsumon njeriu prej të cilave trupi nuk ti absorbon apo nuk përfiton prej tyre. Kjo është barrë e rëndë që e bën njeriun të ndihet i dobët dhe konfuz në mendime. Në anën tjetër këto toksina kanë ndikim negativ në trupin e njeriut. Pikërisht kjo është arsyeja themelore që doktorët nuk e shikojnë në shumë nga sëmundjet kronike, por cila është zgjidhja? Si zgjidhje ideale për të zhdukur këtë material të asimiluar në qelizat e trupit është përdorimi i armës së agjërimit e cila mirëmban dhe pastron këto qeliza në mënyrë efektive. Lloji më i mirë i agjërimit është ai i rregullt. Kur ne agjërojmë një muaj në vit për hir të Zotit, ndjekim një rregull mekanik të mirë për zhdukjen e llojeve të ndryshme të toksinave në trupin tonë. Të numërojmë disa dobi të agjërimit që janë zbuluar tani por që injorohen nga shumica. Agjërimi është arma më e fortë ndaj çrregullimeve mendore Nga gjërat më të çuditshme që më tërhoqi vëmendjen në agjërim ishte fuqia e tij për të shëruar çrregullimet e forta mendore si skizofrenia. Agjërimi përbën për trurin dhe qelizat e tij pushim të plotë dhe në të njëjtën kohë pastron qelizat toksike nga trupi. Kjo reflektohet pozitivisht me stabilitetin psikologjik të agjëruesit. Dr. Yuri Nikolayev drejtori i njësisë së Agjërimit në institutin psikologjik të Moskës shëroi më shumë se 7000 të sëmurë mendorë me anë të agjërimit. Arriti deri aty sa këto të sëmurë agjëruan pasi kishin dështuar me ilaçe të tjera. U pa se shumica e rezultateve ishin të shkëlqyera dhe të suksesshme. Agjërimi cilësohet si ilaç i suksesshëm për shumicën e sëmundjeve kronike mendore siç janë: skizofrenia, depresioni, ankthi dhe frustrimi.[3] Edhe njëra nga revistat mjekësore Japoneze[4] konfirmoi në një studim të sajin se agjërimi përmirëson fuqitë tona në eliminimin e stresit dhe vështirësive të jetës. Agjërimi ndikon në shtimin e fuqisë mbi frustrimet e shpeshta. Ai përmirëson gjumin dhe qetëson sistemin nervor. Arma kundër mbipeshës Sapo njeriu fillon agjërimin qelizat e dobëta, të sëmura apo të rrezikshme të trupit të tij fillojnë të jenë ushqim për trupin sipas rregullit: “I dobëti është kavie (ushqim) për më të fortin”. Kështu trupi fillon tretjen automatike të lëndëve të tepërta. Pra, trupi fillon djegien e toksinave helmuese dhe indeve te dëmtuara. Shkencëtarët theksojnë se ky operacion është i shkallës më të lartë gjatë agjërimit të plotë, ndalimit nga ngrënia dhe pirja, apo thënë ndryshe gjatë agjërimit Islam. Mendo pak për madhështinë e agjërimit që Zoti obligoi për ne, për dobitë e tij të shumta në trupin tonë. Më shumë se 60% e rinisë amerikanë janë mbi peshë. Këto i kushtuan buxhetit të shtetit 117 bilion $ në vitin 2002. Si rezultat i kësaj vdekjet shkuan në 300 mijë në vit për shkak të mbipeshës. Obeziteti është shkaktari kryesor për sëmundjen e sheqerit, sëmundjet e zemrës, artritit, problemet e frymëmarrjes si dhe sëmundjet mendore. Pra, të gjitha këto shkaktohen nga obeziteti.[5] Prandaj nuk është çudi që agjërimi është arma e suksesshme kundër mbipeshës dhe sëmundjeve që shkakton ajo. Nëse ata do të ndiqnin ritin e agjërimit Islam sa vuajtje do të kursenin në trup dhe në pasuri. Agjërimi a i redukton epshet? Prodhimi i hormoneve seksuale është pothuajse inekzistent gjatë agjërimit. Për këtë profeti i nderuar Muhamedi a.s. ka thënë: “Le të agjërojë se agjërimi është mbrojtje (Uixhae)”. Mbrojtja është të shtrëngosh dëshirat e tua.[6] Në këtë fjalë ka fakte shkencore për pakësimin e epsheve të agjëruesit për shkak të rënies së hormonit seksual deri në shkallën minimale. Nëse perëndimi e merr agjërimin Islam sa do të pakësoheshin sëmundjet, si Sida dhe sa e sa do të pakësohej çrregullimi mendor nga i cili vuajnë shumica e tyre. Agjërimi të zgjat jetën Agjërimi zgjat jetën. Provat kanë vërtetuar se praktika e agjërimit tek kafshët dyfishon jetën për një periudhë kohore.[7] Kështu gjejmë qindra libra të cilët flasin mbi këtë temë dhe që janë shkruar nga jo mysliman. Shumica e tyre theksojnë lidhjen mes agjërimit dhe jetëgjatësisë. Gjithashtu shumica e dijetarëve thonë se agjërimi është mënyra më e mirë për të ruajtur një trup të shëndetshëm. Pastrimi i vazhdueshëm i qelizave me zbatimin e agjërimit çon në zgjatjen e jetës së këtyre qelizave. Si rezultat kjo sjell vonimin e plakjes për atë që është i rregullt në agjërim. Derisa nevoja e trupit për proteina bie gjatë agjërimit deri në 5%. Kjo është ajo që i sjell fuqinë dhe rehatinë qelizave edhe pse agjërimi është mënyra për të përtërirë qelizat e trupit në mënyrë të rregullt dhe të kontrolluar. Agjërimi për ti dhënë më shumë fuqi trupit Më shumë se 10% e energjisë trupore shpenzohet gjatë konsumit të ushqimit dhe pijeve. Kjo sasi energjie rritet me shtimin e sasisë së ushqimit. Gjatë agjërimit ne sigurisht që e kursejmë këtë energji dhe njeriu ndjehet më i qëndrueshëm dhe më i durueshëm. Ndërkohë që këto energji shkojnë për zhdukjen e yndyrave. Shkencëtarët theksojnë se energjia tek agjëruesit rritet deri në kufijtë maksimal. Agjërimi është i dobishëm edhe për vartësit e drogës dhe duhanit Agjërimi ka dhënë rezultate të shkëlqyera për përdoruesit e duhanit dhe drogës duke ulur vartësinë e tyre ndaj këtyre drogërave. I Madhëruar është Zoti Krijuesi i botërave derisa edhe njerëzve që gabojnë ua ka bërë të dobishëm agjërimin. A ka mëshirë më të madhe mbi njerëzit se ajo e Zotit?! Gjithashtu agjërimi ndihmon në lënien e duhanit. Ai punon në trupin e njeriut si armë e fshehtë, i cili nuk shihet por redukton lëndët toksike si karotina. Por në të njëjtën kohë pastron gjakun dhe kjo bën që dëshira për duhan të ulet me shpejtësi drastike. Agjërimi shëron gjithashtu edhe dhimbjen e kockave E çuditshme është se agjërimi ndihmon edhe në dhimbjet e shpinës, të shtyllës kurrizore dhe të qafës. Studimet norvegjeze kanë sqaruar se agjërimi është shërues i suksesshëm për artritin[8] me kusht që agjërimi të vazhdojë deri nw 4 javë. Pra, llogarit sa e afërt është me agjërimin Islam i cili është një muaj i plotë. Sëmundjet gastrite shërohen 100% Sa njerëz vuajnë nga koliti kronik dhe marrin shumë ilaçe pa asnjë rezultat. Pastaj provojnë agjërimin dhe gjejnë përmirësim të shpejtë të gjendjes së tyre. Kështu sëmundjet kronike të aparatit tretës mund të gjejnë në agjërim zgjidhje të plotë. Gjithashtu edhe sëmundjet e kolonës dhe kapsllëkut kronik. Po ashtu gjejmë studiues të cilët pohojnë se 85% e sëmundjeve vijnë nga shtylla kurrizore e papastër dhe nga gjaku i ndotur.[9] Lista e gjatë e sëmundjeve që shëron agjërimi Studimet e fundit përmbledhin dhjetëra mijëra sëmundje të cilat u kryen në vende jo Islame. Atje u pa se agjërimi ndihmon në mënyrë efektive në shërimin e disa sëmundjeve nga të cilat përmendim: 1. Tensionin e lartë të gjakut e shëron në mënyrë të dukshme. 2. Të sëmurët me diabet nuk dëmtohen nga agjërimi, por ai i ndihmon në shërim. 3. Agjërimi është mënyra e duhur për të shëruar astmën dhe sëmundjet e rrugëve aspiratore. 4. Sëmundjet e zëmrës dhe arteriosklerozën. 5. Sëmundjet e mëlçisë të çfarëdo lloji qofshin. Agjërimi është provuar se ka fuqi t’i shërojë ato pa efekte anësore. 6. Sëmundjet e lëkurës, veçanërisht alergjitë dhe ekzemat kronike. 7. Parandalon formimin e gurëve në veshka. 8. Shëron sëmundjet e këqija si Kanceri. 9. Gjithashtu agjërimi quhet arma fillestare në mjekësinë parandaluese. Mrekullia profetike Profeti i nderuar Muhamedi a.s. thotë: “Agjërimi është mburojë (parandalim)”. Çdo të thotë pikërisht mburojë? Në fjalor gjejmë se kuptimi i fjalës Mburojë është: Armë e cila e mbron njeriun. Agjërimi është armë të cilën nuk e shikojmë por ai vazhdon punën e tij në fshehtësi. Ai shkatërron qelizat e plakjes, qelizat e vdekura dhe në të njëjtën kohë sulmon toksinat e depozituara duke i nxjerrë jashtë trupit. A nuk është përshkrimi i profetit i imtësishëm për agjërimin nga ana shkencore dhe mjekësore?! Ti merr ilaçe vite me radhë ndër kohë që Zoti të jep ty agjërimin e disa ditëve dhe e gjitha kjo pa efekte anësore. Kështu pra agjërimi forcon sistemin imunitar. Agjërimi është armë në kuptimin e plotë të saj. Kjo armë na mbron nga sulmet viroze dhe sigurisht që na mbron nga sëmundjet e ndryshme. A nuk ka të drejtë profeti a.s. kur e quan agjërimin ‘mburojë’, armë me të cilën mbrohemi. A nuk është kjo një mrekulli profetike e rëndësishme? Nga mirësitë e Zotit ndaj nesh është pikërisht se muajin më të mirë ka bërë atë të Ramazanit dhe pikërisht këtë muaj ka zbritur në të librin më të mirë që gjendet në faqe të dheut, Kuranin e nderuar. Allahu thotë: “(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në tw (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.” Bekare /185. Si shprehen doktorët jomysliman për agjërimin? Doktori më i njohur që mjekon me agjërim shprehet kështu[10]: “ Më pak kilogram, lëkurë të pastër, heqja gjithnjë e më shumë e toksinave, përtëritje e indeve, rënie e dhimbjeve dhe inflamacioneve, shtim përqendrimi, qetësim, kursim kohe dhe ushqimi. Ndoshta dobia më e madhe është ajo se ti po luan një rol kryesor në përmirësimin e shëndetit tënd.” Gjithë këtë përkufizim Kurani e shpreh me gjuhën koncize dhe elokuente ku thotë: “Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju”. Bekare/184. Si përfundim agjerimi Islam është më i sigurt Specialistët theksojnë se agjërimi i vazhdueshëm për një kohë të gjatë është i rrezikshëm dhe ka efekte anësore. Por gjithashtu në të njëjtën kohë thonë se agjërimi i shkurtër dhe i vazhdueshëm (pra agjërimi Islam nga lindja deri në perëndim të diellit) është gjithmonë i sigurt dhe i dobishëm deri dhe për sëmundjet e mëlçisë dhe sheqerit.[11] Agjërimi që praktikojnë në perëndim është i mangët pasi i lejon në një kohë të marrin lëngje apo ushqim të caktuar gjatë tij. Për këtë arsye agjëruesi nuk mund të pastrohet në mënyrë të plotë, por ato e dinë se agjërimi i plotë është operacion shembullor për të pastruar trupin nga toksina e ndryshme. Kështu që dallimi i agjërimit Islam është se vihet në dispozicion të besimtarit dhe është lehtësim. Ai nuk sjell asnjë dëm për njeriun. Ndërsa agjërimi tjetër është mohim i cili është i vështirë dhe nuk bëhet vetëm se me rekomandimin e mjekut. Kështu humbet edhe ana shpirtërore e tij që është nga faktorët më të fortë për të kryer me sukses agjërimin dhe për të arritur qëllimin e tij. E si jo kur ne agjërojmë një muaj ku fillimi i tij është mëshirë dhe mesi i tij falje e ndërsa fundi shpëtim prej ferrit?! Agjërimin besimtarët e presin me shumë dëshirë dhe me padurim. Ata i shikon të agjërojnë e të hanë bashkë si të jenë një familje e madhe dhe e vetme. Pikërisht kjo është ajo çka nuk është në agjërimin mjekësor - ngase ti agjëron por ata rreth teje jo - kjo reflekton keq për stabilitetin emocional të agjëruesit. Ne me të vërtetë agjërojmë për Allahun dhe fitojmë shpërblimin e kësaj bote dhe të botës tjetër, po ashtu fitojmë edhe kënaqësinë e Zotit të lartësuar. Gjithashtu i përgjigjemi urdhrit të profetit a.s. dhe këto janë ato që e bëjnë agjërimin Islam më të suksesshëm dhe më të dobishëm. Përderisa Allahu e ka bërë agjërimin veçanërisht për Të dhe shpërblen vetë për këtë rit. Ka specifikuar një derë nga 8 dyert e xhenetit ku në të do të hyjnë vetëm agjëruesit. A do ti përgjigjemi thirrjes së të Lartit dhe të Drejtit ku thotë: “E nëse agjëroni është më mirë për ju nëse e kuptoni”. Bekare/184. [1] Shiko artikullin shkencor mbi agjërimin në linkun: althealth.co.uk/services/info/misc/fasting1.php [2] Shiko artikujt rreth ujit që pimë se sa [farë lëndësh toksike ka ne këtë link: juicersaustralia.au [3] Shiko rezultat e mrekullueshme të shërimit me anë të agjërimit: ëëë.fasting/solution.html [4] Ndikimet e agjërimit në revistën Japoneze: The Sapporo Medical Journal, 1986; 55(2): 125-136 [5] ëëë.fasting/index.html [6] Shikoni kuptimin e fjalës Euexhe në fjalor [7] Agjërimi të shton jetën sipas referencave: Masoro, E.J., Shimokaëa, I., Yu, B.P., Retardation of the Aging Process In Rats by Food Restriction, Annals of the Neë York Academy of Science, 1990; pp. 337-52; Goodrick, C.L., Ingram, D.K., Reynolds, M.A., Freeman, J.R., Cider, N.L., Effects of Intermittent Feeding Upon Groëth, Activity, and Lifespan In Rats Alloëed Voluntary Exercise, Experimental Aging Research, 1983; 9: 1477-94. [8] ëëë.vanderbilt.edu/AnS/psychology/health_psychology/fast.htm [9] ëëë.hps-online/nsectionfast.htm [10] Dr. Salloum, T. Fasting - Patient Guidelines Textbook of Natural Medicine, Bastyr University, Seattle ËA. 1987. [11] ëëë.healthy.net/scr/article.asp
Posted on: Sat, 06 Jul 2013 19:31:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015